Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ç’do të thotë të interpretosh keq rezultatin e humbjes së PD-së

5 vjet ago
in Editorial - Opinione
Nuk shkon Çe Guevara në Shqipëri, Albin…

Shpëtim Nazarko

Ne kemi përmirësim me 30 për qind në Njësinë 10”, tha sot Tabaku dhe Basha. “Jemi rritur me 1,200 vota dhe PS ka humbur 200 vota”. Natyrisht, tha të vërtetën. Por, çfarë harroi? Në kurriz të kujt i fitoi këto vota? Po të kthente sytë nga aleati, me të cilin do të bashkëqeveriste, pra, LSI, do të kuptonte, pse nuk është mirë të fliste për Njësinë 10. Ajo që ka ndodhur është shumë e thjeshtë. Dhuratat e bëra nga PD te LSI, nga vitet 2011 deri në 2017, filloi t’i rimerrte. Por, a i ka marrë të gjitha? Duket se jo dhe rritja e PD-së është bërë në kurriz të LSI-së.

Është e qartë nga çfarë shihet deri tani, se ky arsyetim vlen për thuajse kudo ku është numëruar.

Në shkrimin e para disa ditëve, theksoja se votat e PD-së plus LSI-së, ndryshe nga 2009-ta, janë afërsisht sa të PS-së. Por dhe po të ishin më shumë se të sajat, prapë fitorja është larg, për shkak të sistemit zgjedhor. Në 2009-ën, PS plus LSI ishin gati më shumë se 90 mijë vota mbi PD dhe prapë, nëse do të bënin aleancë me njëra-tjetrën, bënin 70 mandate, po kaq sa kishte PD e vetme.

Natyrisht që Basha, duhet kuptuar se me deklaratën e tij, u jep zemër numëruesve për të ruajtur votën deri në fund, po kjo s’ka lidhje me realitetin apo analizën reale.

Në të njëjtin arsyetim të gabuar të Bashës ishin dhe sondazhet e të gjitha krahëve. Nëse PD plus LSI nuk do të merrnin shumë më tepër se PS votë popullore, nuk fitonin dot.

Në një arsyetim të gabuar, ranë dhe exitpolet. Po këto, mendoj, për një arsye tjetër. Duket se, ashtu si dhe sondazhet, nuk kanë shkuar në fshat, ku banon ende gjysma e popullsisë. Dhe aty, pikërisht, PS duket se krijoi dhe diferencën edhe në votë popullore. Dhe në fshat nuk munguan vetëm sondazhet apo exitpolet, por edhe Basha.

Mjafton të shikosh Tiranën e Erion Velisë, ku në shumë zona rezultatet për PS-në shkojnë nga 55-65 për qind në favor të PS-së për të kuptuar fshatin. Ky realitet i fshatit tregon se, megjithëse dje kishte votim më të madh se në 2017-ën, çka në kuptimin klasik do të ishte favor për opozitën, sepse rritet fryma kundër qeverisë, nuk u përkthye në favor të faktorit opozitë. Këtë të vërtetë të thjeshtë nuk e kupton as Basha, as sondazhet, as exitpolet, por kam idenë edhe një pjesë e analistëve të studiove.Në një analizë të një karakteri tjetër, mund të kuptosh thjesht pse analizat e pafundme janë pa bukë. Që PD të fitonte, duhet patjetër të përqendrohej në aksin Tiranë-Durrës-Elbasan, apo ndryshe Shqipërinë e Mesme. Kjo bëhet detyrim nëse mendon që Jugu fitohet tradicionalisht, nga PS dhe Veriu nga PD. Po nëse shumica janë në Jug, si banorë dhe deputetë, e vetmja mënyrë është të kërkosh fitoren në Shqipërinë e Mesme. Rezultatet e deritanishme në Durrës, Elbasan edhe nëse Tirana do të dilte barazim, tregojnë pse duket e pamundur fitorja e PD-së. Kjo, edhe nëse vërtetohet teza e Bashës se në 40 për qind të kutive, deri para pak, mund të jenë numëruar votat e qeverisë.

Për ta mbyllur: Moskthimi i plotë i dhuratave, dhënë dikur LSI-së, në shtëpinë e PDsë, ka krijuar idenë e rritjes së PD-së, çfarë është iluzion. Mosinteresimi i plotë në Shqipërinë e Mesme, pra, zonat Tiranë-DurrësElbasan është faktori i dytë i humbjes së PDsë. Mosvajtja në fshat ka thelluar humbjen, në mënyrë përfundimtare. /panorama.al/

Tags: NazarkoPDZgjedhjet

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
Next Post
Mashtronin duke kërkuar 25 mijë euro për një person të sëmurë, 2 në pranga

Njoftimi i Policisë për tre vëzhguesit që u zunë dje te shkolla '1 maji'

“Të miratojmë amendimet e marrëveshjes”, Gjiknuri thërret nesër mbledhje të Këshillit Politik

Damian Gjiknuri: Shpresoj që presidenti të mbajë fjalën e tij dhe të dorëhiqet

”Mbyllja këtij”/ Tom Doshi sherr me Rakipllarin në emision (Video)

Tom Doshi i kërkon falje Rakipllarit: Nuk kam asgjë me Rakipllarin







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA
Bota

Zelensky: Raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë mund të mbahet në SHBA

by mirseda
22:51 | 05/02/2026
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se raundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes me Rusinë...

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

‘Babi e dëboi mamin prej shtëpisë’/ DJ Gimbo i rrëfen Selinit për ndarjen e prindërve të tij

21:53 | 05/02/2026
Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

Përkeqësim i motit në Durrës, reshje intensive nga e premtja. SHMU bën thirrje për masa

21:47 | 05/02/2026
Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

Leonora Jakupi përballet me një incident serioz, hajdutët i futen në banesë

21:40 | 05/02/2026
Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

Selin flet për raportin me DJ Gimbon: Kur jam më të, jetoj!

21:34 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com