Ish-kreministri Berisha ishte i pari ai që njoftoi për vetëdorëzimin e Klement Balilit, ose i ashtëquajtur “Eskobari i Ballkanit”. Ai bën përgjegjës vetëm kryeministrin Rama, si personi që ka urdhëruar që të ndodhë ky akt prej Balilit.
Berisha ka shpërndarë në Facebook momentet e “arrestimit” të Klement Balilit nga policia. Pjesë e montazhit është një fragment i një filmi humoristik shqiptarë, por Berisha në vend të të birit që dërgon të atin në burg ka vendosur portretin e Edi Ramës, dhe në vend të të atit ka vendosur Balilin.