Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Cana: Strakosha krenaria e shqiptarëve, Lazio të bëj kthesën në derbi

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Cana: Strakosha krenaria e shqiptarëve, Lazio të bëj kthesën në derbi

Lorik Cana është rikthyer të flasë për dy ekipet që i ka në zemër, Marseille dhe Lazion. Rrugëtimi në Europë ishte i ndryshëm për dy ekipet ku ish-kapiteni i kombëtares shqiptare ka shkruar historinë. Ekipi francez bëri një hap të madh pasi përmbysi rezultatin e ndeshjes së parë me gjermanë e Laipzig, ndërsa Lazio u eliminua në mënyrë të pabesueshme nga modestët e Salzburgut.

Skualifikimi i Lazios:

“Natyrisht, humbja e së enjtes ka të ngjarë të peshojë. Mundësia për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Europës nuk ndodh gjithmonë për Lazio. Kemi shkuar afër gjysmëfinales edhe pesë vjet më parë, me një kundërshtar, nëse jo të njëjtin nivel me Salzburg, pak më lart. Nëse nuk do të kishte qenë ai arbitër… Gjithashtu, na mungonin shumë lojtarë themelorë, si Klose. Por, tani ndodhi që kundërshtari të ishte inferior, se ndeshja e parë ishte fituar, por pastaj nuk u kualifikuam. Dhe ky është një zhgënjim i madh. Kam luajtur tri çerekfinale, dy me Marsejën, por gjithmonë jam eliminuar. Ende i kujtoj ato momente. Është një keqardhje”.

“Unë i kam parë të dyja ndeshjet, më pak Lazion. Ju e dini se jam rritur në klubin francez dhe ndiej dashuri të madhe për ta. E kam uruar klubin marsejez për kualifikimin, sepse më ka bërë të përjetoj atmosferën e të luajturit me Sise, Niang, Riberi Unë, gjithashtu, pashë Lazion dhe nuk besoja, sidomos pas 1-0, që do të eliminohej. Në fund, megjithatë, austriakët kanë dhënë diçka më shumë në drejtim të dëshirës dhe urisë për të triumfuar”.

Lazio ka para një ndeshje të rëndësishme, derbin me Romën:

“Është një ndeshje unike. Lazio është në një pozicion të mirë në renditje, është ndër protagonistët e ligës italiane, një nga skuadrat më të bukura, të paktën këtë edicion. Nuk e kuptoj pse tani duhet të mungojë diçka në drejtim të entuziazmit dhe motivimit, për ta përgatitur derbin. Natyrisht, humbja në Europë është një barrë, por duhet përqendrim në funksion të sigurimit të një vendi në katër të parët e Seria A. Lazio ka treguar se mund të jetë atje. Dallimin, përfundimisht, do ta bëjnë ata që duan më shumë të shkojnë në Europë dhe të mbeten të përqendruar në objektiv. Lazio mund ta bëjë këtë, edhe nëse Roma vjen nga një moment më i mirë. Thjesht, mendoni për të gjithë punën e bërë deri më tani. Dhe, pastaj, nuk ka motivacionin më të madh: stadiumi “Olimpico” do të jetë i plotë, me shumë tifozë të Lazios”.

Shpërthimi i Immobiles:

“Nuk e prisja këtë performancë të tij, të jem i sinqertë. Pak do të kishin vënë bast për këto numra të pabesueshëm të tij. Kjo është merita e Ciro, e mjedisit, e lojtarëve dhe e klubit, të cilët shkuan për të marrë atë dhe e kthyen në gjendjen më të mirë. Kam luajtur kundër Immobile, tani nuk është absolutisht i njëjti lojtar. Ai është një pasuri e madhe për Lazion. Ne vetëm duhet të dëshirojmë që të jetë mirë deri në fund të sezonit”.

Gardiani Strakosha:

“Ai ka një rritje të madhe, sidomos nga këndvështrimi i përvojës. Thomas është një djalë i ri, por në këtë moshë mbron si titullar portën e Lazios. Veç kësaj, është edhe një nga lojtarët më të rëndësishëm në ligë. Shpresoj të mos ketë ndonjë rënie në afat të gjatë. Por, falë besimi që Inzaghi i ka dhënë, Strakosha i ka dëshmuar Lazios se ka një xhevahir në duart e saj. Ne jemi shqiptarë, me fat dhe krenarë që kemi dy portierë të pabesueshëm në ekipin tonë kombëtar, si Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha. Kjo, në kombëtaren tonë nuk kishte ndodhur kurrë. Sipas mendimit tim, Lazio ka një nga dy portierët më të fortë të Seria A. Dhe Thomas është vetëm 23 vjeç. Natyrisht, të enjten mund të kishte bërë më shumë, por nuk mendoj se potenciali i tij duhet të vihet në diskutim”.

Tags: CanaderbikrenariakthesënlazioshqiptarëveStrakosha

TË LIDHURA

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

23:09 | 31/05/2025
PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!
Sport

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të
Sport

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025
Next Post
Merr fund “makthi”, Tirana siguron Superioren

Merr fund “makthi”, Tirana siguron Superioren

F1/Ferrari “skuq” Shangain, Vettel: Jemi në gjysmë të punës

F1/Ferrari “skuq” Shangain, Vettel: Jemi në gjysmë të punës

“Biznesi i dha grusht turinjve Ramës; neni 11 rrëzon mashtrimet e kryeministrit”

Berisha: Shkodranët ia ngrinë vizitën Edi Ramës

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com