Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Buzëqeshja e politikanit brutal/ Mrekullia e shërimit me ilaçet ruse dhe lidhja me Vuçiçin

8 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Buzëqeshja e politikanit brutal/ Mrekullia e shërimit me ilaçet ruse dhe lidhja me Vuçiçin

“Haga nuk më intereson. E kam mbyllur atë kapitull”, këtë thotë Vojisllav Sheshel sa herë pyetet. Por a do të buzëqeshë ai butë si në televizione kur të jepet vendimi për të ditën e mërkurë (11.04) ?

Që kreu i partisë radikale serbe, SRS, Vojisllav Sheshel nuk ka ndonjë dëshirë të udhëtojë në Hagë, kjo nuk habit askënd, sepse nga viti 2003 deri në vitin 2014 ai kaloi atje më shumë se një dekadë si i akuzuar i Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavinë. Një ndër akuzat: Krime kundër njerëzimit. Gjatë ditëve të pashkëve ortodokse ai ka qenë prezent në disa studio televizive. Ajo që të bie në sy: ish-nacionalisti i tërbuar ka kohë që ka ulur tonin. Në emisione me karakter dëfrimi në shoqërinë e yjeve të muzikës popullore apo sportistëve ai të duket si një njeri i mërzitshëm i kohës së shkuar. Po plaket nacionalisti?
 Një nxitës urrejtjeje pa armiq

Aspak. Vetëm se atij i mungojnë armiq të palëkundur. Presidenti që qeveris në mënyrë autoritare, Aleksandar Vuçiq ka qenë pjella politike e Sheshelit. Ai ia ktheu kurrizin babait shpirtëror në vitin 2008 dhe themeloi Partinë e Përparimtare Serbe që qeveris sot. Nga viti 2014 kur  u lirua nga burgu holandez për shkak të sëmundjes së kancerit, Sheshel ia doli falë ilaçeve ruse të bëjë publik mrekullinë e shërimit, të djegë një flamur kroat, të kërcënojë shqiptarët në Kosovë me përdorimin e armëve, si edhe të kthejë në parlament partinë e tij.

Sheshelji në Hagë

Por njeriun e fortë të Serbisë, presidentin Vuçiq ai nuk e sulmoi asnjëherë frontalisht, as në fazën më të ndezur të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 apo ato presidenciale 2017. Politikanët e opozitës, kolegë të opozitës përkudrazi ishin në shënjestër të sulmeve verbale e brutale shesheliane. Opozita në Serbi është e dobët, Vuçiq i fortë, Shesheli i urtë. Nga këndvështrimi i Vuçiqit një gjendje idilike.

Por kjo mund të ndryshojë shpejt, nëse gjykatësit në Hagë e pranojnë propozimin e aktakuzës dhe e shfuqizojnë lirimin e tij në instancë të parë në fund të marsit 2016. Dënimi i Sheshelit përmbante 28 vit heqje lirie. Alternativë tjetër është përsëritja e procesit gjyqësor.

Vlera të lëkundura sondazhesh

Në të dyja rastet, Beogradi zyrtar duhet të dorëzonte Sheshelin. Por ai vetë e ka bërë të qartë, në Hagë nuk kthehet më vullnetarisht. Pamje të arrestimit dhe ekstradimit të Sheshelit kanë brenda lëndë shpërthyese politike për presidentin Vuçiq. Ai i ndjek me kujdes vlerat e sondazheve dhe kontrollon me dorë të padukshme çdo lajm që lidhet me të si tek mediat bulevardeske ashtu edhe ato kryesore. Vuçiq nuk do të humbasë votuesit tradicionalë, shumica fansa të Sheshelit. Në rast të tillë presidenti serb do të përballet me fajësime si vrasja e babait apo tradhtar.

Kjo është edhe arsyeja pse Vuçiq megjithë retorikën proeruopiane nuk i ka ekstraduar dy ushtarë partie të Sheshelit, megjithëse ata nga viti 2015 kërkohen për shkak të kërcënimit të dëshmitarëve nga Gjykata Ndërkombëtarë për ish-Jugosllavinë. Nuk mund të përfytyrohet që figurat anësore të mbrohen dhe të dorëzohet protagonisti kryesor.

Tomislav Nikoliç me foton e Shesheljit, pas tij presidenti i sotëm serb, Vuçiç. Pamje nga kongresi i partisë në vitin 2004

Dështimi i drejtësisë

Shumë vëzhgues e shohin vendimin për lirimin e Vojislav Sheshelit nga viti 2016 si fundin absurd të një procesi të çuditshëm. Edhe sikur ai të dënohej tani me 17 vjet, më shumë se dy të tretat e dënimit ai i ka kaluar pas hekurave. Kështu ai mund të aplikojë për lirimin e parakohshëm. Dënimet e shkurtuara i ngjasojnë një dënimi-alibi, sepse ato do të ishin një pohim jo drejtpërdrejt i lirimit. Ndërsa dënimet më të larta e sidomos fillimi i një procesi të ri do ishin një sfidë e vërtetë politike për Beogradin. Kjo nuk do të thotë patjetër që ai duhet të shkojë në Hagë. Çmimi politik për mosdorëzimin duhet të jetë shumë më i lartë për Beogradin, se ndjenjat e përziera në rast të ekstradimit. A nuk është presidenti serb, një ndër stabilizuesit e krizës së refugjatëve përgjatë itinierarit të Ballkanit? Atë nuk e hedhin në krahët e Putinit pa nevojë.

Sido që të jetë vendimi për Sheshelin – për viktimat e urrejtjes që predikon ai prej dekadash ky vendim nuk sjell kushedi ç’shpagim. Sepse shumë e gjatë dhe kontradiktore ka qenë zbardhja juridike e katastrofës  jugosllave.

DW

Tags: “lidhja”brutalBuzëqeshjailacetmrekulliapolitikanitruseshërimitvucicin

TË LIDHURA

Çmontohet banda që shpërndante kokainë dhe kanabis në shkolla në Greqi, 12 të arrestuar
Rajoni

Çmontohet banda që shpërndante kokainë dhe kanabis në shkolla në Greqi, 12 të arrestuar

16:13 | 20/12/2025
Dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, kapet në Serbi 24-vjeçari shqiptar. Pritet ekstradimi
Rajoni

Dhunoi rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, kapet në Serbi 24-vjeçari shqiptar. Pritet ekstradimi

11:02 | 17/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet aksi Kakavijë–Janinë
Rajoni

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet aksi Kakavijë–Janinë

09:01 | 17/12/2025
Next Post
Rusia kërcënon SHBA-në, shmangni veprimet ushtarake

Rusia kërcënon SHBA-në, shmangni veprimet ushtarake

Agjenda e rrezikshme islamike e Erdoganit: Si po e fut në kthetra Kosovën

Agjenda e rrezikshme islamike e Erdoganit: Si po e fut në kthetra Kosovën

VIDEO/ “Është i biri i saj!”, vajtimi rrëqethës i nënës së Marjon Majollarit kur mësoi për vrasjen e të birit

VIDEO/ “Është i biri i saj!”, vajtimi rrëqethës i nënës së Marjon Majollarit kur mësoi për vrasjen e të birit







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com