Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Buxheti i shtetit në Gjermani. Kush paguan?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Buxheti i shtetit në Gjermani. Kush paguan?

Në dy vitet e fundit Gjermania ka bërë 545 miliardë euro borxh. Por lufta në Ukrainë do të jetë edhe më e shtrenjtë për Gjermaninë.

Bundestagu së shpejti do të marrë postë nga qeveria federale me projektbuxhetin për vitin 2022, i cili ka kohë që është vjetëruar në pikat kyçe. Drafti parashikon 99.7 miliardë euro borxh të ri. Një supozim joreal, këtë e di edhe Ministria Federale e Financave. Aty nuk përfshihen as sa e lartë do të jetë kostoja që do të sjellë për Gjermaninë pushtimi i Rusisë mbi Ukrainën e kostoja e efekteve financiare të rritjes së çmimeve të energjisë dhe kostot si pasojë e sanksioneve kundër Rusisë. Shifrat përfshijnë kostot për ndihmën humanitare në Ukrainë, por jo shpenzimet që priten për refugjatët që ikin nga Ukraina dhe vijnë në Gjermani.

Do të parashtrohet së pari një “buxhet bazë”, të cilin kabineti federal pritet ta miratojë të mërkurën, 16.03.2022, dhe më pas ta fusë në rrugën parlamentare. Ai parashikon shpenzime prej 457.6 miliardë euro.

Ndërkohë që Bundestagu merret me këtë buxhet bazë, i cili pritet të vlejë deri në fund të qershorit, Ministria e Financave ka kohë për të llogaritur kostot e mëtejshme dhe për të hartuar e dorëzuar të ashtuquajturin buxhet suplementar. Partitë opozitare CDU/CSU presin që huamarrja mund të arrijë në fund deri në 150 miliardë euro.

100 miliardë shtesë për ushtrinë

Buxheti kryesor nuk përfshin 100 miliardët euro që ka premtuar kancelari Olaf Scholz për të përmirësuar Bundeswehr-in gjatë viteve të ardhshme.Qeveria federale ka vendosur shprehimisht krijimin e një fondi të posaçëm për këtë qëllim. Kjo do të thotë se paratë do të mblidhen me kredi, por fondi special nuk është pjesë e buxhetit vjetor dhe nuk e rëndon kuotën e borxhit.

Një pasiguri e madhe në të ashtuquajturin buxhet bazë ka të bëjë me llogaritjen e të ardhurave, e cila varet nga zhvillimi i ekonomisë. Ministria e Financave ka përdorur parashikime ekonomike nga janari, pra nga koha para luftës. Vlerësimi i taksave është edhe më i vjetër, ai daton nga nëntori 2021. Fatkeqësisht, shifrat më të fundit nuk janë ende të disponueshme, thuhet shkurt.

Harresa financiare

Përse paraqet Ministri Federal i Financave një buxhet që nuk pasqyron kostot reale? Christian Lindner është nën presion. Për shkak të ndryshimit të qeverisë në vitin 2021, nuk u miratua asnjë buxhet për vitin e ardhshëm. Që nga 1 janari, ministritë, autoritetet dhe të gjitha institucionet që varen nga buxheti federal kanë punuar me buxhet provizor. Pra, ata nuk dinë se sa duhet të shpenzojnë.

Kur Lindner mori në dorë Ministrinë e Financave në fillim të dhjetorit, ai gjeti një draft buxhet nga paraardhësi i tij, kancelari aktual Olaf Scholz, i cili ishte shkruar përpara se të shpërthente vala e omikronit. Aty ishin paraparë 100 miliardë euro borxh të ri për vitin 2022.

Një limit kredie që Lindner, i cili është gjithashtu kreu i partisë FDP, donte ta ruante. Kur liberalët ishin ende në opozitë, ata kërkonin me forcë që shteti të kishte më pak borxhe. Por kjo ndoshta nuk do të ndodhë qysh në vitin 2022. Sidomos furnizimi me energji po bëhet më i shtrenjtë. Çmimet e gazit dhe naftës për ngrohje vazhdojnë të rriten dhe një litër benzinë ​​dhe naftë tani kushton mbi dy euro në pikat e karburantit.

Zbritje për karburantin?

Një subvencion për ngrohjen për shtresat në nevojë është përfshirë në projektbuxhet dhe 1.5 miliardë janë planifikuar për rezervat e gazit. Por nëse çmimet vazhdojnë të rriten, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme. Politikani i FDP Lindner gjithashtu dëshiron të lehtësojë drejtuesit e automobilëve dhe propozon një zbritje të përkohshme për karburantin prej dhjetë cent për litër.

Në koalicionin qeverisës të SPD, të Gjelbërve dhe FDP, propozimi nuk gjen mbështetje. Ministri Federal i Gjelbër i Ekonomisë bën thirrje për “masa efikasiteti” dhe “stimuj” për të reduktuar konsumin në përgjithësi dhe propozon një kufizim shpejtësie.

2023 pa borxh të ri

Mund të ketë gjithashtu diskutime edhe për temën e frenimit të borxhit. Nga viti 2023, Christian Lindner dhe FDP-ja e tij duan të shpenzojnë vetëm aq sa merr shteti. Christian Lindner thekson se kjo nuk është një “kërkesë apo dëshirë politike” nga ana e tij. “Ky është realiteti. Frenimi i borxhit është në kushtetutë dhe unë nuk shoh se do të kishte një shumicë amenduese kushtetuese në Bundestag dhe Bundesrat për ta zbutur atë.”

Ligji Themelor lejon vetëm një përjashtim nga frenimi i borxhit në raste urgjente. “Të gjithë duam të shpresojmë se do të na kursehet një emergjencë si ajo që mbizotëroi gjatë pandemisë së koronës”, thotë Lindner, i cili po planifikon vetëm borxhe prej 7.5 miliardë eurosh për vitin 2023 – kjo është pikërisht shuma që lejon kushtetuta. Sipas ministrisë, për t’ia dalë mbanë me këtë, të gjitha shpenzimet duhet të vihen në provë dhe të prioritizohen rreptësisht.

Çfarë tjetër mund të përballojë qeveria?

Në planifikimin paraprak financiar për vitet në vijim, disa projekte të rënë dakord në marrëveshjen e koalicionit, si futja e ndihmës prindërore, e ndihmës bazë për sigurinë e fëmijëve dhe për përkujdesjen, nuk figurojnë. Sipas Ministrisë së Financave, nuk mund të futesh lehtësisht në borxhe për lloj-lloj projektesh. A i shohin gjërat në mënyrë të ngjashme edhe partnerët e koalicionit nga partitë e tjera?

Në SPD tashmë ka shumë zëra. Krahu i majtë kërkon pezullimin e frenimit të borxhit në 2023 dhe rritjen e taksave për të pasurit. Por FDP e refuzon rreptësisht këtë. I vetmi lëshim i bërë nga ministri i Financave ka të bëjë me shlyerjen e borxhit të akumuluar në pandeminë e koronës. Në vend që të fillonte në vitin 2026, data mund të shtyhet deri në vitin 2028 dhe më pas të zgjatet mbi 30 vjet. /DW

Tags: GjermaniaUkrainë

TË LIDHURA

Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe
Bota

Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

21:08 | 17/10/2025
Ukrainasit përgatiten për tjetër dimër të ashpër
Bota

Ukrainasit përgatiten për tjetër dimër të ashpër

21:04 | 17/10/2025
Zelensky ofron dronë për Tomahawk; Trump paralajmëron përshkallëzim
Bota

Zelensky ofron dronë për Tomahawk; Trump paralajmëron përshkallëzim

20:17 | 17/10/2025
Next Post
Zyrtari amerikan: Sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore po dërgohen në Ukrainë

Zyrtari amerikan: Sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore po dërgohen në Ukrainë

Interneti nga rrjetet celulare, rritje me 57% në tremujorin IV 2021

Interneti nga rrjetet celulare, rritje me 57% në tremujorin IV 2021

Zelensky ashpërson tonet, thirrje SHBA-së për të ndëshkuar Rusinë

Zelensky ashpërson tonet, thirrje SHBA-së për të ndëshkuar Rusinë







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”
Politikë

Florjan Binaj: “Shiu zbulon të vërtetën, shihni trafikun në Tiranë”

by mirseda
22:04 | 17/10/2025
0

TIRANË- Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj e ka nisur fushatën elektorale me një...

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

Ilir Meta nga protesta: “Një komb, një qëndrim — Liri për çlirimtarët e UÇK-së”

22:02 | 17/10/2025
Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

Kriza në raportin me Lelën, Leo e thyen heshtjen

21:38 | 17/10/2025
Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

Bie zjarr në katin e parë të një hoteli në zonën e “Don Boskos”

21:35 | 17/10/2025
Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

21:08 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com