Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Busti ra, por djallëzorja mbeti!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Busti ra, por djallëzorja mbeti!

Nga: Agim Baçi

Pa dyshim që ndikimi më negativ i asaj të shkuare në pesëdhjetë vite diktature djallëzore ka qenë të kuptuarit e lirisë dhe të pranuarit të “tjetrit” si individ – dy institucione që ai sistem i kishte asgjësuar, pasi njeriu i asaj kohe ishte thjesht një numër, një matrikull shifror dhe për të përgjigjej vetëm sekretari i partisë dhe “këshilli popullor”. Këta të fundit kujdeseshin për shkatërrimin e çdo vetie njerëzore përmes “njeriut të ri”, një njeri që u rrit pa besim në Zot dhe pa konceptin e pronës dhe të së drejtës.

Në fakt, ligësia dhe mediokriteti që mbolli ajo kohë vijoi të mbante në këmbë një gjeneratë të re të keqkuptuar me lirinë. Madje, në këto tridhjetë e sa vite shumë nga ata që u rritën “nën frymën e partisë” vijuan të kujtojnë jo pak herë, me mallëngjim, shkollat dhe artet e asaj kohe, edhe pse thuajse gjithçka që u zhvillua në atë sistem iahte me qëllimin e vetëm që, përmes tyre, të mbillej fara e njeriut pa format, pa koncepte të lirisë, pa raport me pronën, e sidomos pa raport me Besimin në Zot. Domethënë, një lloj majmuni, që vetëm imiton e bindet, por që vetë nuk mendon.

Shumica e atyre që njiheshin apo u emëruan si elitë deri në vitin 1990 nga ai rregjim, pra që kishin shumicën e titujve shkencorë dhe drejtimin e jetës kulturore, natyrisht që nuk mund të shndërroheshin dot brenda natës në njerëz që mund të admironin lirinë e aq më shumë që ta praktikonin e përhapnin atë. Kush e kujton 20 Shkurtin e 31 viteve më parë, do të kuptojë se, pavarësisht shumë ngjarjeve që kishin ndodhur në disa vende, sidomos në Rumani, sërish ishte shumë frikë. Kjo për faktin se nostalgjikët – ata të cilët sistemi i kish formatuar në modelin vrastar- ishin gati të bënin krimet që u kërkoheshin në emër të mbrojtjes së sistemit duke mos dashur e besuar se ai po rrëzohej.

Ne kemi dëshmitë e botuara, që në kufi janë kryer vrasje makabre edhe pasi kishin ndodhur ngjarjet e hyrjes në ambasada më 2 Korrik 1990 apo Lëvizja e Studentëve në Dhjetor ’90. Pra kanë ndodhur krime edhe kur ishte më se e qartë se nuk do kish kthim pas në atë sistem. Ashtu siç kemi edhe dëshminë e botuar nga ish kreu i Institutit të Studimeve për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa, i cili publikoi një letër të Marsit ’91, plot mllef e urrjetje, të ish Ministrit të fundit të Brendshëm të diktaturës çnjerëzore, Gramoz Ruçit, që deri vitin e shkuar drejtoi pa asnjë pendesë publike atë që duhet të ishte “Tempulli i demokracisë”- Parlamentin Shqiptar.

Edhe më pas, mungesa e dekomunistizimit, mungesa e muzeve të hapura për krimet në diktaturë apo mosndryshimi i teksteve të historisë, i lanë hapësirën nostalgjikëve të kohës së diktaturës të shprehnin adhurim për atë kohë. Madje nga kjo nostalgji për kohën djallëzore të diktaturës jo pak herë u fajësua demokracia si sistem. Dhe në mënyrë gati krimiale u kërkuan të harroheshin dëshmitë kur shqiptari që mendonte ndryshe vritej me dru, me hekur, me mbytje në ujin e kënetës, me uri, me pagjumësi, me punë jashtë fuqive njerëzore, me zhveshje lakuriq në netët e ftohta, ose i lidhur për shtylle. Gjyqet e munguara ndaj atij sistemi, ose më saktë, mungesa e një studimi për madhësinë e së keqes që kish mbjellë ai sistem, bënë që në shoqërinë shqiptare të rikthehej gjatë këtyre viteve tranzicioni ridiskutimi për “të mirat dhe të këqijat e komunizmit”, të cilat, në thelb, janë formë e talljes së hapur me shqiptarët. E shumëkush kujton rrëfime si ato të tipit të rrëfimeve të ish gruas së diktatorit dhe shumë ish udhëheqësve në atë diktaturë, që tregonin histori dashurie edhe pse në kohën e diktaturës u vranë dhe u dhunuan më sumë shqiptarë se ç’ishin vrarë e dhunuar nga gjithë pushtuesit bashkë.

Natyrisht, ne duhet të pranojmë se, në vitin 1990 përfunduam me një elitë si Muho Asllani, Lenka Çuko e Haxhi Lleshi, e mjaft të tjerë si ata, të cilët në jetën e tyre, përveç tundjes së kokës ndaj vendimeve të diktatorit, përveç duartrokitjeve për pushkatimet e internimet që kryheshin përmes ish-sigurimit, nuk do mbahen mend për asgjë tjetër. Ata mbeten në vazhdimësinë e kënetës të së keqes.

Nobelisti lituanezo-polak, Çesllav Milosz, që ka shkruar një nga rrëfimet më interesante për devijimin njerëzor nën udhëheqjen komuniste, ku kish kaluar edhe vetë disa vite në bashkëpunim me ta, e quante “mendja e robëruar” mendjen e prodhuar nga autocensura që pësojnë njerëzit nën një diktaturë. Një autocensurë që e ndjejmë edhe sot kur flitet pak për gjërat që duhet të thuhen me zë të lartë për të vërtetat e shoqërisë. Dhe në fakt, të gjitha llojet e diktaturave, kanë armën më të fortë autocensurën, atë frikën e njeriut për t’u dalë përballë të vërtetave. Ajo që Milosz e ka thënë për shoqërinë polake dhe për shumë shoqëri të tjera që ishin nën diktaturat komuniste, natyrisht që për Shqipërinë vlen me disa marshe më të larta se në ish-vendet e tjera komuniste në Europë, për shkak se diktatura shqiptare rezulton të ketë qenë më mizorja.

E megjithatë, shumica e atyre shoqërive që kaluan sistem të ngjashëm me Shqipërinë arritën të pohojnë me zë të lartë humbjen e vetvetes gjatë diktaturave që kaluan duke zgjidhur kështu edhe mjaft nga enigmat e deformimit të njeriut. Ndërsa ne, si shoqëri, nuk bëmë asgjë më shumë se sa struci, që fsheh kokën para të së vërtetës. E tashmë, shkelmat e mungesës së guximit për të vërtetën, e mungesës së guximit për të pohuar atë regjim antihuman, vijojmë t’i ndjejmë në përditshmërinë tonë. E do t’i ndiejmë për aq kohë sa nuk do guxojmë të pranojmë të vërtetën e asaj që ndodhi me qytetarët e këtij vendi.

IDMC ka ndërmarrë sot një iniciativë publike për dënimin me ligj të asaj të shkuare. Ky hap, edhe pse i vonuar për shoqërinë tonë, është i domosdoshëm pasi ne kemi nevojë për një gjyq për ato kohë të errët të shoqërisë shqiptare! Nuk është kurrë vonë për të kërkuar të vërtetën dhe për ta shfaqur atë me të gjitha ngjyrat, sado e rendë të jetë, pasi vetëm pasi të pranojmë pasojat që na ka lënë ai rregjim dehuman, do mund të shohim njeri-tjetirn në sy, e, dashtë Zoti, edhe të kemi procesin e Faljes dhe Pendimit- dy shina që mund të shënojnë fillimin e shërimit të një shoqërie nga e keqja me të cilën ka bashkëjetuar!

Tags: Agim Baçibustienver hoxha

TË LIDHURA

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?
Analizë

Analizë/ Pse politika shqiptare nuk prodhon më liderë të rinj?

22:49 | 15/05/2025
Next Post
Rusi-Ukrainë, cilët janë 3 skenarët më të mundshëm

Rusi-Ukrainë, cilët janë 3 skenarët më të mundshëm

“S’kemi as të penduar, as falës”, Agim Baçi: Të dënohen krimet e komunizmit

“S’kemi as të penduar, as falës”, Agim Baçi: Të dënohen krimet e komunizmit

“Big Brother”, spektakël apo “aspirinë sociale”?

“Big Brother”, spektakël apo “aspirinë sociale”?

JU REKOMANDOJMË

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

Shuhet pediatri i njohur tropojan i ‘Nënë Terezës’, zemra e ‘tradhtoi’ në krye të detyrës, teksa i shërbente fëmijëve!

16:31 | 15/05/2025




TË FUNDIT

Natë “e egër” në Spanjë, huliganët e Tottenham dhe Man. United përleshen në prag të finales së Europa League
Bota

Natë “e egër” në Spanjë, huliganët e Tottenham dhe Man. United përleshen në prag të finales së Europa League

by mirseda
12:19 | 21/05/2025
0

Huliganët e Manchester United dhe Tottenham u përleshën të martën në rrugët e San Sebastianit përpara finales...

Sulm me thikë në Holandë! Disa të plagosur, përfshirë një oficer policie

Sulm me thikë në Holandë! Disa të plagosur, përfshirë një oficer policie

11:57 | 21/05/2025
Dyshohet se mori ryshfet, Apeli i GJKKO lë në burg shefin e Rrugores së Tiranës

Dyshohet se mori ryshfet, Apeli i GJKKO lë në burg shefin e Rrugores së Tiranës

11:18 | 21/05/2025
Analiza/ A ka BE-ja ende mjete efektive për t’i “shkaktuar dhimbje” Rusisë?

Analiza/ A ka BE-ja ende mjete efektive për t’i “shkaktuar dhimbje” Rusisë?

11:05 | 21/05/2025
Shpërthim gazi në një ndërtesë banimi në Rusi, tre të plagosur

Shpërthim gazi në një ndërtesë banimi në Rusi, tre të plagosur

11:02 | 21/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com