Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Bushi: Loja e bukur do sjellë fitoret/ Bare: Fitojmë në, ata dinë vetëm të mbrohen

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Bushi: Loja e bukur do sjellë fitoret/ Bare: Fitojmë në, ata dinë vetëm të mbrohen

Alban Bushi trajner i kombëtares U-21 ka folur para medieve para ndeshjes që do të zhvillojë ekipi i drejtuar prej tij në “Selman Stërmasi”, përballë Irlanës së Veriut. Ai kërkom që të lojtarët e tij të japin maksimumin në këtë përballje dhe ta fitojnë ndeshjen. Por e rëndësishme është që të zhvillojmë një lojë të mirë dhe bindëse. Ne nuk kemi probleme në sulm, thjesht kemi qenë të pafat, por jam shumë i sigurt që edhe golat do të vijnë.

“Nuk e kam thënë asnjëherë se kemi probleme në fazën sulmuese. Ekipi është angazhuar dhe ka krijuar raste, por fati nuk ka qenë me ne dhe nuk kemi arritur të konkretizojmë aq sa duhet. Gjithsesi, në futboll duhet edhe fati, të cilin besoj se do ta kemi nesër dhe do të gjejmë golat. Irlanda luan pak a shumë njësoj si Islanda, duke u treguar shumë e kujdesshme në fazën mbrojtëse, ndaj duhet të luajmë me qetësi dhe të bëjmë durim, sepse goli do të vijë, herët a vonë. Besoj se do t’ia dalim të marrim rezultat pozitiv, duke shfrytëzuar edhe mbështetjen e tifozërisë.”

Fitoreja nesër përballë Irlandës së Veriut është mjaft e rëndësishme për ne, pasi do të na japë më shumë shanse që të arrijmë objektivin tonë. Edhe në Islandë 21-vjeçarët zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë por u ndëshkuan në fundin e takimit.

“Nëse marrim fitoren nesër, do të jetë e rëndësishme sepse më pas presim Sllovakinë në shtëpinë tonë dhe kemi më shumë shanse. Gjithsesi, na intereson më shumë paraqitja, sesa rezultati. Edhe në Islandë unë mbeta i kënaqur, sepse pavarësisht humbjes, ne luajtëm mirë dhe krijuam shumë raste.”

Marrdhënia mes Bushit dhe trajnerit të Kombëtares A duket se është mjaft e mirë. Panucci ka kërkuar rreth 5 lojtarë që ti ketë në dispozicion, por duke parë situatën te ekipi Shpresat ka preferuar të mos i thërrasë.

“Kemi një komunikim mjaft të mirë, sepse në fund të fundit, kombëtarja shpresa është në shërbim të kombëtares së madhe. Panucci ka në objektiv rreth 4-5 lojtarë të skuadrës tonë, që do të kërkojë t’i inkuadrojë në kombëtaren e madhe, por këtë herë na bëri një nder, duke parë pozitat tona në renditje.”

Bushi në fund foli edhe për mbështetjen që duhet të kenë djemtë në stadium nesër. Ai i bën thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumtë nesër në stadium, pasi kjo do ti motivojë më shumë lojtarët.

“Duhet që tifozëria të jetë e shumtë në shkallët e stadiumit dhe të mbështesë ekipin. Këta janë djem të rinj dhe kanë shumë nevojë për përkrahjen e publikut, ndaj i bëj thirrje që të mos i lëmë këta djem të luajnë vetëm nesër. Edhe media duhet të promovojë kombëtaren U-21 dhe t’i bëjë thirrje publikut që të jetë në shkallët e stadiumit. Ata duhet të vijnë dhe të shikojnë angazhimin e këtyre djemve, që edhe kur nuk fitojnë, në fushë japin gjithmonë shpirtin dhe angazhohen

Keidi Bare ishte i pranishëm krah trajnerit Bushi në konferencë. Ai është shprehur optimist për këtë ndeshje dhe ka sqaruar penalltinë e shkaktuar në përballjen me Islandën. Kundërshtari i nesërm është mjaft i vështirë, por nuk mund të fitosh gjithmonë duke u mbrojtur si ç’kanë bërë ata. Po ashtu Bare si kapiten foli për gjuajtësit e penalltive, ku shprehu dëshirën dhe sigurinë që ti ekzekutonte ai, por në fund vendos trajneri për këto raste.

“Situata personale është shumë e mirë shpresoj që formën time ta tregojmë në fushë, dhe të marrim një rezultat pozitiv. Kemi punuar shumë para portës dhe shpresoj të jetë dita për të shënuar sa më shumë gola ndaj një ekipi si Irlanda e Veriut. Ata janë shumë të fortë. Por në futboll nuk fitohet vetëm duke mbrojtur”, tha Bare.

“Penalltia që shkaktova në Irlandë është përfolur shumë, por unë i dua të mirën ekipit dhe nuk e mendova se do të shkaktoja penallti. Gjithsesi, dua të sqaroj se nuk kishte asgjë të qëllimshme dhe kjo i ka ndodhur edhe futbollistëve të tjerë. Më vjen keq që ajo penallti rezultoi deçizive”, tha mesfushori i Atletikos së Madridit.

“Gjuajtësin e penalltive e vendos trajneri, por unë jam i gatshëm që nëse fitojmë një të tillë, ta ekzekutoj dhe kam besim se nuk gaboj nga ai pozicion. Gjithsesi, çdo lojtar është i gatshëm të gjuajë penalltitë, ndaj po e përsëris që ky është një vendim që i përket Bushit”, tha kapiteni i Shqipërisë U-21.

Tags: BarebukurBushifitojmëfitoretlojambrohensjellevetem

TË LIDHURA

Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë
Sport

Tragjedia prek futbollin serb, trajneri pëson kolaps në fushë dhe ndërron jetë

22:13 | 03/11/2025
FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon
Sport

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

21:28 | 31/10/2025
Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juventusit
Sport

Luciano Spalletti është trajneri i ri i Juventusit

19:25 | 30/10/2025
Next Post
Justifikimi i çmendur i presidentit të Beneventos: Na kanë pushtuar shtrigat

Justifikimi i çmendur i presidentit të Beneventos: Na kanë pushtuar shtrigat

Formacionet zyrtare/ Kroaci-Greqi, Irlanda e Veriut-Zvicër

Formacionet zyrtare/ Kroaci-Greqi, Irlanda e Veriut-Zvicër

Salianji: Më 13 maj, Rama do të tërhiqet ashtu siç u zmbraps në Kavajë

Salianji: Si e pësoi familja ime pasi denoncova ministrin e Ramës







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ngërçi politik në Kosovë, presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë së re
Kosovo

Ngërçi politik në Kosovë, presidentja Osmani mandaton Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë së re

by mirseda
19:46 | 04/11/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dhënë mandatin për formimin e Qeverisë së re kandidatit të...

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

19:18 | 04/11/2025
Aksident në Lushnjë-Fier, ‘Benz-i’ përplaset me makinë tjetër dhe drejtuesi arratiset

Aksident në Lushnjë-Fier, ‘Benz-i’ përplaset me makinë tjetër dhe drejtuesi arratiset

19:14 | 04/11/2025
Zelensky i kërkon kryeministrit hungarez të mos bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në BE

Zelensky i kërkon kryeministrit hungarez të mos bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në BE

17:47 | 04/11/2025
Fushë Kruja dhe fshatrat përreth mbi 8 orë pa energji elektrike

Fushë Kruja dhe fshatrat përreth mbi 8 orë pa energji elektrike

17:46 | 04/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com