Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Bushati: Greqia, asnjë garanci për zgjidhjen e çështjes çame dhe heqjen e ligjit të luftës

8 vjet ago
in Të Gjitha
Bushati: Zërat për heqjen e vizave janë vetëm “klithma gjinkallash të dëshpëruara”

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati thekson se Shqipëria dhe Greqia kanë ende çështje të hapura mes njëra-tjetrës, nisur që nga ligji i Luftës e deri tek ajo çame. Në një intervistë për televizionin grek “Ert”, Bushati vuri në dukje se këto dy çështje kërkojnë zgjidhje emergjente. “Ne kemi diskutuar me palën greke në nivel ekspertësh në një komision që drejtohet nga ministria e Mbrojtjes dhe jemi përpjekur për ta detajuar më tej marrëveshjen dhe për ta bërë më garantiste, për sa i përket jo thjeshtë vendprehjes së të rënëve por edhe identifikimit të tyre të numrave që pretendohen, shifrave që pretendohen dhe mundësisë që i gjithë ky proces të hartohet në përputhje me praktikën më të mirë ndërkombëtare. Natyrisht, që ne ende nuk kemi mbyllur pasojat e Luftës së Dytë Botërore, si për sa i përket gjendjes së luftës, ashtu edhe për sa i përket respektit për komunitetin çam”, është shprehur Bushati.

Intervista e plotë:
Zoti Ministër, një pyetje rreth Samitit, çfarë pritet nga ky Samit në kuadrin e bashkëpunimit të 4 shteteve dhe të 3 ministrive përkatëse, që marrin pjesë? Cilat janë përfitimet e palës shqiptare?

Është një takim i dytë katërpalësh mes vendeve në Ballkan, të cilat ndajnë interesa të përbashkëta, përveç përkatësisë evropiane. Kanë administruar së bashku momente të vështira në fushën e sigurisë, krizën e refugjatëve, luftën kundër trafiqeve të ndryshme dhe ekstremizmit të dhunshëm. Në këtë moment të dytë jemi duke skicuar disa fusha, ku mund të shtrihet më tej bashkëpunimi ynë, një bashkëpunim i cili shpresojmë do të ndihmojë dhe proceset e integrimit evropian, sidomos për Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Kësaj radhe, krahas sfidave të sigurisë, jemi duke diskutuar edhe për bashkëpunimin policor, bashkëpunimin në fushën energjetike, kur dihet se ka projekte të rëndësisë strategjike për sa i përket rrugëve të energjisë dhe kur dihet gjithashtu impakti që ka energjia, jo thjesht në fushën e sigurisë, në reduktimin e influencës së aktorëve të tretë në rajonin tonë, por edhe në krijimin e një perspektive dhe horizonti të qartë ekonomik për të gjitha vendet tona.

Të vijmë në takimet tona dypalëshe. Me sa kam mësuar, ju keni pasur një bisedë me homologun tuaj grek Nikos Kotzias. Sot në kafen e mëngjesit me siguri diçka keni biseduar, do të keni edhe me vonë një takim me zotin Kotzias. Cila është radha e temave që do të bisedoni ose keni biseduar? Diçka më konkretisht rreth asaj që është bërë temë e ditës jo vetëm në mediat shqiptare apo edhe në mediat greke, për çështjen e pasurive të minoritarëve grekë në Himarë”?
Së pari, dua të them që me homologun Kotzias ne jemi në kontakt të vazhdueshëm në një dialog të pandërprerë për sa i përket të gjitha çështjeve, që janë vendosur në tryezë. E kam theksuar dhe ritheksuar disa herë që nga shpeshtësia dhe intensiteti i këtij dialogu, ne kemi arritur të kemi një afrim më të madh pikëpamjesh e idesh për mënyrën, se si mund të zgjidhim një pjesë të çështjeve tona, sikundër jemi ende larg për disa çështje të tjera. Për sa kohë ne do të jemi në këtë dialog e duhet të vazhdojmë të jemi në këtë dialog, nuk do të ishte fort etike që të dilnim dhe të deklaronim çështjet për të cilat kemi një dakordësi më të madhe dhe çështje për të cilat ndahemi. Për sa i përket çështjes që ju i referoheni, më duhet të them që Shqipëria i zbaton në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë territorin e vet legjislacionin, konventat ndërkombëtare, kushtetutën në lidhje me të drejtat pronësore dhe ka një angazhim specifik ndaj të gjithë shtetasve të vet për zbatimin e standardeve më të larta në këtë fushë.

Keni thënë para disa ditësh në emision “Top Story”, se plani për rinovimin e Himarës do të vazhdojë. E përkthyer kjo në mediat greke, do të thotë se shembjet do të vazhdojnë. Ju si e interpretoni?
Unë nuk e di dhe nuk do të dëshiroja në asnjë moment që të interpretoj interpretimet e fjalëve të mia. Nga çfarë unë kam parë në planin jo thjesht për Himarën por për rigjallërimin e jugut të Shqipërisë, nuk ka të bëjë me shembjen e disa ndërtimeve të paligjshme apo me shembjen e disa ndërtesave që më pas do të kompensohen në përputhje me ligjet e shtetit shqiptar, por mbi të gjitha ka të bëj me rigjallërimin, kthimin në identitet të të gjithë zonës së bregut të Shqipërisë, krijimin e mundësive më të mëdha jo vetëm për banorët e zonës por edhe për ata që i kanë lënë shtëpitë e tyre dhe punojnë e jetojnë jashtë Shqipërisë, për ta bërë këtë zonë shumë atraktive për banorët autoktonë por edhe për të gjithë ata që dëshirojnë të vizitojnë bregun e Shqipërisë, që ne e kemi e me një krenari i referohemi shpesh si një nga perlat e vendit tonë. Qeveria shqiptare po investon më fort në atë zonë, po rinovon shtëpi, rrugë, sokakë, me taksat e të gjithë shqiptarëve. Një përftim,i cili nuk është thjesht dhe vetëm për banorët e zonës, por besoj për të gjithë Shqipërinë dhe për ekonominë tonë.

I rikthehem përsëri një deklarate tuajës, përsëri tek i njëjti emision për sa i përket pohimit se marrëveshja për dy varrezat e ushtarëve grekë është vonuar disi për t’u zbatuar nga pala shqiptare. Ka ndonjë zhvillim të ri për sa i përket kësaj marrëveshjeje, sepse është futur në këtë çështje edhe kërkesa e komunitetit çam për ndërtimin e një obelisku në pjesën greke për sa i përket çamëve të rënë gjatë luftës së ’40?
Nuk do të preferoja që t’i ngatërronim çështjet, pavarësisht se logjika pak a shumë mund të jetë e njëjtë. Ka një logjikë, sipas të cilës ne duhet të përfundojmë gjendjen e Luftës së Dytë Botërore, që ekziston për fat të keq ende në letër midis Shqipërisë dhe Greqisë, e duhet që të merremi me pasojat e kësaj gjendjeje, e kësaj lufte. Edhe marrëveshja, që është firmosur nga qeveritë Berisha dhe Karamanlis është një marrëveshje, që pavarësisht se nuk ka elementët garancisë brenda, për sa kohë nuk është kundërshtuar në rrugë ligjore nga ana e Shqipërisë do të zbatohet.
Ne kemi diskutuar me palën greke në nivel ekspertësh në një komision që drejtohet nga ministria e Mbrojtjes dhe jemi përpjekur për ta detajuar më tej marrëveshjen dhe për ta bërë më garantiste, për sa i përket jo thjeshtë vendprehjes së të rënëve por edhe identifikimit të tyre të numrave që pretendohen, shifrave që pretendohen dhe mundësisë që i gjithë ky proces të hartohet në përputhje me praktikën më të mirë ndërkombëtare. Natyrisht, që ne ende nuk kemi mbyllur pasojat e Luftës së Dytë Botërore, si për sa i përket gjendjes së luftës, ashtu edhe për sa i përket respektit për komunitetin çam.

Pikërisht për këtë pjesë të komunitetit çam janë ata, që Greqia nga ana e saj i konsideron si bashkëpunëtorë të nazistëve?

Në fakt, kjo është sfida edhe e marrëdhënieve ndërkombëtare që shtetet të ndajnë pikëpamje të ndryshme. Por në fund të ditës, demokracia është kompromis. Besoj se ne jemi duke punuar që të gjejmë një zgjidhje kompromisi, që akomodon pikëpamjet dhe interesat e Shqipërisë dhe Greqisë, sepse ky është një proces i vazhdueshëm.

Për sa i përket ‘Marrëdhënies së Detit’, në çfarë faze ndodheni?

E kam sqaruar, kemi bërë disa seanca konsultimi me palën greke, kemi hulumtuar gjerësisht praktikën ndërkombëtare. Është një çështje e ndërlikuar. Në Mesdhe ka një zinxhir konfliktesh le të themi, për sa i përket çështjeve të detit, për sa i përket zonës ekskluzive ekonomike, shelfit kontinental. Shqipëria e ka përfunduar një proces të tillë tërësor vetëm me Italinë, një proces, të cilin ne dëshirojmë ta konsiderojmë model, që mund të jetë udhëpërshkues, udhërrëfyes edhe në rastin e Greqisë, pavarësisht specifikave që ka rasti ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë dhe natyrisht kemi vullnetin për të shkuar drejtë një marrëveshjeje të drejtë, të ndershme siç i takon dy fqinjëve.

Folët përsëri në intervistën tuaj të fundit për një marrëveshje të re, ose më saktë për rinovimin e një marrëveshjeje të paqes dhe të miqësisë me Greqinë, sepse marrëveshja ekzistuese e marsit të ’96-s skadon vitin që vjen dhe i vutë notën 8 një marrëveshjeje të ardhshme. Kur pritet kjo marrëveshje?

Aleksandër, më duket se e kam thënë dhe në një nga bashkëbisedimet që kemi pasur me studentët e universitetit të Tiranës me mikun tim Kotzias, që kur ime bijë që ka një emër grek, emër të një perëndeshe greke, Hera, lexon libra që Greqia ka një ligj lufte me Shqipërinë, unë e kam të vështirë t’i përgjigjem në radhë të parë si Ministër i jashtëm, sepse si baba unë mund ta kem një përgjigje gjithnjë, se pse është kjo situatë në shekullin e XXI.

Për të rendur pas një traktati në letër mund të jetë e thjeshtë nga ana jonë, por ne duam që i gjithë ky proces dialogu, që fillimisht ka nisur me listimin e të gjitha problematikave në tryezë, pavarësisht këndshikimeve të ndryshme dhe më pas gjetja e zgjidhjeve dhe rrugëve, që të çojnë në zgjidhje, për secilën nga këto tema të na shpjerë në rrugë të logjikshme dhe të arsyeshme drejt një traktati të ri të miqësisë, që nuk do të ishte thjesht fotografimi i këtij realiteti për të cilin sapo fola, por do të projektonte marrëdhënien greko-shqiptare për 10-20 vitet e ardhshme. Kjo, sepse ka shumë çështje që ne na lidhin, si: ekonomia, kultura, arsimi, e shkuara, perspektiva jonë e përbashkët, qëndrimi në të njëjtën tryezë, në NATO dhe qëndrimi nesër në tryezën e BE-së. Ndaj, besoj, se qytetarët e dy vendeve tona meritojnë që përfaqësuesit e tyre të flasin më shumë për perspektivën sesa për kushtëzimet apo bllokimet reciproke, që nuk i shërbejnë analizës së fundit dhe marrëdhënieve midis dy fqinjve. 

Tags: bushatiçameçështjesgaranciGreqiaheqjen e Ligjittë Luftës

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Azilkërkuesit shqiptarë pushtojnë Lionin

Azilkërkuesit shqiptarë pushtojnë Lionin

Spanja kërkon falje për dhunën e policisë në Katalonjë

Spanja kërkon falje për dhunën e policisë në Katalonjë

Ndëshkohet Kosova me autogol (Video)

Ndëshkohet Kosova me autogol (Video)

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Erandi apo Big Mama? Kush largohet nga gara e Ferma VIP
Showbizz

Erandi apo Big Mama? Kush largohet nga gara e Ferma VIP

by mirseda
22:59 | 20/06/2025
0

Erandi dhe Big Mama u përballën në një televotim kokë më kokë, pasi humbën sfidën e zhvilluar...

Forcat e Armatosura të Izraelit: Kemi planifikuar goditjet ndaj Iranit prej vitesh

Forcat e Armatosura të Izraelit: Kemi planifikuar goditjet ndaj Iranit prej vitesh

22:42 | 20/06/2025
Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

Shkoi te banesa e ish-gruas në Astir, u përlesh me grushta me familjarët e saj

22:41 | 20/06/2025
Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

Aksident në Fier, lëndohen tre persona të mitur, dërgohen në spital

22:27 | 20/06/2025
Trump: Evropa s’mund të ndihmojë, Izraeli vështirë të ndalojë sulmet

Trump: Evropa s’mund të ndihmojë, Izraeli vështirë të ndalojë sulmet

22:11 | 20/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com