Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Bundestagu e kthen në detyrim mbrojtjen e klimës

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Bundestagu e kthen në detyrim mbrojtjen e klimës

Për një kohë të gjatë, Gjermania ka luftuar për objektiva konkrete kursimesh për emetimet e gazrave serë. Tani Bundestagu miratoi Ligjin për Mbrojtjen e Klimës të Qeverisë Federale. Opozita është e pakënaqur me të.

Bundestagu e ktheu mbrojtjen e klimës në detyrim ligjor në Gjermani. Pas një mosmarrëveshjeje të gjatë në koalicionin qeveritar, Parlamenti vendosi synime konkrete të kursimit të gazit serë për sektorë të veçantë, siç janë energjia, transporti ose banesat.

Çdo ministri është përgjegjëse për arritjen e objektivave gjatë viteve të ardhshme.

Me këtë synohet të garantohet që Gjermania të kursejë deri në vitin 2030 rreth 55 për qind të gazeve serë krahasuar me nivelet e 1990.

Aktualisht, Republika Federale ka mbetur prapa objektivave të saj – deri tani, janë arritur vetëm rreth 30 për qind.

Bundestagu vendos taksa më të larta për biletat e linjave ajrore

Në total, për mbrojtjen e klimës në Gjermani do të shpenzohen rreth 54 miliardë euro deri në vitin 2023, pjesërisht të financuara nga të ardhurat nga karburantet fosile si vajguri, gazi, benzina dhe nafta.

Ndryshimet në ligjin e taksave synohet ta bëjnë udhëtimin me tren më të lirë dhe udhëtimin me avion më të kushtueshëm.

Përveç kësaj, parashikohet që të lehtësohet në tatime izolimi i shtëpive dhe zëvendësimi i sistemeve të vjetra të ngrohjes me naftë.

Këshilli Federal – përfaqësimi i 16 shteteve federale – ende duhet të japë pajtimin për pjesë të paketës.

E papërshtatshme …

Debati shoqërues u karakterizua përsëri nga dallime të rëndësishme midis qeverisë dhe opozitës. Anton Hofreiter, kryetari i grupit parlamentar të Gjelbërve, tha për qeverinë e koalicionit të CDU/ CSU dhe SPD: “Ata kanë dështuar në detyrën njerëzore të mbrojtjes së klimës”.

Ligji i miratuar është në rastin më të mirë joadekuat dhe në shumë pika kundërproduktiv.

Grupi parlamentar i Partisë E Majta tërhoqi vëmendjen për kritikat e shprehura nga shumë shoqata ambientaliste. Qeveria po e shkatërron politikën ndaj klimës, me ligje të hartuara keq, u shprehën përfaqësues të kësaj partie.

… apo antisociale?

Partia populiste e djathtë AfD, partia më e madhe e opozitës në Bundestag, e akuzoi qeverinë për një “histeri të klimës”.

Ajo e quajti paketën e klimës “të padrejtë dhe antisociale”. Edhe FDP liberale u shpreh që ligjet do t’u kushtojnë shumë qytetarëve, në një kohë që ato nuk kanë dobi për klimën.

Folës nga radhët e koalicionit qeveritar i mbrojtën vendimet. Vendimtarja është që mbrojtja e klimës në Gjermani tani është fiksuar me ligj, u shprehën ata. Ndaj të Gjelbrit në veçanti përfaqësues të CDU/CSU dhe të SPD bënë thirrje që të mos pengojnë lehtësimet tatimore për ata që me sjelljen e tyre mbrojnë klimën. /DW

Klima/Merkel: Gjermania u përmbahet objektivave

Ndryshimet klimatike? Një ajsberg gjigant shkëputet nga Antarktida

Tags: BundestagudetyrimklimeMbrojtje

TË LIDHURA

Trump vizitë tre-ditore në Kinë: “Do të jetë shfaqja më e madhe”
Bota

Trump vizitë tre-ditore në Kinë: “Do të jetë shfaqja më e madhe”

17:44 | 20/02/2026
SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda
Bota

SHBA-të i paguajnë 160 milionë dollarë, por OKB po pret miliarda

10:04 | 20/02/2026
Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje brenda 10–15 ditësh ose do të ndodhin gjëra shumë të këqija

09:50 | 20/02/2026
Next Post
Ngjela nxjerr prapaskenat e rënda për Metën: Ja çfarë po planifikon

Ngjela nxjerr prapaskenat e rënda për Metën: Ja çfarë po planifikon

Haradinaj përkujton vëllanë që dha jetën për Kosovën: Lufta për liri vazhdon

Haradinaj përkujton vëllanë që dha jetën për Kosovën: Lufta për liri vazhdon

Pseudopatriotët tanë

Pse nuk mundemi dot të kemi një president nga populli







JU REKOMANDOJMË

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026




TË FUNDIT

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë
Politikë

Meta: As plumbat e gomës, as dhuna dhe rrëmbimet mafioze nuk e ndalin uraganin e lirisë

by mirseda
22:23 | 20/02/2026
0

Ish-Presidenti Ilir Meta ka thënë se protesta e opozitës konfirmoi edhe njëherë vendosmërinë e shqiptarëve për të...

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

Tensione në protestë/ QSUT: Një i intoksikuar nga gazi, deputeti i PD-së i plagosur

21:52 | 20/02/2026
Bebe Rexha publikon “Çike Çike” dhe tregon fuqinë shqiptare në albumin e ri

Bebe Rexha publikon “Çike Çike” dhe tregon fuqinë shqiptare në albumin e ri

21:32 | 20/02/2026
Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

Gaz lotsjellës pranë xhamisë/ Reagon kreu i GP të PD: Pengesë brutale ndaj besimtarëve

21:24 | 20/02/2026
Tensione te Kuvendi, një tjetër protestues i lënduar nga gazi lotsjellës

Tensione te Kuvendi, një tjetër protestues i lënduar nga gazi lotsjellës

21:10 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com