Numri i femrave që ndjekin, luajnë dhe gjykojnë futbollin është gjithmonë në rritje. Ndoshta, sot, për femrat është në modë dhe “trendy” të merresh me futboll. Kategoria superiore e Gjermanisë ka marrë vendimin se Bibiana Steinhaus do të jetë gjyqtarja e parë që do të vendos drejtësinë.
Federata gjermane ka njoftuar se Steinhaus ka drejtuar ndeshje në Bundesliga 2 që prej vitit 2007.
38-vjeçarja police me profesion, do të drejtojë finalen e Ligës së Kampionëve për femra që zhvillohet më 1 qershor mes Lyonit dhe PSG-së.