Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Bullgaria, vendi më i korruptuar i unionit merr presidencën e BE-së  

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Bullgaria, vendi më i korruptuar i unionit merr presidencën e BE-së  

Bullgaria e merr presidencën e BE në një moment të vështirë për unionin: negociata të Brexitit, debate për një politikë të përbashkët të refugjatëve dhe të migracionit, përgatitje e kuadrit financiar që prej vitit 2020 – këto janë vetëm tre prej shumë kantiereve. Kjo në një kohë kur Sofia është prapa me përgatitjet: për shkak të Brexitit, presidencën bullgare të radhës të BE e afruan me gjashtë muaj, dhe zgjedhjet e reja në vend e ngadalësuan punën edhe gjashtë muaj të tjerë.

Në këtë sfond, mund të kuptohet që Komisioni i BE është i shqetësuar. Pritet që përfaqësues të Komisionit, që po vizitojnë tani në tetor Sofien, të ngulin këmbë për ritme më të shpejta dhe për objektivitet. I përfytyrueshëm edhe një qortim jo i drejtpërdrejtë ndaj Boyko Borissovit dhe qeverisë së tij. Sepse në Bullgari, diskutimi për presidencën e radhës të BE është përqendruar në tema të dorës së dytë, si në përgatitjen logjistike, gjë që i bën vëzhguesit perëndimorë të lëshojnë alarmin, shkruan “Deutsche Welle”

Kështu, Daniel Kaddik, drejtues projekti i Fondacionit-Fridrih-Nauman për drejtësinë në Evropën Juglindore, thotë: “Korrupsioni, keqmenaxhimi, largimi i trurit (brain drain), vendi më i varfër i Evropës. Këto janë koncepte të cilat shumicën e herëve shqiptohen në lidhje me Bullgarinë. Një shans i madh për ta ndryshuar këtë mënyrë të vështruari jepet me presidencën bullgare të radhës të BE. Një shans që duket se po kalon pa u shfrytëzuar.”

Konsens, konkurrencë dhe kohezion

Liljana Pavlova, ministrja përgjegjëse për përgatitjen e presidencës bullgare të BE-së, është e natyrshme që e sheh këtë ndryshe. “Përgatitjet po vazhdojnë si në nivelin më të lartë politik të qeverisë, ashtu edhe në nivelin e 1500 punonjësve dhe ekspertëve. Të gjithë janë trajnuar, edhe vetë ministrat,” thotë ajo në një intervistë me DW.

Pavlova përmend edhe tri pikërëndesat e presidencës bullgare të BE: konsens, konkurencë dhe kohezion. Konsensi do të kërkohet në radhë të parë në fushën e migrimit dhe të sigurisë. Konkurenca në tregun digjital të unifikuar do të nxitet dhe njëkohësisht kohezioni brenda BE në kuptimin e kapërcimit të dallimeve të mëdha ekonomike brenda BE.

Ballkani Perëndimor si pikë rëndese

Veç kësaj, Bullgaria do të bëjë një temë tjetër pikërëndesë të presidencës: të ardhmen e Ballkanit Perëndimor: “Ne duam të zhvillojmë një vizion të qartë dhe konkret dhe një plan të qartë veprimi, pa premtime false, pa shpresa të gënjeshtërta, por me një perspektivë të mirë”, thotë Pavlova.

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është qartësisht në interesin e Bullgarisë. Shtetet e Ballkanit Perëndimor ndodhen midis Bullgarisë dhe Evropës Perëndimore dhe janë të rëndësishme për tregtinë, qarkullimin dhe për sigurinë e Bullgarisë.

Nëse një presidencë e BE duhet të koncentrohet në interesa nacionale apo gjithë evropiane, kësaj pyetjeje ministrja i përgjigjet në mënyrë shumë të turbullt. Një problem tjetër paraqet pjesëmarrja e ultranacionalistëve në qeveri, thotë Daniel Kaddik. “Ksenofobë të njohur, nacionalistë dhe proteksionistë do të bëhen kryetarë të këshillave të ndryshme. Zëvendëskryeministri Valeri Simeonov për shembull nuk e fsheh urrejtjen e tij për minoritetet, kur i quan romët “majmunë të egër”.

Tags: beBullgariai korruptuari unionitpresidencënvendi

TË LIDHURA

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, 50 të vdekur ditën e sotme nga bombardimet e rënda
Bota

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, 50 të vdekur ditën e sotme nga bombardimet e rënda

23:05 | 12/09/2025
Letra prekëse e babait që humbi dy vajzat në aksident
Aktualitet

Letra prekëse e babait që humbi dy vajzat në aksident

22:42 | 12/09/2025
Avioni pëson incident në ajër dhe bën ulje të detyruar në Japoni, dy pasagjerë të plagosur
Bota

Avioni pëson incident në ajër dhe bën ulje të detyruar në Japoni, dy pasagjerë të plagosur

22:26 | 12/09/2025
Next Post
Dhjetë ligjet që Mbretëresha Elizabeta mund t’i shkelë

Dhjetë ligjet që Mbretëresha Elizabeta mund t’i shkelë

Certifikohet Njësia Operacionale Antiterrorizëm

Certifikohet Njësia Operacionale Antiterrorizëm

Liberalizimi i vizave/Thaçi: BE po na diskriminon. Meta të na japë nënshtetësinë

Liberalizimi i vizave/Thaçi: BE po na diskriminon. Meta të na japë nënshtetësinë

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, 50 të vdekur ditën e sotme nga bombardimet e rënda
Bota

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza, 50 të vdekur ditën e sotme nga bombardimet e rënda

by mirseda
23:05 | 12/09/2025
0

Pesëdhjetë persona janë vrarë që nga mëngjesi i sotëm nga zjarri dhe sulmet izraelite në Rripin e...

“Kur erdhën fluturakët, u mrekulluam të gjithë”/ Eksperti i Sigurisë thirrje Maqedoncit pas pezullimit të dialogut strategjik me SHBA

“Kur erdhën fluturakët, u mrekulluam të gjithë”/ Eksperti i Sigurisë thirrje Maqedoncit pas pezullimit të dialogut strategjik me SHBA

22:57 | 12/09/2025
Letra prekëse e babait që humbi dy vajzat në aksident

Letra prekëse e babait që humbi dy vajzat në aksident

22:42 | 12/09/2025
Avioni pëson incident në ajër dhe bën ulje të detyruar në Japoni, dy pasagjerë të plagosur

Avioni pëson incident në ajër dhe bën ulje të detyruar në Japoni, dy pasagjerë të plagosur

22:26 | 12/09/2025
Duka: Gati të presim evente më të mëdha, si finalja e Superkupës së Europës

Duka: Gati të presim evente më të mëdha, si finalja e Superkupës së Europës

22:03 | 12/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com