Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

BSH: Emigracioni dhe plakja e popullsisë frenojnë rritjen e ekonomisë

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
BSH: Emigracioni dhe plakja e popullsisë frenojnë rritjen e ekonomisë

Plakja e popullsisë, fenomeni i emigracionit dhe rritja e dobët e produktivitetit do të vazhdojnë të jenë faktorë frenues në përshpejtimin e normave të rritjes potenciale të ekonomisë së vendit. Kështu thuhet në raportin e fundit të bërë nga Banka e Shqipërisë për zhvillimet ekonomike të tremujorit të tretë.

Madje thuhet se ekonomia e vendit vijon të rritet poshtë potencialeve të saj dhe se me shumë gjasë ky fenomen do të ky fenomen do të vijojë edhe në periudhën në vijim. Me gjithë tendencën përmirësuese, në terma afatmesëm, norma e rritjes potenciale do të vijojë të mbetet nën nivelin e para vitit 2009, thuhet në raportin e BSH.

Sipas të dhënave zyrtare, në fillim të vitit 2017, popullsia ishte 8 mijë persona më pak se parashikimet e INSTAT-it për këtë vit. Rënia në raport me pritshmërinë ka qenë më fatale për grupmoshën 0-15 vjeç, ku tkurrja ka qenë me 10 mijë të rinj më pak sesa pritej.

Ndërsa nga ana tjetër, të moshuarit po rriten më shpejt. Mbi 60-vjeçarët shqiptarë këtë vit janë 93 mijë më shumë në numër se në vitin 2011 kur u bë Censusi i fundit. Tashmë kjo grupmoshë përbën 18.8 për qind të krejt totalit të popullsisë nga 15.4% që ishte në 2011-n.

Pas një dekade, kur 50-vjeçarët e sotshëm do të dalin në pension, forca e punës do të pësojë tkurrje të madhe duke bërë, që ekonomia e vendit të mos ketë përparësi në këtë drejtim. Këto zhvillime do të diktojnë shumë shpejt tendencat e konsumit dhe shpenzimeve publike.

“Shitjet me pakicë do të duhet të orientohen për shërbimet e moshave të vjetra, që nga ushqimet, veshjet dhe akomodimi, teksa shpenzimet e qeverisë nevojitet të zhvendosen nga shkollat tek qendrat e kujdesit social për të moshuarit. Banka e Shqipërisë referon se, rritja potenciale rezultoi e reduktuar nga 6% në periudhën 2002-2009, në rreth 3% pas kësaj periudhe”, raporton “Monitor”.

Gjithashtu, vlerësimet treguan se ekonomia u rrit nën potencial pas vitit 2008 dhe se hendeku negativ i prodhimit u thellua me kalimin e viteve, duke arritur diferencën maksimale në mesin e vitit 2015. Thellimi i hendekut të prodhimit u shoqërua nga një rritje e normës së papunësisë mbi atë natyrore, nga një ngadalësim i investimeve dhe nga kontribute mjaft të ulëta të produktivitetit në rritjen ekonomike.

Vlerësimet kanë treguar se reduktimi i ritmit të rritjes ekonomike ishte kryesisht një fenomen strukturor. Si i tillë, ai u shkaktua nga ngadalësimi i ritmit potencial të rritjes ekonomike, si pasojë e kushteve financiare të pafavorshme dhe e nevojës për ndryshime të thella strukturore në ekonomi.

Ndërkohë që reduktimi reflektonte vetëm pjesërisht një fenomen ciklik, të shkaktuar nga kërkesa agregate e pamjaftueshme për të nxitur shfrytëzimin e plotë të kapaciteteve prodhuese të vendit, teksa fenomeni i plakjes së popullsisë dhe emigracioni  shihet të kenë një rol madhor në shfrytëzimin e potencialeve ekonomike të vendit.

Tags: BSHemigracionifrenojnëplakja e popullsisërritjen e ekonomisë

TË LIDHURA

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025
Tirana feston “Natën e Bardhë”
Aktualitet

Tirana feston “Natën e Bardhë”

21:38 | 29/11/2025
Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave
Aktualitet

Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

21:22 | 29/11/2025
Next Post
Top Channel shkarkon Sokol Ballën, del emri i zëvendësuesit

Top Channel shkarkon Sokol Ballën, del emri i zëvendësuesit

Krijimi i ushtrisë së BE-së, gati Schengen për tanket e NATO-s

Krijimi i ushtrisë së BE-së, gati Schengen për tanket e NATO-s

Humanizimi i teknologjisë, arti takohet me shkencën

Humanizimi i teknologjisë, arti takohet me shkencën







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
Rrezikon 30 vite burg/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i kërkuar nga SPAK, në pritje të ekstradimit

LAJMI I FUNDIT/ SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

11:38 | 24/11/2025




TË FUNDIT

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

by mirseda
21:28 | 30/11/2025
0

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e sotme në Elbasan. është ekzekutuar me armë zjarri...

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Azinë Jugore, rreth 600 viktima përgjatë javës së fundit

22:49 | 29/11/2025
Tirana feston “Natën e Bardhë”

Tirana feston “Natën e Bardhë”

21:38 | 29/11/2025
Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

Gazetari që investigoi skandalin e Vuçiç: Ishte organizator i snajperave

21:22 | 29/11/2025
U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

U arrestua në Serbi, gjykata e Beogradit lë në paraburgim ish-pjesëtarin e UÇK-së

20:53 | 29/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com