Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Briken Calja “pushton” Rumaninë, shtangisti mban në qafë 3 medalje të arta

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Pas një kohe të trazuar dhe me mjaft probleme në peshëngritjen shqiptare, ku mbizotëronte dopingu ka ardhur një moment kthese. Është Briken Calja i cili ka shkëlqyer në Europianin e shtangësh duke u shpallur kampion i trefishtë. Ai ka triumfuar në peshën 69kg në stilin e shtytjes dhe të shkëputjes, e si pasojë edhe në dygarësh.

Calja ka varur në qafë 3 medalje të arta në Europianin e shtangës që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë, duke valëvitur flamurin kuqezi pas garës dhe në podium. Pas të artës të fituar në stilin e shkëputjes, ku ngriti 146kg, Calja fitoi të artën edhe në shtytje, ku ngriti 175kg dhe e mbylli me 321kg në dygarësh, duke konfirmuar se mbetet një kampion, duke mbajtur premtimin për medalje.

Pas paraqitjes së mirë që Calja bëri në stilin e shkëputjes, ku i realizoi me sukses të trija provat, duke ngritur 141kg, 143kg dhe në fund 146kg, shtangisti nga Shtërmeni nuk zhgënjeu as në stilin e shtytjes, ku ishte favorit. Calja e nisi garën me 171kg, kur të tjerët thuajse e kishin përfunduar atë dhe e realizon me sukses provën e parë.

Por në të dytën shtangisti kuqezi dështon të ngrejë 175kg, peshë të cilën e realizon me sukses në provën e tretë, duke siguruar kështu medaljen e artë edhe në këtë stil. Në dygarësh, Calja renditet sërish i pari, me 321kg në total, duke fituar kështu 3 medalje të arta në Europian, duke qenë absolut në peshën 69kg.

Në peshën 69kg garoi edhe peshëngritësi tjetër shqiptar Arbër Çerçizi, që pas vendit të shtatë në shkëputje (e mbylli garën me 135kg), në stilin e shtytjes u klasifikua në vendin e 12, me 156kg, peshë të cilën e realizoi në provën e parë. Në provën e dytë tenton të ngrejë 161kg, por pa sukses, duke u tërhequr nga gara (nuk ngjitet në pedanë për provën e tretë), ndërsa në dygarësh, Çerçizi u rendit në vendin e 8-të, me 291kg në total.

Tags: "pushton"3 medaljeartaBriken CaljambanqafëRumaninështangisti

TË LIDHURA

Sport

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026
Sport

Messi drejt rikthimit? Të rejat e fundit për gjendjen e yllit argjentinas para Botërorit

17:12 | 06/06/2026
Sport

Pas Tares, tjetër goditje për Milanin: Tronditet edhe kapiteni

16:26 | 06/06/2026
Next Post

Refuzojeni atë taksë, jo si kosovarë, por si qytetarë

Kërcet arma në Shkodër, plagoset 1 person

Lë nam De Biasi, bëhet hit në rrjetet sociale (Video)







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com