BE dhe Britania e Madhe u dakordësuan për prioritet dhe kalendarin e negociatave për Brexit, në përfundim të takimit të parë zyrtarë mes negociatorëve të dy palëve në Bruksel.
Çështjet më me prioritet, si të drejtat e qytetarëve, shtetasve të BE-së të vendosur në Britaninë e Madhe dhe britanikëve resident në territorin e Bashkimit Evropian, do të paraqiten nga kryeministrja britanike, Theresa May që prej samitit evropian parashikuar në fund të javës në Bruksel.
“Menjëherë, ne do të publikojmë të hënën më 26 qershor një dokument të detajuar që shfaq linjat e mëdha të ofertës sonë dhe që besoj se do të jetë i bazuar mirë për arritjen e një marrëveshjeje”, theksoi ministri britanik i ngarkuar me Brexit, David Davis në një konferencë të përbashkët shtypi me kryenegociatorin e BE-së Michel Barnier.