Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Breshëri plumbash në autostradë, si fitoi lirinë pas burgut përjetë kunati i Lul Berishës

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Breshëri plumbash në autostradë, si fitoi lirinë pas burgut përjetë kunati i Lul Berishës

Plarent Dervishajt, qe dje iu be atentat ne autostrade, njohur si kunati i Lul Berishes, në prill të vitit 2015, edhe pse ishte një nga personat më të kërkuar nga Interpol dhe FBI, (dyshohej se fshihej në SHBA), u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, edhe pse akuzohej për të paktën vrasjen e katër personave dhe plagosjen e tre të tjerëve.

Ky vendim erdhi pasi më parë Gjykata e Lartë ktheu për rigjykim vendimin e dhënë në korrik 2012 nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në Tiranë, që e dënonte Dervishajn me burgim të përjetshëm.

Vendimi i Gjykatës së Lartë theksonte se nuk kishte prova për dënimin e tij dhe për këtë arsye urdhëroi kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë me tjetër trup gjykues. Dënimi i Dervishajt, por edhe i shumë anëtarëve të tjerë të “Bandës së Durrësit”, me në krye Lulzim Berishën, ishin dënuar kryesisht mbi bazën e dëshmisë së dhënë nga i penduari i grupit dhe bashkëpunëtori i drejtësisë, Dritan Coli, i cili shumë herë përmend dhe emrin e të plagosurit tjetër, Juljan Meçe.

“Duke i analizuar dhe vlerësuar me kujdes të gjitha aktet dhe provat e mësipërme, nëpërmjet ‘cross-examination’, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë konstaton se, deklarimet e bëra në seancë gjyqësore nga i gjykuari Dritan Coli, në lidhje me pjesëmarrjen e të gjykuarit Plaurent Dervishaj, si bashkëpunëtor, në rolin e ekzekutorit, në kryerjen e veprës penale të: ‘Vrasjes me paramendim’, në bashkëpunim në dëm të shtetasit Dritan Sallaku, si dhe të veprave penale të ‘Vrasjes me dashje’, në bashkëpunim, ngelur në tentativë, në dëm të shtetasve Ilir Nelaj dhe Agim Rexhepi, mbeten të vetme dhe nuk përputhen apo nuk shoqërohen me asnjë provë tjetër direkte apo indirekte”, thuhej në vendimin e Gjykatës së Lartë, arsyetim i përdorur dhe në vrasjet e tjera, për të cilat akuzohej Dervishaj.

Gjyqtarët që rrëzuan akuzat ndaj Plarent Dervishajt në Gjykatën e Lartë ishin Shkëlzen Selimi, Artan Zeneli dhe Andi Çeliku. Dy të parët të shkarkuar nga vetingu, ndërsa i fundit u largua me dëshirën e tij nga sistemi i drejtësisë për të shmangur kalimin në veting. Këta gjyqtarë, në këtë vendim, përveç rrëzimit të dënimit të Dervishajt, rrëzuan dhe një pjesë të akuzave për Lulzim Berishën, duke hequr dënimin me burgim të përjetshëm dhe lënë një vendim me 25 vite burg, raporton Panorama.

Gjyqtarët kundër në vendimin e kolegjit të Gjykatës së Lartë, që i dha pafajësinë Dervishajt, ishin Admir Thanza dhe Ardian Dvorani, të cilët i dhanë të drejtë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda për dënimin me burg të përjetshëm të Dervishajt.

Adriatik Coli

Dëshmia për vrasjen e Tan Sallakut

Për vrasjen e Dritan Sallakut dhe plagosjen e dy personave të tjerë më 17 tetor 1998, i penduari Dritan Coli rrëfeu para Gjykatës se si Plarent Dervishaj kishte bërë rolin e “heroit” në këtë ngjarje. “Atë ditë që u vendos me i gjujt Tan Sallakut, Luli më nis për të shkuar në Tirane te Geri, nuk ia di emrin e plotë, ai shoqërohej me Denin, pronarin e lokalit “Berluskoni”… Kur i ra telefoni Lulit, ne ishim ne tavolinë dhe Luli gërthiti, ec se ka ardhur Tani… Pasi foli Luli, ata hipëm në makinën BMV. Ishte Luli shofer, Klodian Saliu pasagjer, Ilir Xhunga dhe Plaurent Dervishi mbrapa dhe u nisën te lokali ku ishte Tani, sipas njoftimit që morën në telefon. Më pas, kam mësuar se Klodi kishte nxjerrë dorën nga makina brenda për të qëlluar, por pistoleta nuk kishte shkrepur. Pastaj, mbrapa Klodit ishte Plarenti, i cili nxori ‘Skorpionsin’ dhe gjuajti”, thuhet në dëshminë e Colit.

Lirimi i Lul Berishës dhe Indrit Taullait

Dënimi i anëtarëve të “Bandës së Durrësit” ishte një nga gjyqet më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë në vend. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda dënoi me burg të përjetshëm disa nga emrat kryesorë të bandës, siç ishin Lulzim Berisha, Indrit Taullai, Endrit Dokle dhe mes tyre edhe Plarent Dervishaj. Aktualisht, vetëm Endrit Dokle ndodhet në burg, pasi Berisha dhe Taullai kanë përfituar ulje dënimi, nga 25 vite burg që morën si përfundim. Lulzim Berisha u lirua më 5 dhjetor 2016 me një vendim të diskutueshëm nga Gjykata e Apelit dhe një sërë vendimesh të tjera të dyshimta, përfshi një garanci nga kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Prokuroria nisi pas kësaj hetimet për gjykatësit që kishin dhënë ulje dënimi, ndërsa urdhëroi edhe arrestimin e dy zyrtarëve të Burgut të Durrësit, që dyshohen për falsifikim dokumentesh që kishin ndihmuar lirimin. Indrit Taullai, i dënuar me 25 vite burg, fitoi lirinë më 29 qershor 2017, duke kryer vetëm 14 vjet burg. Ai u lirua, pasi Gjykata e Lartë pranoi kërkesën e avokatit të tij dhe vlerësoi se gjendja shëndetësore e të dënuarit ishte e rëndë dhe “qëndrimi në burg i rrezikonte seriozisht jetën”, edhe pse ishte dënuar për tre vrasje.

Historiku i krimeve të Bandës së Durrësit

 17 tetor 1998

Organizata kriminale e drejtuar nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu akuzohet për vrasjen e shtetasit Dritan Sallaku, më 17 tetor të vitit 1998.

29 tetor 1998

Pa kaluar as dy javë nga vrasja e parë, mbi bandën e Durrësit rëndon akuza e dy vrasjeve të tjera. Bëhet fjalë për ekzekutimin e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja më 29 tetor 1998. Në këtë ngjarje u plagos edhe Marsel Sotiri.

22 gusht 1999

Një vit më vonë, i vetmi person që arriti t’i mbijetojë atentatit të 29 tetorit 1998. Ai që mbeti i plagosur një vit më parë, Marsel Sotiri, më u ekzekutua në një pritë, në lagjen Plazh të qytetit të Durrësit.

9 korrik 2000

Prokuroria akuzon bandën për një tjetër vrasje. Këtë herë për atentatin ndaj Dritan Dishës. Kjo vrasje ka ndodhur më 9 korrik 2000 në fshatin Shënavlash të Durrësit.

14 janar 2002

Një tjetër vrasje i është faturuar organizatës kriminale Berisha-Saliu. Më 14 janar të vitit 2002 i kanë zënë pritë dhe më pas është ekzekutuar shtetasi Ervin Lame në lagjen numër 3 të Durrësit

 2003

Në vitin 2003, si pasojë e kontradiktave të brendshme, organizata është ndarë në dy organizata të tjera, të kryesuara respektivisht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Të dyja këto organizata tashmë janë bërë rivale të njëra- tjetrës duke filluar një luftë ndërmjet tyre.

26 shkurt 2005

Pas kësaj ndarjeje, organizata e kryesuar nga Lulzim Berisha ka marrë hak ndaj rivales së saj duke organizuar atentatin për vrasjen e Klodian Saliut. Një nga ish-bashkëpuntorët më të ngushtë të Lul Berishës, Saliu u vra 26 shkurt të vitit 2005, pranë fshatit Maminas të rrethit të Durrësit.

13 tetor 2005

9 muaj më pas ka ardhur edhe kundërpërgjigja e ish- organizatës së Klodian Saliut. Tashmë ajo drejtohet nga Indrit Dokle, i cili akuzohet se ka kryer vrasjen e Avni Gashit, më 13 tetor 2005 në Tiranë. Pas vrasjes, trupi i Gashit është hedhur në fshatin Romanat të Durrësit.

30 tetor 2005

Hakmarrja e grupit të kryesuar tanimë nga Indrit Dokle nuk është ndalur me kaq, por 27 ditë më vonë ai ka organizuar vrasjen e Ilir Kolgjinit, mik i Lul Berishës. Vrasja ka ndodhur më 30 tetor të vitit 2005 pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Seriali i vrasjeve u bë edhe më i qartë kur në pranverën e vitit 2006 u arrestuan shtatë persona, mes të cilëve katër të akuzuar si vrasës me pagesë.

Tags: autostradëbreshëriburgutfitoikunatilirinëLul Berishëspërjetëplumbash

TË LIDHURA

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

23:42 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore
Aktualitet

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë, garë e ashpër në PS dhe PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë, garë e ashpër në PS dhe PD

22:31 | 17/05/2025
Next Post
Lyhet me benzinë dhe i vë flakën vetes/Familjarët: Nuk mundëm dot ta shpëtonim

Aksident në punë, humb jetën 60-vjeçari

Vettingu/ Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit të Krimeve të Rënda

Vettingu/ Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit të Krimeve të Rënda

Paralajmëron Berisha: Cunami i jashtëzakonshëm po vjen, Rama drejt vrimës së miut

Paralajmëron Berisha: Cunami i jashtëzakonshëm po vjen, Rama drejt vrimës së miut

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel
Bota

Shqipëria shkëlqen në Eurovizion, “Shkodra elektronike” mahnit me performancën në Basel

by mirseda
23:42 | 17/05/2025
0

Shqipëria sapo ka performuar në skenën gjigande të Eurovision Song Contest 2025, që shënon edicionin e 69-të...

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

Akuzat për dhunë dhe komunikimi me Gjestin, rrëfehet Jozi

22:57 | 17/05/2025
Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

Post “BBV 4”, Gjesti flet për jetën e tij: Më mungon koha me Eglin

22:45 | 17/05/2025
SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

22:42 | 17/05/2025
Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

Jozi flet për herë të parë pas incidentit me Gjestin, ka një mesazh për këngëtarin

22:40 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com