Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Brataj: Nëse njerëzit nuk ndërgjegjësohen, mund të kemi kufizime ekstreme

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Brataj: Nëse njerëzit nuk ndërgjegjësohen, mund të kemi kufizime ekstreme

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur rreth situatës së pandemisë, rritjen e rasteve me Covid, numrin e viktimave si edhe nëse do të merren masa më të rrepta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në intervistë me gazetaren Jonida Shehu në ”Abcnews”, Brataj u shpreh se shqetësimi ditët e fundit është rritur për shkak se ka një numër të lartë të personave të infektuar, ndërsa theksoi se ka një presion të shtuar për të mos marrë masa shtrënguese.

Rritja e të prekurve sipas tij ka ardhur për shkak të grumbullimeve. Gjithashtu Brataj komentoi se çfarë ndodh me personat që humbin jetën jashtë spitaleve covid, duke theksuar se në këto raste ka më shumë rëndësi menaxhimi i situatës.

Pjesë nga intervista në studio:

Pyetje: Si është situata e Covid?

Brataj: Kemi një shqetësim të shtuar, treguesit janë në rritje.

Pyetje: Ishte kjo e pritshme?

Brataj: Kjo ishte parashikuar për arsye të dimrit, festave, grumbullime e shumë gjërave që kanë ndodhur.

Përhapja e infeksioni, grumbullimi po ashtu edhe një mosrespektim nga masat.

Pyetje: Kush duhet të mbajë përgjegjësi për mosrespektim?

Brataj: Çdo institucion ka përgjegjësitë e veta. Nëse infeksioni është përhapur në këtë numër dhe nuk e kontrollon më infeksionin brenda parametrave atëherë kjo sjell përhapje të shpejtë.

Pyetje: Kur bëni deklarime për media njerëzit kuptojnë do shtrëngohen apo jo masat, duket sikur nuk ka pasur presion nga Komiteti?

Brataj: Po kërkohet me çdo kusht të mos merren masa shtrënguese, sepse kjo do të ndikonte në shtresa të ndryshme të shoqërisë.

Pyetje: Dhjetori i këtij viti ka thuajse dyfishim të vdekjeve?

Brataj: Pandemia sigurisht është shkaktari kryesor.

Llogariten gjithmonë persona që vdesin nga koronavirusi në spitalet Covid. Nuk e di si veprohet në këtë moment me vdekjet në banesë. Jemi në pandemi dhe përcillen gjithmonë mesazhe negative. Jemi në pandemi dhe situata po monitorohet. Çdo institucion bën llogari me gjendjen aktuale. Ne jemi në pandemi, normal do të ketë më shumë viktima. Kujtojmë se nga çdo sëmundje vdesin më shumë se sa kaq.

Pyetje: A duhet të shtrëngohen masat?

Brataj: Numri i vdekjeve është i lidhur me përballjen e sistemit. Nuk është thjesht marrja e masave për uljen e infeksionit. Çfarë masash shtrënguese të merren?

Pyetje: Ju shqetësoheni për protestat?

Brataj: Jo nuk frikësohem, detyra ime është që situata të jetë në kontroll dhe e kemi në kontroll, por si sëmundje un nuk i ndaloj dot komplikancat e kësaj sëmundje.

Sëmundja nuk ka një terapi të mirëfilltë në të gjithë botën. Me këtë sëmundje unë e kuroj dhe pas 1 apo 2 muaji mund të dal pozitivë. Është e gjithë bota në një pandemi .

Pyetje: Çfarë kemi bërë dhe çfarë nuk kemi bërë si duhet në këtë pandemi?

Brataj: Nuk vlerësohet sot se çfarë është bërë para 3 muajsh. Sa më shumë zgjatet koha aq më shumë ka mundësi që të neglizhohen masat.

Pyetje: Tani duket sikur nuk i referoheni më shifrave të viktimave për të marrë vendime?

Brataj: Shifrat janë gjithmonë para syve. Por nëse njerëzit nuk ndërgjegjësohen si e gjithë bota, detyrimisht mund të kalojë në një masë ekstreme.

Pyetje: Kur merren masa shtrënguese ?

Brataj: Sapo të fillojë kalimi i skenarit 4, ezaurimi i spitaleve. Kur kalon mbi 500 për 100 mijë banorë atëherë duhet të shqetësohemi.

Gjatë fjalës në studio, Brataj tha se në raste kur nuk kanë komplikacione si vështirësi në frymëmarrje, kjo sëmundje kurohet në shtëpi si gripi,

Pyetje: Ju shqetësojnë ata që vdesin jashtë spitaleve? Ka një plan B për këtë grup njerëzish dhe që ndoshta nuk shënohen as si vdekje Covid?

Brataj: Nuk më shqetëson fakti se vdes apo jo nga covid-i, me shqetëson menaxhimi para se të mbërrijë në atë situatë. Për ne janë njësoj. Edhe pse sot jemi në pandemi dhe do të kemi më shumë humbje jete.

Pyetje: Sistemi shëndetësor është atakaur nga Covid dhe të sëmurët e tjerë kanë mbetur jashtë vëmendjes?

Brataj: Jo, sistemi shëndetësor ka një sallë rezervë për këtë situatë. Kemi 744 mijë thirrje nga 9  marsi.

TË LIDHURA

Zjarr në grumbull gomash në Fushë-Milot, tymi pengon trafikun
Aktualitet

Zjarr në grumbull gomash në Fushë-Milot, tymi pengon trafikun

20:47 | 03/11/2025
Spiropali takon Thaçin në Hagë: Gjykata Speciale të japë drejtësi për krerët e UÇK-së
Politikë

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Gjykata Speciale të japë drejtësi për krerët e UÇK-së

20:07 | 03/11/2025
Kushtetuesja rrëzoi Qeverinë për Veliajn, Teliti: Beteja për Tiranën vazhdon
Politikë

Kushtetuesja rrëzoi Qeverinë për Veliajn, Teliti: Beteja për Tiranën vazhdon

20:03 | 03/11/2025
Next Post
Skandali me sanitaren, vjen reagimi i parë nga Rama

Zbulohen mesazhet përgjëruese që pacientja në prag vdekje i dërgonte Tires

Na ishte njëherë e një kohë/ Historia e shprehjes me të cilën nis çdo përrallë

Na ishte njëherë e një kohë/ Historia e shprehjes me të cilën nis çdo përrallë

‘Rama më sulmoi personalisht’/ Basha: Shqipëria humb shumë nëse ai nuk largohet

'Rama më sulmoi personalisht'/ Basha: Shqipëria humb shumë nëse ai nuk largohet







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Zjarr në grumbull gomash në Fushë-Milot, tymi pengon trafikun
Aktualitet

Zjarr në grumbull gomash në Fushë-Milot, tymi pengon trafikun

by mirseda
20:47 | 03/11/2025
0

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të hëne një vendgrumbullim gomash makinash në zonën e Fushë-Milotit....

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Gjykata Speciale të japë drejtësi për krerët e UÇK-së

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Gjykata Speciale të japë drejtësi për krerët e UÇK-së

20:07 | 03/11/2025
Kushtetuesja rrëzoi Qeverinë për Veliajn, Teliti: Beteja për Tiranën vazhdon

Kushtetuesja rrëzoi Qeverinë për Veliajn, Teliti: Beteja për Tiranën vazhdon

20:03 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Sigurimi i makinave/ Zbardhet kërkesa e Kuvendit drejtuar AMF-së: Rishikoni formulën bonus-malus

Sigurimi i makinave/ Zbardhet kërkesa e Kuvendit drejtuar AMF-së: Rishikoni formulën bonus-malus

18:49 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com