‘Rama më sulmoi personalisht’/ Basha: Shqipëria humb shumë nëse ai nuk largohet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave që bëri sot kryeministri Edi Rama për të dhe programin ekonomik të PD.

Basha tha se po sulmohet personalisht nga Rama, dhe sipas tij kjo bëhet vetëm sepse ai prezantoi planin përpara shqiptarëve.

Ai u shpreh i bindur se Rama nuk ka çfarë bën pas 8 vitesh dështim dhe se Shqipëria do të humbasë shumë nëse nuk largohet Rama.

Postimi i Bashës në rrjetin social, Facebook

Rama vendosi të më sulmojë sot personalisht vetem sepse unë prezantova këtë plan ekonomik para te gjithe jush.

Rama papritmas u kujtua të bënte edhe ca premtime të tjera boshe, a thua se ai tani është në gjendje të bëje atë që nuk e arriti dot ta bënte për 8 vjet me radhë.

Dua të jem i qartë:

Rama nuk bën dot asgjë pas 8 vjet dështimesh.

Shqipëria nuk do të arrijë dot asgjë nëse nuk largojmë Ramën.

Prandaj është qëllimi ynë që në këto zgjedhje, të largojmë Ramën në mënyrë që t’i sjellim Shqipërisë ndryshim dhe shpresë.

Në 25 Prill, Shqipëria do të fitojë dhe Rama do të humbë!