Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Boza, vlerat ushqyese dhe historia e origjinës shqiptare

8 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Boza, vlerat ushqyese dhe historia e origjinës shqiptare

Shqiptare apo produkt i Perandorisë Osmane? Cila është origjina e vërtetë e bozës? Ndoshta jo shumëkush e di, por historia e kësaj pijeje, nuk do të ishte e plotë pa përmendur Haxhi Sadikun, shqiptarin që ngriti një dyqan të famshëm të prodhimit të bozës në Stamboll në vitin 1876. Dyqani “Vefa Bozacisi” ndodhet akoma aty pranë Xhamisë së Sulltan Sulejmanit. Dyqani ndodhet në një ndërtesë druri dhe i vetmi ndryshim që pasardhësit e Sadikut kanë bërë është zëvendësimi i kontenierëve prej druri ku prodhohej boza me ato të mermerit.

Boza është rezultat i një fermentimi të kujdesshëm. Armenët prodhojnë një lloj boze më të thartë, ndërsa shqiptarët prodhojnë bozën e ëmbël pa alkool. Pikërisht kjo bozë marrosi sulltanët e perandorisë Osmane.

Boza shitej në të gjithë Shqipërinë gjatë komunizmit, por e humbi popullaritetin pas rënies së regjimit dhe prishjes së punishteve të ëmbëlsirave duke u bërë pothuajse e panjohur veçanërisht në jug të vendit. Tani boza shitet pothuajse në të gjitha marketet në Tiranë dhe jo vetëm.

Thuhet se të parët që e “shpikën” bozën shqiptare ishin goranët e Kukësit, të cilët krijuan një traditë të çmuar të saj, shkruan AgroWeb. Sot, ajo prodhohet nga firma dhe familje të ndryshme gati në të gjithë Ballkanin dhe mendohet se përbën një “thesar” ende të pazbuluar mirë. E shëndetshme, e përvetësueshme, e shijshme, e pasur me fermente që ndihmojnë tretjen dhe pengojnë zhvillimin e mikro-organizmave të purifikimit të zorrëve, e dobishme për të gjithë, të sëmurë dhe të shëndetshëm, të mëdhenj e të vegjël. Me pak fjalë magjike.

Për një numër familjesh të komunitetit goran në rrethin e Kukësit, kryesisht të fshatrave Borje, Zapod, Shishtavec etj, në historinë e tyre të biznesit dhe veprimtarisë esnafe, boza zë një vend të veçantë. Është një pije freskuese e përhapur kryesisht prej tyre në vendet e Ballkanit dhe më gjerë në Lindje, aty ku gjenden profesionistët, që njihen me emrin usta, e që dinë ta prodhojnë.

Boza e melit është më e mira, por sot zor se prodhohet më, pasi kushton shumë. Por edhe boza e misrit është me shumë vlera.

Vlerat e bozës

Boza ka disa dobi për shëndetin siç janë: normalizimi i tensionit të gjakut, rritja e prodhimit të qumështit tek gratë që kanë fëmijë në gji, si edhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Boza është një ushqim i vlefshëm pasi përmban vitamina A, C, E, dhe katër lloje vitaminash B. Ajo ka vlera ushqimore për shkak të nivelit të lartë të proteinës, kalciumit, hekurit, fosforit, zinkut, thiaminës, niacinës dhe riboflavinës. Boza është një pije që të jep energji dhe forcë. Ajo ka baktere mjaft të mira dhe rekomandohet për atletët si edhe gratë shtatzënë.

Boza ka katër përbërës kryesorë: kokrra meli, miell misri ose gruri, sheqer, ferment (farë buke ose bozë e mëparshme) dhe ujë. Boza shqiptare dallon nga bozat e prodhuara në vendet tjera ngaqë përbërësi kryesor i saj është misri, kurse në Turqi, Bullgari e Maqedoni mund të jetë gruri, elbi, meli dhe qiqrat.

Pas prodhimit, boza duhet të ruhet në një temperaturë prej 2-3 gradë Celsius, temperaturë në të cilën boza mund të ruhet për rreth një muaj. Boza nuk duhet të lihet në ngrirje, pasi kjo sjell ndarjen e ujin nga lënda e thatë.

Shija e bozës varion nga lloji i drithit të përdorur. Një shishe bozë e përgatitur nga drithëra të ndryshëm ka sipas studiuesve, 12.3 % sheqer, 1.06% proteina dhe 0.07% yndyra. Në vendin tonë ajo prodhohet si një pije freskuese gjatë gjithë vitit.

Tags: Bozahistoriorigjinepijevlera

TË LIDHURA

Përplasje e re mes Nicki Minaj dhe Cardi B, përfshihen edhe fëmijët
Kuriozitete

Përplasje e re mes Nicki Minaj dhe Cardi B, përfshihen edhe fëmijët

12:52 | 01/10/2025
Inteligjenca artificiale do të kërkojë për ju shpirtin binjak
Kuriozitete

Inteligjenca artificiale do të kërkojë për ju shpirtin binjak

14:38 | 30/09/2025
Sulmi kibernetik futi në kaos aeroportet e Europës, autoritetet angleze arrestojnë 40-vjeçarin që dyshohet se fshihet pas tij
Kuriozitete

Sulmi kibernetik futi në kaos aeroportet e Europës, autoritetet angleze arrestojnë 40-vjeçarin që dyshohet se fshihet pas tij

14:30 | 24/09/2025
Next Post
Siri, për një muaj vriten 472 civilë

Siri, për një muaj vriten 472 civilë

Kukan në krye të Misionit Mbikëqyrës të BE-së për zgjedhjet në Shqipëri

Kukan në krye të Misionit Mbikëqyrës të BE-së për zgjedhjet në Shqipëri

LAJM I FUNDIT/ Tërmeti “shkund” Tiranën

LAJM I FUNDIT/ Tërmeti “shkund” Tiranën

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Gjermania miraton eksportin e mallrave ushtarake me vlerë 2.46 milionë euro në Izrael
Bota

Gjermania miraton eksportin e mallrave ushtarake me vlerë 2.46 milionë euro në Izrael

by mirseda
22:52 | 01/10/2025
0

Gjermania ka miratuar eksporte armësh në Izrael me vlerë të paktën 2.46 milionë euro (2.9 milionë dollarë)...

Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në një pjesë të madhe të centralit bërthamor të Çernobilit

Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në një pjesë të madhe të centralit bërthamor të Çernobilit

22:30 | 01/10/2025
Barcelona dhe PSG dhurojnë spektakël në pjesën e parë, Juve në disavantazh në Champions

Barcelona dhe PSG dhurojnë spektakël në pjesën e parë, Juve në disavantazh në Champions

22:16 | 01/10/2025
Fotot dhe intervistat për varrimin e vëllait të Gjestit, Dafina Zeqiri reagon ashpër: U trondita

Fotot dhe intervistat për varrimin e vëllait të Gjestit, Dafina Zeqiri reagon ashpër: U trondita

21:52 | 01/10/2025
Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin

21:17 | 01/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com