Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Botohet udhëzimi, fillon zyrtarisht rivlerësimi i pasurive të paluajtshme

5 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Botohet udhëzimi, fillon zyrtarisht rivlerësimi i pasurive të paluajtshme

Të gjithë ata që prisnin që të rivlerësonin shtëpitë e tyre, më në fund mund ta bëjën duke filluar që sot. Ndonëse ligji që lejonte rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme ka hyrë në fuqi që në 1 janar, zbatimi i tij nuk kishte nisur ende, për shkak të mungesës së udhëzimit, i cili është publikuar sot në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë.

Udhëzimi parashikon se të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi, pasuri të paluajtshme (tokë dhe/ose ndërtesë) të regjistruar ose që fitojnë pronësinë dhe e regjistrojnë atë deri në datën 30 shtator 2020, kanë të drejtë që brenda këtij afati të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut. Këtu përfshihen dhe rastet, kur për pasurinë e paluajtshme është bërë edhe më parë rivlerësimi.

Individi mund të zgjedhë vullnetarisht nëse rivlerësimin e pasurisë do ta bëjë ASHK-ja apo një ekspert i vlerësimit të pasurive, i licencuar nga institucionet përkatëse. Për të përfituar nga rivlerësimi, nëpërmjet pasqyrimit të tij në regjistrin e pasurive të paluajtshme, individi duhet të paguajë më parë tatimin e rivlerësimit (3% e bazës së tatueshme) dhe tarifën e shërbimit, sipas ligjit nr. 90/2019.

Në rast se individi ka në pronësi më shumë se një pasuri të paluajtshme dhe do të bëjë rivlerësimin e secilës prej tyre, procedura e rivlerësimit është individuale për secilën prej këtyre pasurive.

LLOGARITJA E BAZËS SË TATUESHME PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË PËR INDIVIDËT

Në rast se individi zgjedh që rivlerësimin e pasurisë ta bëjë ASHK-ja, ai bëhet me çmimet minimale fiskale, që janë në fuqi në momentin e kryerjes së procesit të rivlerësimit dhe në përputhje me përcaktimet e udhëzimit për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme. Në këtë rast, baza e tatueshme, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së dalë nga rivlerësimi (sipas çmimeve minimale fiskale në fuqi) dhe vlerës së zbritshme.

Në rast se individi zgjedh rivlerësimin e pasurisë nga një ekspert i licencuar, baza e tatueshme, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë dhe vlerës së zbritshme. Në çdo rast, vlera e pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë nga eksperti i licencuar nuk mund të jetë më e vogël se çmimi minimal fiskal.

Vlera e zbritshme, si në rastin e pikës 4 dhe në atë të pikës 5, është vlera e pasurisë sipas së aktit të regjistruar (të fitimit të pronësisë) ose ajo sipas rivlerësimit të mëparshëm (për të cilin është paguar më parë tatimi).

Në rastet kur pasuria e paluajtshme rezulton e regjistruar pa një kontratë shitjeje, atëherë për të përcaktuar vlerën e zbritshme, drejtoria vendore e ASHK-së bazohet në vlerën e çmimeve minimale fiskale në çastin e regjistrimit të aktit të fitimit të pronësisë.

Për zbatimin e këtij udhëzimi, brenda 5 ditëve nga hyrja e tij në fuqi, Ministria e Financave dhe Ekonomisë i kërkon Ministrisë përgjegjëse për infrastrukturën dhe Entit Kombëtar të Banesave listën e çmimeve të kostos mesatare të ndërtimit të banesave, në format digjital (Excel).

PARAQITJA DHE ADMINISTRIMI I KËRKESËS PËR RIVLERËSIM NGA INDIVIDËT

Aplikimi online

Individi ose përfaqësuesi i tij aplikon online për shërbimin e rivlerësimit të pasurisë, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania. Në mënyrë që të pajiset me dokumentin zyrtar që pasqyron regjistrimin e rivlerësimit, ai duhet të aplikojë edhe për shërbimin e pajisjes me kopje të kartelës së pasurisë së paluajtshme ose të vërtetimit (për pasuritë që nuk i janë nënshtruar regjistrimit fillestar). Aplikimi për shërbimet i drejtohet drejtorisë/zyrës vendore të ASHK-së që është kompetente për territorin ku gjendet pasuria e paluajtshme.

Individi që aplikon online për rivlerësimin e pasurisë duhet të plotësojë në rubrikat përkatëse të platformës e-Albania, të dhënat identifikuese të pasurisë që kërkohet të rivlerësohet. Nëse individi nuk plotëson rubrikat që identifikojnë pasurinë, ai duhet, detyrimisht, të ngarkojë në platformë kopje të skanuar të dokumentit të pronësisë që disponon për pasurinë.

Punonjësi i drejtorisë vendore të ASHK-së shqyrton aplikimin, duke verifikuar:

  1. a) identifikimin e pasurisë sipas përcaktimeve
  2. b) legjitimimin e individit aplikues. Punonjësi verifikon nëse individi që ka paraqitur kërkesën për rivlerësim (ose i përfaqësuari) është pronar apo një nga bashkëpronarët e pasurisë që kërkohet të rivlerësohet.

Përjashtimisht, kur individi kërkon rivlerësimin sipas aktit të ekspertit të licencuar, dërgimi nëpërmjet platformës, i faturës së tatimit të nënshkruar dhe të vulosur elektronikisht, së bashku me tarifën e shërbimit, kryhet vetëm pasi të jetë administruar fizikisht (me postë) akti origjinal i vlerësimit të pasurisë, i nënshkruar dhe i vulosur nga eksperti vlerësues i pasurisë, si dhe fotokopje e njësuar e licencës së tij. Për këtë, individi krahas aplikimit online, duhet të dërgojë me postë në zyrën/në drejtorinë vendore të ASHK-së dokumentacionin fizik të mësipërm.

Aplikimi në sportel

Përjashtimisht, në rastet kur është e pamundur të administrohet aplikimi nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania, aplikimi kryhet pranë zyrës pritëse (sportelit) në drejtorinë/zyrën vendore kompetente, duke paraqitur “Kërkesën për rivlerësim”, sipas formularit (shtojca nr. 1) që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij udhëzimi.

Në mënyrë që të pajiset me dokumentin zyrtar që pasqyron regjistrimin e rivlerësimit, individi duhet të aplikojë edhe për shërbimin e pajisjes me kopje të kartelës së pasurisë së paluajtshme, ose të vërtetimit (për pasuritë që nuk i janë nënshtruar regjistrimit fillestar).

RIVLERËSIMI I PASURIVE TË PALUAJTSHME TË PERSONAVE JURIDIKË

Personat juridikë, të cilët kanë të regjistruara në pasqyrat financiare të vitit 2019, në zërin aktive afatgjata materiale, pasuri të paluajtshme me vlerë kontabël më të vogël se vlera e tregut, kanë të drejtë të bëjnë, brenda periudhës së zbatimit të këtij ligji, rivlerësimin e këtyre pasurive të paluajtshme me vlerën e tregut. Rivlerësimi me vlerën e tregut bëhet nga vlerësues të pasurisë, ekspertë të pavarur të licencuar nga institucionet përkatëse për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme.

Përfaqësuesi i personit juridik paraqet pranë drejtorisë rajonale tatimore, ku personi juridik është i regjistruar, dokumentet e mëposhtme:

  1. a) deklarimin vullnetar për rivlerësimin e pasurisë, sipas shtojcës nr. 2 bashkëlidhur këtij udhëzimi;
  2. b) prokurën për përfaqësuesin ligjor, nëse kjo procedurë kryhet nga një përfaqësues ligjor i caktuar prej tij;
  3. c) kopje të licencës së ekspertit të pavarur të vlerësimit të pasurisë;
  4. d) kopje të faturës së shërbimit të ekspertit të vlerësimit të pasurisë;
  5. e) aktin origjinal të vlerësimit të pasurive të paluajtshme, të nënshkruar dhe të vulosur nga vlerësuesi i pasurisë;
  6. f) pasqyrën financiare (bilancin kontabël) të vitit 2019, ku rezulton e regjistruar në zërin aktive afatgjata materiale, pasuria e paluajtshme që rivlerësohet, përfshirë anekset shpjeguese për aktivin afatgjatë material që rivlerësohet;
  7. g) kopjen e mandatit të pagesës për vlerësimin e pasurisë, në masën 5% të diferencës, ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël për pasuritë e paluajtshme të regjistruara në pasqyrat financiare. Pagesa kryhet në njërën nga bankat e nivelit të dytë për llogari të thesarit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, sipas formatit të përcaktuar në shtojcën nr. 4.

Personi juridik mban një kartelë të pasurisë së paluajtshme, ku evidenton vlerën përkatëse të pasurisë së paluajtshme që nga momenti i njohjes fillestare të aktivit dhe tatimin përkatës, të paguar sipas legjislacionit në fuqi./Monitor

Tags: botohetfillonpasurive te paluajtshmerivleresimiudhezimi

TË LIDHURA

Aksident në Astir/ Makina përplas këmbësorin te vijat e bardha
Aktualitet

Aksident në Astir/ Makina përplas këmbësorin te vijat e bardha

15:03 | 22/05/2025
Parlamenti rinis punimet në 29 maj, Spiropali firmos urdhrin
Aktualitet

Parlamenti rinis punimet në 29 maj, Spiropali firmos urdhrin

14:54 | 22/05/2025
Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës, zbardhet përmbajtja
Politikë

Rama i dërgon letër kryetares së Komunës së Preshevës, zbardhet përmbajtja

14:51 | 22/05/2025
Next Post
Bardhi: 2 mënyrat se si mund të mbrohet shteti, nga sundimi mafioz

Bardhi kritikon anti- KÇK: Karriera politike e Edi Ramës lidhet me krimin

“Show dhe gjysmë të vërtetat e Trumpit”

"Show dhe gjysmë të vërtetat e Trumpit"

Projektligji i ri/ Burrat pushim të barabartë me gratë kur të bëhen me fëmijë

Projektligji i ri/ Burrat pushim të barabartë me gratë kur të bëhen me fëmijë

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

Fituesi i Eurovision-it kërkon përjashtimin e Izraelit nga gara e vitit të ardhshëm
Bota

Fituesi i Eurovision-it kërkon përjashtimin e Izraelit nga gara e vitit të ardhshëm

by mirseda
16:07 | 22/05/2025
0

JJ, artisti austriak që triumfoi në Eurovision këtë vit në Bazel, ka ndezur debat pas thirrjes publike...

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
United, Shaw i kërkon falje tifozëve: Sezon negativ

United, Shaw i kërkon falje tifozëve: Sezon negativ

16:01 | 22/05/2025
Aksident në Astir/ Makina përplas këmbësorin te vijat e bardha

Aksident në Astir/ Makina përplas këmbësorin te vijat e bardha

15:03 | 22/05/2025
Largimi i heshtur i Conceição-s nga Milani, as konferencë për shtypin për lamtumirën

Largimi i heshtur i Conceição-s nga Milani, as konferencë për shtypin për lamtumirën

15:00 | 22/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com