Njëzet e pesë boshnjakë u shpallën fajtorë në dy çështje të ndryshme për krime lufte kundër civilëve dhe të burgosurve serbë në fillim të konfliktit ndërkomunitar (1992-95. Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria për Krime Lufte.
Njëmbëdhjetë ish-anëtarët boshnjakë të ushtrisë së Bosnje-Hercegovinës, u shpallën fajtorë për pjesëmarrje në një sulm më 10 qershor 1992 kundër qytetit serb të Cemernos, në rajonin e Ilijas në veri të Sarajevës.
“Ky sulm i sinkronizuar kundër këtij fshati ka shkaktuar të paktën 30 viktima me kombësi serbe, mes të cilëve gra dhe minorenë. Disa prej viktimave ishin torturuar dhe vrarë në mënyrë brutale”- konfirmoi zyra e prokurorit në aktin e akuzës.
Në një dosje tjetër, 14 ish-zyrtarë të forcave policore dhe ushtarë boshnjakë u shpallën fajtorë për krime lufte të kryera kundër disa dhjetëra serbëve, në Bradina, në rajonin e Konjic dhe në lokalitete të tjera të këtij rajoni.