E mërkurë, 19 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Turqi/Inxhinieri la profesoinin, tani rritë peshq të rrallë

Deniz Sisman, një inxhinier mekanik që si fëmijë kishte hobi ushqyerjen e peshqve të ujërave të ëmbël dhe të njelmët, la profesionin e tij për t’u përqendruar në atë që i tërhoqi vëmendjen, kultivimin e peshqve të rrallë në botë.

Sisman, i cili ka transformuar dyqanin e tij në Masko Mobilya Kenti, zonë industriale në Stamboll, në një vend kultivimi të llojeve të rralla të peshqve dhe koraleve, në pishina të mbyllura i kultivon peshqit e sjellë nga oqeanet dhe detet.

Ai kultivon peshq lloji i të cilëve rrezikohet nga zhdukja, duke përgatitur për ta kushte natyrale. Një kat të dyqanit e ka përshtatur për trajtim të peshqve në inkubacion dhe të sëmurë dhe vazhdon aktivitetin për adaptim në pishinat e mbyllura të peshqve që sillen nga vendet e jashtme.

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), Sisman tha se hobin e ruajtjes së peshqve e filloi me peshq të ujërave të ëmbla, duke shtuar se gjithmonë ka ëndërruar ruajtjen e gjallesave të detit. Ai theksoi se këtë hobi e ka zhvilluar me kalimin e kohës.

Pastaj fillova të hulumtoj më shumë. Solla burime nga jashtë shtetit dhe u përpoqa të zotëroj detajet. Më pas, në vitin 1991, krijova akuariumin e parë detar tropikal. Më pas, kur fillova punën si inxhinier, këtë e vazhdova si hobi. Ata që panë punimet e mia, përpiqeshin të më motivonin duke më thënë se unë duhet ta bëjë këtë punë. Pas një kohe, hobi nisi të shndërrohet në punën time. Pastaj e lash punën si inxhinier mekanik dhe iu përkushtova plotësisht akuariumit. I kushtova rëndësi punimeve për kultivim. E vërejta që ky kultivim është i rëndësishëm edhe për natyrën, edhe për vazhdimësinë e këtij hobi”, rrëfen Sisman.

Duke treguar që hobin me akuariumin e detit e ka nisur me “peshq klloun”, Sisman tha që u janë dashur dhjetë vjet për të kaluar fazën e prodhimit.

“Pastaj fillova me korale. Aktualisht, pothuajse të gjitha llojet që ushqehen në akuariumet detare, janë kultivuar dhe prodhuar këtu. Gjatë shkuarjes jashtë vendit për nevojat e punës, fillova që atje të marr përbërësit e nevojshëm. Nisa që nëpërmjet forumeve të internetit, të bëj shkëmbim idesh me hobistët e vendeve të jashtme”, tha Sisman, duke theksuar që ka hasur në vështirësi, meqë asokohe numri i burimeve dhe atyre që kultivonin peshq ishte i vogël.

 

Duke vënë në pah se disa lloje që ka kultivuar janë të parët në Turqi, ai shtoi se pas një kohe të caktuar nisi të punojë me lloje të rralla të peshqve.

Lexo edhe :   "Do t'i fshijmë gjurmët e kësaj fatkeqësie", Erdogan pranë shqiptarëve

– 8 lloje të “peshqve klloun” i kultivoi në mjedis të mbyllur. Sisman gjithashtu pohoi se në pishinat e mbyllura kultivon 8 lloje të “peshqve klloun” dhe se pos tyre, kultivon dhe i prezanton para hobistëve edhe peshkaqenë, lloje karkalecash, kuaj deti, lepuj deti dhe korale të vrazhda dhe të buta.

 

Ai tregon se kultivimi i peshqve klloun ka zgjatur katër vite.

“Pos llojeve të shumta të peshqve, posedoj dhe peshkun e rrallë klloun buzëkaltër. Gjithashtu prodhoj dhe peshkun kardinal bangaai, karkalecin pepermint, një lloj ligaveci të quajtur bergia dhe një lloj të peshkut të Detit të Kuq të quajtur orchid dottyback. Kultivimi i tyre është më i vështirë në krahasim me peshqit klloun”, thotë ai.

Lexo edhe :   "Do t'i fshijmë gjurmët e kësaj fatkeqësie", Erdogan pranë shqiptarëve

 Adaptimi i gjallesave detare në mjedise të mbyllura

Duke treguar për kohën e adaptimit të gjallesave, Sisman tha: “Ata nuk e dinë se ajo që u hidhet nga lartë është ushqim. Prandaj, për t’ua mësuar këtë dhe për të gjetur ushqimin për të cilin kanë nevojë, duhet kaluar një proces. Këto procese duhet të udhëhiqen nga profesionistët e pastaj mund këtë mund ta bëjnë edhe hobistët”.

“Mund të ketë prej tyre që rrisin vetëm peshq të Amazonit, mund të duan bimët, rërën apo dhe gurët që gjenden atje. Mund të ketë prej atyre që duan pjesë oqeani nga ndonjë vend tjetër i botës. Nëse bëhet kjo, atëherë kësaj i themi akuarium tematik. Nëse në akuarium kam gjysmën e peshqve nga Amerika Jugore dhe gjysmën nga Afrika dhe bimët nga Azia, kësaj nuk mund t’i themi tematike. Pjesa më e rëndësishme është durimi. Sepse përpiqemi që sistemin natyror ta krijojmë në një mjedis të mbyllur. Duhet të imitojmë gjërat që na i ofron natyra”, tha Sisman, duke treguar se bashkëqytetarët tregojnë interes për akuariumet tematike.

Şişman gjithashtu theksoi se i jep shumë rëndësi fazës së kultivimit të gjallesave, duke shtuar se mund të hasen vështirësi gjatë adaptimit në akuarium, sidomos të gjallesave të ardhura nga rajonet tropikale.

“Por nëse kultivohen në sisteme të mbyllura, këto gjallesa do të kenë mesatare më të lartë të jetëgjatësisë”, tha Sisman.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kur Papa…dhe Erdogani flasin për vëllazëri…

Nga: Mentor Nazarko Vizita e djeshme e Presidentit Erdogan si gjithmonë nxiti polemika të shumta, disa të përsëritura. Ato fillojnë me reagimet fejsbukiane për datën...

Analiza e “Reuters”: NATO do të ketë rol dytësor nëse Rusia pushton Ukrainën

NATO-ja ka të ngjarë të përforcojë praninë e trupave të saj në Detin e Zi dhe Baltik, duke shmangur sulmet kibernetike nëse Rusia do...

Shtohet tensionet/”S’do haj nga dora jote”, agravon debati mes Ilirit e Monikës

Për shkak të mungesës së higjenës, banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” janë dënuar mëngjesin e sotëm. Ata duhet të lajnë me dorë...

Çfarë e bëri Napoleon Bonapartin aq të suksesshëm?

Historia e Napoleon Bonapartit është e pabesueshme. I lindur në një familje modeste fisnikësh në ishullin e Korsikës, ai i ngjiti shpejt shkallët e...

Aksidentohet autobusi me 29 pasagjerë shqiptarë në Bullgari

Një autobus me 29 pasagjerë nga Kosova, është aksidentuar në qytetin e Kyustendilit. Mediat bullgare raportojnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:30, kur...