Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Borxhi doganor, problem edhe vlerësimet dhe keq klasifikimet tarifore

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Borxhi doganor, problem edhe vlerësimet dhe keq klasifikimet tarifore

Borxhi doganor i kontabilizuar deri në fund të vitit 2018 ishte 27 miliardë lekë apo rreth 224 milionë euro. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të zhvilluar në vitin  2019 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe të publikuar këto ditë nënvizon se lista e debitorëve është shtuar me 233 subjekte të reja përgjatë një viti dhe me një vlerë të konsiderueshme.

Konkretisht sipas KLSH nga shqyrtimi i dokumentacionit, materialeve, si dhe të dhënave elektronike (data-base) të vëna në dispozicion nga Sektori i Monitorimit të Borxhit, rezulton se gjendja e borxhit doganor më 01.01.2018 paraqitet me 4521 raste, 2978 subjekte debitorë në vlerën 23,946,599 mijë lekë. Gjendja e borxhit më datë 31.12.2018 paraqitet me 4520 raste, 3211 subjekte debitorë në vlerën 27,596,148 mijë lekë, pra gjatë vitit ushtrimor 2018, borxhi doganor është shtuar me 233 subjekte debitorë ose 7.8 %, ndërsa në vlerë 3,649,549 mijë lekë ose 15.2 %.

“Nga zyra e borxhit pranë degëve doganore nuk janë ndjekur hap pas hapi masat dhe procedurat e përcaktuara në legjislacionin doganor si dhe udhëzimet përkatëse të nxjerra për këtë qëllim për rikuperimin e detyrimeve të papaguara nga subjektet debitore, ku për 1203 raste, për vlerën 3,299,965,219 lekë, nuk kanë vijuar procedurat me nxjerrjen e Urdhër Ekzekutimi për rikuperimin me forcë të detyrimeve të papaguara, duke bërë të mundur vazhdimin e veprimtarisë doganore në sistem të subjekteve debitore” thuhet në raport.

Keqklasifikimet tarifore dhe vlerësimet doganore 919 milionë lekë dëm

Të paktën 919 milionë lekë apo rreth 7.5 milionë euro është vlera e munguar e të ardhurave në buxhet për shkak të keqklasifikimit tarifor të artikujve nga ana e Doganave apo si rezultat i vlerësimit doganor të gabuar. Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave vë theksin pikërisht në këto pika ndërkohë që rekomandon që të merren masa për të kontabilizohet dhe arkëtohet ky detyrim.

KLSH sjell në vëmendje se nga auditimi si dhe nga ballafaqimi me personat përgjegjës gjatë auditimit në terren, shqyrtimit të observacioneve së bashku me dokumentacionin bashkëlidhur për aktet e mbajtura gjatë ballafaqimit në terren, si dhe shqyrtimit të observacioneve me dokumentacionin bashkëlidhur pas fazës së auditimit në terren, është konstatuar se “në dinamikën e veprimeve të përditshme të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka mospërputhje në procedura; të meta e mangësi në zbatimin e legjislacionit dhe akteve administrative që rregullojnë funksionimin e institucionit si në drejtim të procesit të vlerësimit e pranimit të deklaratave doganore të subjekteve të biznesit dhe individëve, objekt i veprimtarisë së doganave, të cilat kanë sjellë për pasojë mungesë të ardhurash për Buxhetin e Shtetit në shumën 919,541,437 lekë, nga të cilat shuma prej 919,463,101 lekë në fushën e auditimit të klasifikimit tarifor dhe vlerësimit doganor për 5003 raste dhe shuma prej 78,336 lekë në fushën e auditimit të procedurave të ndjekura lidhur me prokurimet publike”./Monitor

Tags: borxhidoganorkeq klasifikimetproblemtariforevleresime

TË LIDHURA

Berisha mbyll protestën: Opozita 1.5 orë për largimin e Ballukut.
Politikë

Berisha mbyll protestën: Opozita 1.5 orë për largimin e Ballukut.

19:46 | 17/11/2025
Opozita proteston poshtë zyrës së tij, Rama ‘thyen’ heshtjen dhe poston në rrjetet sociale
Politikë

Opozita proteston poshtë zyrës së tij, Rama ‘thyen’ heshtjen dhe poston në rrjetet sociale

19:33 | 17/11/2025
Këlliçi: Foltorja e sotme do të ja dalë; Veliaj u dërgua në burg në 2021
Politikë

Këlliçi: Foltorja e sotme do të ja dalë; Veliaj u dërgua në burg në 2021

19:21 | 17/11/2025
Next Post
Kim Jong ekzekuton zyrtarin e lartë: Përdori tualetin publik

Kim Jong ekzekuton zyrtarin e lartë: Përdori tualetin publik

Cakaj takon zyrtarin gjerman: Përpjekje për marrëveshjen e njohjes së patentave

Cakaj takon zyrtarin gjerman: Përpjekje për marrëveshjen e njohjes së patentave

Aksidentoi gruan 63-vjeçare, i sekuestrohet makina Ilda Bejlerit

Aksidentoi gruan 63-vjeçare, i sekuestrohet makina Ilda Bejlerit







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Rrëshqitje dheu në Itali: Dy persona të zhdukur; gjendet trupi i pajetë i një të riu gjerman
Bota

Rrëshqitje dheu në Itali: Dy persona të zhdukur; gjendet trupi i pajetë i një të riu gjerman

by mirseda
20:45 | 17/11/2025
0

Tre banesa u shembën në zonën e Cormons, pranë Gorizias në Itali, pas një nate me reshje...

Policia e Kosovës mohon pretendimet për të shtëna ndaj ushtrisë serbe

Policia e Kosovës mohon pretendimet për të shtëna ndaj ushtrisë serbe

20:10 | 17/11/2025
Droni rus godet anijen turke që transportonte gaz, Ankaraja akuza ndaj Moskës

Droni rus godet anijen turke që transportonte gaz, Ankaraja akuza ndaj Moskës

20:08 | 17/11/2025
Berisha mbyll protestën: Opozita 1.5 orë për largimin e Ballukut.

Berisha mbyll protestën: Opozita 1.5 orë për largimin e Ballukut.

19:46 | 17/11/2025
Opozita proteston poshtë zyrës së tij, Rama ‘thyen’ heshtjen dhe poston në rrjetet sociale

Opozita proteston poshtë zyrës së tij, Rama ‘thyen’ heshtjen dhe poston në rrjetet sociale

19:33 | 17/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com