Lojtari i Zonjës së Vjetër, Leonardo Bonucci u ka dhënë fund spekulimeve lidhur me largimin e tij nga Juventus.
Mbrojtësi i bardhezinjve refuzoi një transferim te Manchester City para sezonit 2016-2017 në favor të një qëndrimi të zgjatur në Torino, por raportet e fundit kanë pohuar se ai tani është i hapur për një sfidë të re.
Në media qarkulluan lajme se Bonucci ka pasur disa konflikte me Allegrin, ndërsa u përfol për një transferim të mundshëm të tij te Chelsea.
“Unë do lë Juventusin? Ky është vetëm spekulim”, tha Bonucci, i cili ka një kontratë me kampionët e Seria A deri në vitin 2021.