Krahas studentëve të cilët kanë hyrë sot në ditën e nëntë të protestës, edhe sot të shumtë ishin Qytetarët janë ngritur në protesta, ata kanë bllokuar disa akse rrugore në disa qytete të Shqipërisë.
Në të gjitha qytetet banorët kundërshtojnë rritjen e taksave dhe të çmimit të karburantit dhe për këtë bëjnë përgjegjëse qeverinë e drejtuar nga kryeministri, Edi Rama.
Një protestë e tillë po zhvillohet në këto momente në Shkodër, Berat, Durrës si dhe në Fushë-Krujë teksa me pankarta të ndryshme, protestuesit kanë kërkuar edhe largimin nga detyra të kryeministrit Rama. Ky tubim mbështetet nga Partia Demokratike, protesë kjo e cila ka filluar prej disa ditësh, ndërsa veprimet e tyre janë shoqëruar me thirrje të ndryshme.
Në Berat protestuesit bllokuan rrugën me pankarta “Mjaft premtime boshe” dhe “Stop rritjes së naftës”. Gjithashtu në Shkodër banorët kanë bllokuar rrugët hyrëse të qytetit duke djegur edhe goma, ndërsa pjesë e bllokimit është bërë edhe një mjet i policisë.