Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Bllokimet vazhdojnë, ja cilat janë pasojat psikologjike të pandemisë së Covid

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Bllokimet vazhdojnë, ja cilat janë pasojat psikologjike të pandemisë së Covid

Nga: Andrea Walton “Il Giornale”

Gjermania është e vendosur të ruajë bllokimin të paktën deri në fund të muajit maj. Kjo është ajo që u deklarua nga Ministri i Financave, Olaf Sholc, gjatë një interviste për“Bild am Sonntag”, ku deklaroi se “na duhet një program në mënyrë që të kthehemi në normalitet, por duhet të jetë një plan që mos të anulohet pas disa ditësh”.

Sipas tij qeveria federale duhet të jetë në gjendje të përcaktojë “një seri hapjesh të qarta dhe të guximshme” deri në fund të majit, për të lejuar rihapjen e restoranteve, dhe që qytetarët të mund të planifikojnë pushimet e tyre verore. Sholc gjithashtu sqaroi se kur të jetë e mundur do të njoftohet për rikthimin e njerëzve në teatro, koncerte dhe aktivitete sportive.

Çfarë po ndodh në Gjermani

Deklaratat pompoze të Sholc fshehin një detaj me rëndësi. Gjermania ka qenë nën një bllokim të pjesshëm që nga 2 nëntori 2020, kur baret, restorantet, kafenetë (përveç marrjes me vete të porosisë), muzetë, kinematë dhe teatrot janë mbyllur, dhe në një bllokim të fortë që nga mesi i dhjetorit kur mbylljet prekën edhe dyqanet jo thelbësore.

Gjithsesi, kufizimet nuk e kanë dobësuar Covid-19, qëi nxitur nga varianti britanik më infektiv dhe deri tani dominues, vazhdon që të shkaktojë probleme serioze për sistemin shëndetësor. Masat u lehtësuan për një periudhë të shkurtër në disa lande në fillim të marsit. Por dështimi për të rrafshuar kurbën e rasteve të reja çoi në ndërhyrjen e qeverisë qendrore.

Qeveria e udhëhequr nga kancelarja Angela Merkel miratoi kohët e fundit një ligj kombëtar anti-Covid, që do të vendosë kufizime shtesë, si shtetrrethimin nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në5 të mëngjesit, dhe mbylljen e re e aktiviteteve jo-thelbësore, në të gjitha ato lande në të cilat shkalla e incidencës i tejkalon 100 raste për 100 mijë banorë në 7 ditë. Ky është një bllokim i maskuar, pasi thuajse e gjithë Gjermania e tejkalon pragun e alarmit.

Çfarë thonë studimet

Rikthimi në gjendjen normale (para pandemisë) i njoftuar nga Sholc, mund të përplaset me një ndryshim të dukshëm në zakonet e qytetarëve, pikërisht për shkak të përhapjes së koronavirusit. Pandemia Covid-19 ka pasur një ndikim personal, social dhe ekonomik në popullsinë e botës, dhe shumë studime kanë zbuluar një rritje të ankthit, depresionit dhe ndjenjave të shqetësimit.

Njëra nga këto, e botuar në “Scientific Reports di Nature” në qershor 2020, me pjesëmarrjen e 6700 personave përfaqësues të të gjithë popullsisë italiane, tregoi se si gratë, të rinjtë, njerëzit me pasiguri profesionale, dhe individë me më pak mirëqenie ekonomike, treguan një nivel të rëndësishëm të depresionit.

Itai Danoviç, kreu i psikiatrisë dhe neuroshkencës në Qendrën Mjekësore Sedar-Sinai në Los Anxhelos, shpjegon se si përvojat traumatike të kaluara, si katastrofat e mëdha natyrore dhe krizat e shëndetit publik, janë shoqëruar me rritjen e konsumit të drogës, stresit post-traumatik dhe depresionit.

Faktorë të tjerë të stresit emocional janë shkaktuar nga izolimi social, papunësia dhe humbjet ekonomike. Frika që buron në masë nga karantina dhe që lidhet me infektimin, mundësinë e infektimit dhe krizën ekonomike, është përforcuar nga narrativa e lidhur me rritjen e rasteve. Dëshira e vazhdueshme për të mësuar më shumë, i ka nxitur njerëzit të besojnë në burime jo të besueshme.

Si kanë ndryshuar zakonet

Pandemia e ka prishur jetën e përditshme të të gjithëve, dhe ka sjellë ndryshime të dukshme brenda shoqërisë. Disa nga këto, të tilla si maskat e fytyrës dhe video-telefonatat, janë mjaft më të dukshme ndërsa të tjerat më pak.

Përdorimi i parave të gatshme është zvogëluar ndjeshëm, dhe sot blihen mesatarisht 40 për qind më pak rroba, pasi njerëzit nuk kanë mundësi t`i shohin dhe provojnë ato nga afër. Ata që kanë një punë janë përpjekur që të ruajnë kursimet e tyre dhe të investojnë më pak, pasi e ardhmja mbetet e pasigurt.

Udhëtimet kanë rënë ndjeshëm, darkat jashtë janë shndërruar në vakte që merren me vete, ndërsa sportet në natyrë preferohen më shumë sesa palestrat. Disa nga zakonet e reja janë rrënjosur aq shumë, sa që janë të destinuara të mbijetojnë nga kufizimet.

Në Spanjë, blerjet në internet përbëjnë 14 për qind të shitjeve, krahasuar me 9 për qind në vitin 2019, dhe rritja e regjistruar në një vit ka qenë shumë e madhe. Prania e spektatorëve në kinema ra nga 105.5 milion në vitin 2019, në 28.2 milion në vitin 2020, dhe teatrot përjetuan një rënie prej 62 për qind të numrit të spektatorëve.

Kalimi i më shumë kohe në shtëpi,për disa mund të nënkuptojë falimentimin. Në rastin e sektorit të hotelierisë, në Spanjë rreth 85.000 bare dhe restorante u mbyllën, nga 316.000 që operonin në vitin 2019, ndërsa shpërndarësit e ushqimit në shtëpi si “JustEat” dhe “Glovo”, të cilët e dyfishuan numrin e restoranteve me të cilët bashkëpunuan, u pasuruan shumë.

Burimi i lajmit: https://it.insideover.com/societa/impatto-psicologico-della-pandemia-covid.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: bllokimCOVID-19Pasojat

TË LIDHURA

Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika
Bota

Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

22:00 | 02/09/2025
Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez
Bota

Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

21:44 | 02/09/2025
Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina
Bota

Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

21:27 | 02/09/2025
Next Post
Ushqimet që mbrojnë shëndetin e trurit dhe rrisin jetëgjatësinë e njeriut

Ushqimet që mbrojnë shëndetin e trurit dhe rrisin jetëgjatësinë e njeriut

Sa i rrezikshëm është “mutanti i dyfishtë” i koronës nga India?

Sa i rrezikshëm është "mutanti i dyfishtë" i koronës nga India?

Duka-Ramës: Përse kandidove dhe në Durrës, të detyruan krimi dhe oligarkët?

Duka i uron fitoren Ramës dhe këshillon Bashën: Të nxjerrë mësime nga humbja

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali
Aktualitet

Përplaseshin shpesh për motive pronësie, merret nën hetim një person për vrasjen e Fatos Cenajt në Itali

by mirseda
22:19 | 02/09/2025
0

Një person është marrë nën hetim për vrasjen e ish-gardianit të burgut, Fatos Cenajt në Itali. Fqinji...

Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

Grupet kriminale nga Ballkani zgjerojnë rolin në tregtinë e kokainës nga Afrika

22:00 | 02/09/2025
Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

Macron i vendosur, paralajmëron Izraelin: Asgjë nuk do ta ndalë lëvizjen për të njohur shtetin palestinez

21:44 | 02/09/2025
Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini, do të ishte gjëja më e keqe nëse Rusia dhe Kina

21:27 | 02/09/2025
Vjehrri shpërblen nusen me një makinë: Në shenjë respekti dhe mirënjohje për ty! Je shtylla kryesore e shtëpisë

Vjehrri shpërblen nusen me një makinë: Në shenjë respekti dhe mirënjohje për ty! Je shtylla kryesore e shtëpisë

21:14 | 02/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com