Gjatë periudhës 2008-2017 Guardiola ka arritur të realizojë blerje futbollistësh të cilat kanë kushtuar 1 miliard euro. Britanikja “The Sun” ka listuar futbollistët që janë blerë nga Barcelona, Bayern e Manchester City gjatë këtyre 9 viteve me Guardiola-n në pankinë.
Gjatë kësaj vere, Citizens siguruan shërbimin e Bernardo Silvas, Mendy, Ederson, Kyle Walker dhe Danilo. Këtyre emrave u shtohen ata të Leroy Sane dhe John Stones që u blenë verën e kaluar të gjithë këta për 459 milionë euro.
Kur Guardiola ka qenë trajner i Barcelonës, klubi katalanas shpenzoi 383 milionë euro në merkato ku përfshihen edhe blerjet e Ibrahiimoviç apo David Villas. Në rastin e Ibrahimoviç, Barcelona i pagoi Interit 60 milionë euro së bashku me kartonin e Samuel Eto’o.
Ndërkohë që gjatë 3 sezoneve me Bayernin e Mynihut, u shpenzuan 195 milionë euro me Guardiolan që solli në klubin bavarez emra të tillë si Javi Martinez, Mario Gotze apo edhe Arturo Vidal.