Turqia ka importuar armë me vlerë 184,1 milionë euro nga Gjermania në katër muajt e parë të vitit, sipas statistikave të qeverisë. “Ankaraja bëhet blerësi më i madh i Gjermanisë në eksportin e armëve’’, tha Ministria e Ekonomisë Federale.
Me sa duket këto materiale do të jenë për gjashtë nëndetëse, që janë duke u ndërtuar në Turqi, me një pjesë të rëndësishme të produkteve të kompaninë gjermane ThyssenKrupp Marine Systems (TKMS).
“Eksportet e armëve për regjimin autoritar të Turqisë duhet të ndalen, si lejet po ashtu dhe eksportet reale”, tha deputeti i majtë gjerman, Dagdelen.