Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Biznesmeni rrëfen bixhozin: Humba pasurinë, moralin, fytyrën dhe shëndetin

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Biznesmeni rrëfen bixhozin: Humba pasurinë, moralin, fytyrën dhe shëndetin

Në çdo kohë, bixhozi ka shkaktuar drama të forta sociale, ndërsa pasojat financiare janë të pallogaritshme. Top Story solli ekskluzivisht intervistën, me një nga bizesmenët e hoteleve dhe bar kafeve në Tiranë, i cili rrëfen pasojat, dëmet dhe eksperiencën e tij të lidhur me bixhozin.

“Shuma më e madhe (që kam lënë) ka qene 70 milion lekë. Për një muaj… koha më e madhe që kam nejt, 24 orë/7. Ka pas raste jemi fut në 8 të mëngjesit dhe kemi dalë në 8 të mëngjesit”, thotë për Top Story bizesmeni.

34 vjeçari ka në pronësi 2 hotele dhe disa kafeteri në Tiranë. Pas mbarimit të studimeve jashtë Shqipërisë për Drejtësi, ai ka punuar për disa vite si avokat.

Lidhja e tij me kumarin është e hershme.

“Eksperienca ime në bixhoz ka filluar qysh herët, që në adoleshencë, 15 – 16 vjeç. Filloi si diçka… siç bëhemi të gjithë shokët bashkë edhe hajde të lozim nji 5 mijë leksh ose 10 mijë leksh, në atë kohë kanë qenë 2 mijë lekë, 3 mijë lekë. Dicka kot, siç çdo gjë tjetër, sikur fillon edhe cigaren ashtu filloi edhe bixhoz”, rrëfen bizesmeni.

“Në adoleshencë, apo në rininë e hershme mund ta ketë për nivel portagoniz për tu dukur, unë bëj lozë, shkoj në kazino etj etj”, thotë Shpëtim Doksani.

“Mbarova studimet e larta, fillova dhe punë, por vazhdonte problemi. Dmth e gjithe rroga ime, pothuajse 90% e rrogës time ikte në bixhoz”,

Ai rrëfen se lojërat e fatit i kanë marrë gjithçka, pasurinë, moralin, fytyrën dhe shëndetin, duke e çuar në një degradim të rëndë psikologjik.

“Humbje shpirtërore sepse humb ti si njeri, humb çdo vlerë që ke. Humb çdo njeri që ke afër”, rrëfen bizesmeni.

Shumë shpejt kjo lojë e pafajshme mes shokësh, kthehet në një sëmundje prej të cilës nuk shpëton dot më. Edhe pse jeta mund të vazhdojë përpara në anën profesionale dhe atë familjare, gjithmon vesi i kumarit qëndron i fshehur brenda individit.

“Çohesh në mëngjes dhe mendimi parë që të shkonte ishte që do shkoj dhe do luaj, do shkoj dhe do fitoj. Por gjithmonë një humbje e madhe, jo vetëm nga ana monetare por edhe nga ana shpirtërore dhe nga na fizike dhe nga cdo lloj ane tjetër. Çfarë lekësh na jepnin prindërit, na jepnin për bukë, ne shkonim i fusnim atje. Punonim, bënim ndonjë punë ekstra, dhe ato lekë i conim atje. Çdo gjë mundoheshim të bënim diçka, të fitonim dicka diku, dhe ato lekë që i merrshim, pa pikë vetëdije, pa pikë interesi se si i fitove dhe ku i fitove, shkonte gjithmonë atje ku s’duhej.

E vetmja gjë që ti mendon është që ti të lozësh. Që ti të shkosh të futesh atje dhe të rrish para kompjuterit me shpresën që do të fitosh diçka dhe në momentin që ti je para kompjuterit ti harron çdo gjë tjeter. Ti harron veten tënde. Çdo njeri lind me nje ego dhe mendon gjithmonë për veten. Por në ato momente s’mendon as për veten jo më për të tjerët. Të tjerët nuk ekzistojnë. Nuk ekziston as motër, as nënë, as vlla, askush”, rrëfen bizesmeni.

Të pasur e të varfër, të shkolluar e të pashkollur, të gjithë zihen rob dhe përfundojnë në burgjet e padukshme të industrisë së bixhozit…industri e cila vetëm pasurohet pa i kthyer asnjë përfitim shoqërisë.

“Bixhozi nuk pyet çfarë profesioni ke, nuk pyet çfarë shtrese ke. Nuk ka diferencim fare. I ke nga të gjitha shtresat. Në momentin që hyn aty brenda, sheh një doktror, një avokat, një prokuror, një gjykatës, sheh këdo. Sheh edhe një që mbledh kanoçe. Tani kohët e fundit kanë filluar edhe gratë. Ke goca të reja. Hyn brenda, ke goca të reja duke lozur”, rrëfen bizesmeni.

Më tragjike se humbja e parave në bixhoz, është dëmi që i shkakton individit në shëndetin mendor. Sado të mëdha që të jenë shumat e humbura, këta persona nuk shqetësohen për asgjë tjetër, as për familjet…por vetëm për kumarin.

“Nuk është problem humbja. I vetmi synim, është që të kesh lekët dhe të shkosh të lozësh. Është pak a shumë sikur të hipnotizojnë”, rrëfen bizesmeni..

“Nji vartës vetëm i lojrave të fatit, ka më shumë shance që të zhvillojë më shpejt çrregullime psikotike, dhe psikologjike. Dikush që nuk përdor substance të tjera, sepse është i vetëdijshëm për atë që po bën”, thotë për Top Story Shpëtim Doksani.

Kam njohur njerëz, që uleshin me ditë pa lëviz nga karrikja. Ka pas nga ata që kanë shitur shtëpinë. Ka pasur nga ata që kanë shitur makinën 50 mijë euro për 5 mijë euro. Dhe ndodh akoma, është diçka, të them kancer”, – rrëfen Bizesmeni.

Tags: bixhozinbiznesmenifytyrënhumbamoralinpasurinërrefenshendetin

TË LIDHURA

Adriatik Lapaj proteston para Kryeministrisë që nga mbrëmja e djeshme
Politikë

Adriatik Lapaj proteston para Kryeministrisë që nga mbrëmja e djeshme

19:36 | 09/12/2025
Makina përfundon në kanal/ Dy mjete përplasen “kokë më kokë” në Fier-Ballsh
Aktualitet

Makina përfundon në kanal/ Dy mjete përplasen “kokë më kokë” në Fier-Ballsh

18:16 | 09/12/2025
Spiropali kërkon rritje të aktivitetit diplomatik me ambasadorët në BE
Politikë

Spiropali kërkon rritje të aktivitetit diplomatik me ambasadorët në BE

17:58 | 09/12/2025
Next Post
LAJM I FUNDIT/ Arrestohet reperi i njohur Stresi

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet reperi i njohur Stresi

Vuçiç në hall: Dua të kem ushtri të fuqishme, por…

Vuçiç ‘kërcënon’ SHBA-të: Largimi i UNMIK-ut na detyron të ndërhyjmë në Kosovë

Pakti për varrezat greke/Idrizi: Rama na tradhtoi, por s’kemi vdekur akoma

Idrizi, Bushatit: Për çfarë e falënderon Kotzias, për gotën e uzos?







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025




TË FUNDIT

Adriatik Lapaj proteston para Kryeministrisë që nga mbrëmja e djeshme
Politikë

Adriatik Lapaj proteston para Kryeministrisë që nga mbrëmja e djeshme

by mirseda
19:36 | 09/12/2025
0

Kreu i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj ka ndërmarrë një nismë ndryshe. Ai ka zgjedhur të protestojë përpara...

Trump lejon shitjen e mikroçipeve të Nvidia-s në Kinë, kthesë në politikën teknologjike amerikane

Trump lejon shitjen e mikroçipeve të Nvidia-s në Kinë, kthesë në politikën teknologjike amerikane

19:12 | 09/12/2025
Makina përfundon në kanal/ Dy mjete përplasen “kokë më kokë” në Fier-Ballsh

Makina përfundon në kanal/ Dy mjete përplasen “kokë më kokë” në Fier-Ballsh

18:16 | 09/12/2025
Protesta e fermerëve ‘kyç’ Pikën Kufitare Kakavijë, pala greke pezullon punën

Protesta e fermerëve ‘kyç’ Pikën Kufitare Kakavijë, pala greke pezullon punën

18:05 | 09/12/2025
Spiropali kërkon rritje të aktivitetit diplomatik me ambasadorët në BE

Spiropali kërkon rritje të aktivitetit diplomatik me ambasadorët në BE

17:58 | 09/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com