Sergio Ramos është kapiteni i Real Madrid dhe si i tillë duket se kërkon më shumë vlerësim. Mbrojtësit i skadon kontrata në vitin 2021, ndërsa ka nisur bisedimet me klubin për të zgjatur eksperiencën me “Los Blancos”.
Mirëpo, drejtuesit madrilenë i kanë ofruar një kontratë njëvjeçare, ndërsa nga ana tjetër Ramos kërkon të paktën dy vite të tjera. Por, në këtë pikë bisedimet kanë ngecur dhe në rast se nuk sqarohen situatat, atëherë 34-vjeçari në nëntë muajt e ardhshëm mund të jetë i lirë të zgjedhë klubin ku kërkon të vazhdojë karrierën.
Ndaj, topi ka kaluar në fushën e presidentit Perez, i cili pas Cristiano Ronaldo, mund të humbasë një tjetër lider me shumë ndikim në skuadrën e Real Madrid.