Numri i personave të infektuar me koronavirus në të gjithë botën ka shkuar 29 125 477 persona. Numri i të vdekurve për shkak të Covid-19, deri më tani ka shkuar në 927 126 njerëz, ndërsa numri i personave të shëruar me koronavirus deri tani ka shkuar në 20 960 852 persona.
Shteti me më shumë të infektuar nga Covid-19 është SHBA me mbi 6.7 milionë të infektuar me koronavirus.
Shteti i dytë me më shumë të infektuar në rruzull është India, një shtet që ka njohur rritje rekord të të infektuarve me virusin vdekjeprurës.
Brazili vjen i treti për nga numri i të infektuarve me virus, me mbi 4.3 milionë të tillë.
Më pas, shtetet me më shumë të infektuar janë Rusia, Peruja, Kolumbia, Meksika, Afrika e Jugut.
Vihet re se fillimisht, koronavirusi u përhap në shtetet e zhvilluara perëndimore, ndërsa tashmë ka gjetur përhapje kryesisht në shtete kryesisht të varfra.