Tre persona kanë vdekur, pas rënies së një tërmeti me magnitudë 7 ballë, i cili goditur sot ishullin e Lombokut në Indonezi.
Lajmin e ka përcjellë Instituti Gjeofizik Amerikan. Epiqendra është lokalizuar rreth dy km nga Loloan, në provincën Nusa Tengara perëndimore në këtë ishull, me një thellësi prej 10.5 km.
Dëmet materiale janë të konsiderueshme, e ndërsa shumë turistë janë evakuuar.
Agjencia gjeologjike e BMKG e qeverisë indoneziane, ka paralajmëruar se do të ketë cunami.
Fundjavën e kaluar, tërmeti me magnitudë 6.4 la 14 të vdekur në ishull.