Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Bien shitjet në supermarkete nga mbingopja e konsumatorit

4 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Bien shitjet në supermarkete nga mbingopja e konsumatorit

Nuk ndalet në tregjet e huaja rritja e çmimit të vajit të lulediellit. Importuesit kryesore në vend pohojnë se po përballen me çmime furnizimi 360 lekë deri 430 lekë për litër.

10 ditë më parë bordi i kontrollit të çmimeve për produktet e shportës vendosi se nga importuesit çmimi i vajit me shumicë do të shitet 209 lekë për litër, ndërsa për konsumatorin 305 lekë për litër. Sot do të mbahet një tjetër mbledhje e bordit për vendosjen e çmimeve të reja. Përveç shtrenjtimit të çmimit në disa vende të Europës kanë nisur kufizimet ndaj importuesve për furnizime deri në 200 ton. Maqedonia e Veriut ka kufizuar importet e vajit për Shqipërinë, duke garantuar rezervat për popullatën.

Importuesit thanë për “Monitor” se prej dy ditësh kanë nisur pranë bordit faturat e zhdoganimit të mallit, duke përfshirë edhe llogaritjen e kostove të TVSH-së, transportit, magazinimit etj për përcaktimin e çmimeve të reja.

Përfaqësuesi i kompanisë të vajit “Bomira”, Ylli Aliaj thotë se aktualisht po importon vajin e lulediellit vetëm nga Bullgari. Furnizimet e para pak ditëve prej tij në sasinë e 200 ton vaj janë blerë me çmim 360 lekë për litër. Importuesit po tregtojnë vajin e lulediellit nën kosto. Sipas Ylli Aliajt për çmimin e vajit të shitur 209 lekë për litër me shumicë për 10 ditë, furnizimet e importit ishin kryer me çmim 280 lekë për litër.

“Lufta Rusi-Ukrainë vetëm sa e avancoi krizën e çmimeve dhe mungesës të vajit të lulediellit. Rritja e çmimeve të vajit, nëse nuk do të kishte nisur lufta do të shpërthente në muajin maj, për shkak të rënies 40% të të korrurave të lulediellit. Bordi nuk do të arrijë të mbajë për një kohë të gjatë frenimin e çmimeve, pasi është e pamundur të kontrollosh çmimet në një shtet të huaj. Rritja e çmimit vjen nga jashtë. Situata me furnizimet nuk është normale”, pohon Aliaj.

Edhe administratori i kompanisë PDF sha, Aredi Sado tha për Monitor se çmimi i vajit me shumicë ka arritur 430 lekë për litër. “Aktualisht të vetmet mundësi blerjeje janë me rreth 430 lekë për litër i ambalazhuar, duke përfshirë edhe TVSH-në. Po shohim për furnizime më të lirë, por është shumë e vështirë. Nga furnizuesit e huaj sasitë që ofrojnë janë jo më shumë se 200-300 ton”.

Ulen shitjet nga rezervat e konsumatorit

Në disa shtete të Europës, si Greqi, Itali, Gjermani dhe Francë kanë nisur masat kufizuese ndaj konsumatorit për blerje të limituara të vajit të lulediellit. Në Itali aktualisht një familje nuk mund të blejë më tepër se 1 litër vaj luledielli në javë. Masat kufizuese ndaj blerjeve për vajin e lulediellit janë si rezultat i mungesës të produktet pas nisjes të konfliktit Rusi-Ukrainë.

Supermarketet në Shqipëri nuk kanë nisur kufizimet për sasinë e blerjeve nga konsumatori, teksa kanë filluar të reflektohet mbingopja e tregut që ndodhi në fillim të muajit mars, me rënie të kërkesës për këtë produkt. Përfaqësues të rrjetit të supermarketeve “Big Market” thanë për “Monitor” se për shkak të mbingopjes të konsumatorit kërkesa e vajit është me shumë rënie. Në vijim në këtë njësi tregtare nuk pritet të zbatohen kufizimi për blerje të produktit, pasi rezervat për plotësuar kërkesën janë të mjaftueshme. /Monitor

Tags: konsumatorisupermarketevaji

TË LIDHURA

18 vjet Kosovë e pavarur/ Salianji: Pavarësia ndriçon përjetësisht për shqiptarët kudo në botë
Politikë

18 vjet Kosovë e pavarur/ Salianji: Pavarësia ndriçon përjetësisht për shqiptarët kudo në botë

18:17 | 17/02/2026
“Lufta s’njolloset”/ Lapaj në marshim: Ish-krerët e UÇK-së të lirohen
Aktualitet

“Lufta s’njolloset”/ Lapaj në marshim: Ish-krerët e UÇK-së të lirohen

17:54 | 17/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë
Aktualitet

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026
Next Post
Ulen ndjeshëm temperaturat në mëngjes, si do të jetë moti sot

Ulen ndjeshëm temperaturat në mëngjes, si do të jetë moti sot

Delegacioni ukrainas mbërrin në Turqi për bisedime

Delegacioni ukrainas mbërrin në Turqi për bisedime

Aktori i Hollivudit Sean Penn viziton Ukrainën

Aktori i Hollivudit Sean Penn viziton Ukrainën







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Përshëndeti miqtë e saj në ekran, reagon e prekur bashkëshortja e Artan Kolës
Showbizz

Përshëndeti miqtë e saj në ekran, reagon e prekur bashkëshortja e Artan Kolës

by mirseda
18:36 | 17/02/2026
0

Lirije Kola, bashkëshortja e këngëtarit Artan Kola ka folur për herë të parë, lidhur me raportin special...

18 vjet Kosovë e pavarur/ Salianji: Pavarësia ndriçon përjetësisht për shqiptarët kudo në botë

18 vjet Kosovë e pavarur/ Salianji: Pavarësia ndriçon përjetësisht për shqiptarët kudo në botë

18:17 | 17/02/2026
“Lufta s’njolloset”/ Lapaj në marshim: Ish-krerët e UÇK-së të lirohen

“Lufta s’njolloset”/ Lapaj në marshim: Ish-krerët e UÇK-së të lirohen

17:54 | 17/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026
“Gëzuar Komandant”/ Rama publikon telefonatën me Hashim Thaçin: Më vjen keq që s’bëj dot më shumë…

“Gëzuar Komandant”/ Rama publikon telefonatën me Hashim Thaçin: Më vjen keq që s’bëj dot më shumë…

17:31 | 17/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com