Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Bie numri i azilkërkuesve shqiptarë në shtator; Holanda tendenca e re

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Bie numri i azilkërkuesve shqiptarë në shtator; Holanda tendenca e re

Numri i aplikimeve për azil për herë të parë nga shqiptarët ka shënuar rënie gjatë shtatorit, në krahasim me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Eurostat gjatë shtatorit janë regjistruar në vendet e Bashkimit Europian 1360 aplikime për herë të parë, nga 1635 që ishin një muaj më parë. Megjithatë pesha e aplikimeve për herë të parë nga shqiptarët vijon të mbetet e lartë me rreth 3.7% të aplikimeve për azil në të gjithë BE-në. Në total për 9 muajt e parë të këtij viti kanë aplikuar për azil rreth 12,705 shtetas shqiptarë në vendet anëtarë të Bashkimit Europian.

Franca kryeson

Franca kryeson edhe për muajin shtator si vendi me numrin më të lartë të aplikimeve nga shqiptarët me rreth 600 aplikime, nga 660 që ishin gjatë gushtit. Prej fillimit të vitit deri në periudhën raportuese  kanë aplikuar për azil 5,130 shtetas shqiptarë.

Vendi i dytë me peshën më të lartë të azilkërkuesve për herë të parë nga Shqipëria ishte Mbretëria e Bashkuar, ku sipas të dhënave të Eurostat vetëm gjatë shtatorit kanë aplikuar 235 shqiptarë. Në total vendi numëron për 9-mujorin 1605 aplikime në total.

Surprizë Gjermania

Në Gjermani, vendi ku fillimisht u përqendruan aplikuesit për azil nga Shqipëria, është shënuar rënie e numrit të aplikimeve në 130 aplikime nga 165 që ishin një muaj më parë. Gjermania numëron prej fillimit të këtij viti 1,365 aplikime.  Për shkak se Gjermania ka një normë shumë më të lartë të refuzimit të kërkesave nga azilkërkuesit shqiptarë, numri i tyre ra ndjeshëm dhe kërkesat u përqendruan drejt Francës, e cila ka politika më pak shtrënguese dhe kritere më të lehta për t’u përmbushur.

Muajt e fundit (gusht dhe shtator) është vënë re dhe një tendencë e re  nga azilkërkuesit shqiptar, aplikimet për në Holandë janë shumëfishuar, duke u renditur në vendin e tretë për sa i përket peshës së aplikimeve ndaj totalit të aplikimeve të shqiptarëve në vendet e BE-së. Sipas të dhënave nga Eurostat aplikimet për azil për herë të parë gjatë muajve gusht dhe shtator kanë qenë përkatësisht 130 dhe 200. Gjatë muajve të parë të vitit aplikimet drejt Holandës varionin nga 10 deri në 20 aplikime në një muaj.  Shqipëria renditet në 5 nacionalitetet me numrin më të madh të aplikimeve në Holandë.

Në total

Në total në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian aplikuan për herë të parë rreth 38 mijë aplikantë. Numrin më të lartë të aplikimeve vijon ta ketë Gjermania, ku vetëm gjatë shtatorit aplikuan 12,320 azilkërkues. Në vend të dytë renditet Franca me 8,460 azilkërkues dhe Spanja me 4530 azilkërkues të rinj. Gjatë 9 muajve të parë të vitit, Bashkimi Europian numëron 431 mijë 570 aplikime të reja.

Ndërkohë Eurostat ka publikuar edhe të dhënat paraprake për muajin tetor, por që nuk është përditësuar numri i aplikimeve nga të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Europian. Gjatë tetorit numërohen rreth 19,580 aplikime. Megjithatë tabela pritet të përditësohet nga vendet anëtarë që nuk kanë raportuar ende shifrat. /Monitor

 

Tags: azilkerkuesitshqiptaret

TË LIDHURA

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve
Aktualitet

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

23:19 | 13/11/2025
E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale
Aktualitet

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Intervista ndryshe e vëllezërve Shpendi! Cristian dhe Stiven: Shqipërinë e kemi në zemër
Shqipëria

Intervista ndryshe e vëllezërve Shpendi! Cristian dhe Stiven: Shqipërinë e kemi në zemër

21:01 | 13/11/2025
Next Post
Bojkoti i opozitës/Mazhoranca voton ligjet e reja për taksat dhe tatimet

Bojkoti i opozitës/Mazhoranca voton ligjet e reja për taksat dhe tatimet

Shefi i spiunazhit të MI6 paralajmëron Putin: Mos na nënvlerësoni

Shefi i spiunazhit të MI6 paralajmëron Putin: Mos na nënvlerësoni

BE presion Kosovës për të hequr taksën ndaj Serbisë

BE presion Kosovës për të hequr taksën ndaj Serbisë







JU REKOMANDOJMË

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve
Aktualitet

Tenderi i AKSHI-t/ Garë formale, “Infosoft” përfiton 800 mijë euro falë tërheqjes së rivalëve

by mirseda
23:19 | 13/11/2025
0

Imagjinojnë se tre atletë përgatiten për një garë të rëndësishme vrapimi. Për fituesin është një premio shumë...

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

Forcat amerikane godasin anijen me trafikantë droge në Karaibe, 4 të vrarë, asnjë i mbijetuar

22:53 | 13/11/2025
Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

Tragjike në Stamboll/ Vdesin dy fëmijë, u helmuan me ushqim

22:08 | 13/11/2025
E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

E gjetur e vdekur në lumin Shkumbin, viktima është një 55-vjeçare e larguar nga një qendër sociale

21:52 | 13/11/2025
Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

Poloni, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-ministrin e Drejtësisë

21:38 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com