Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Bie në rrjetën e Vettingut gjyqtari që bëri Bashën kryetar Bashkie  

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Bie në rrjetën e Vettingut gjyqtari që bëri Bashën kryetar Bashkie   

Tom Ndreca është gjyqtari i radhës i cili ka rënë në rrjetën e Vettingut. Por, historia e tij është e lidhur edhe me fatet e politikës po aq sa me atë të sistemit të drejtësisë.

Tom Ndreca i cili më vonë ndërroi mbiemrin në Tom Frroku mbahet mend si gjyqtari që i dha kryedemokratit aktual postin për Bashkinë e Tiranës, në një proces mizerabël, i cili u kontestua edhe nga vetë OSBE-ODIHR.

Bëhet fjalë për zgjedhjet vendore të vitit 2011 kur Edi Rama fitoi me 10 vota dieferencë ndaj Lulzim Bashës. Por, KQZ e drejtuar nga Arben Ristani, njeriu i kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha e ktheu mbrapsht gjithë procesin duke kërkuar që të numëroheshin votat e hedhura në kutitë e gabuara.

E gjithë çështja shkoi gjykatën e Apelit ku procesin e mori në dorë Tom Ndreca duke zhvilluar një proces gati në kufijtë e militantizmit politik.

Mbylli 21 janarin: Gjyqtari Tom Ndreca, i cili njihet edhe si njeriu që mbylli dosjen e 21 janarit,  u emërua në Gjykatën e Lartë në prill të vitit 2013, pas një periudhe 20 vjeçare si anëtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës. Ai ka qenë gjithashtu anëtar i Kolegjit Zgjedhor. Ndërsa para dy viteve u bë publik fakti që Tom Ndreca ndërroi emrin në Tom Frroku.Tom Ndreca është vënë përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili është përfaqësuar në këtë proces nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.Hetimet ndaj Ndrecës: “Hetimi paraprak administrativ përfshiu apartament 120 m katrorë, garazh 18 m katrorë te Muhamet Gjollesha, blerë në vitin 2003 për 2.4 mln lekë me burim krijimi të ardhurat nga paga, shitja e një apartamenti në Rrëshen dhe ndihma nga motrat dhe vëllezërit. Apartament 74 metra katrorë në Golem blerë në 2009 për 31 mijë euro me burim të ardhurat e familjes. Apartament 92 m katrorë te Komuna e Parisit blerë në 2015 për 6 mln lekë të ardhura nga paga. Automjet golf blerë nga e shoqja për 200 mijë lekë në 2012 me burim pagat. Depozitë bankare në emër të gruas 3 mln lekë me kursime nga paga. Depozitë personale në emër të djalit 1 mln lekë me kursime nga paga. Llogari rrjedhëse në emër të gjyqtarit 1.2 mln lekë me kursime nga paga. Të ardhura kesh 1.5 mln lekë nga paga”.

Relatorja tha: Subjekti nuk ka deklaruar likuiditetet e gruas 1.5 mln lekë në bankë për 2016. Automjet në emër të djalit ne vitin 2005. Shtesë likuiditeti 1.5 mln lekë në vitin 2006. Në deklaratën për Vetting subjekti nuk ka deklaruar pasuritë: likuiditete në tre llogari në emër të gruas e dy djemve në shumën totale 113 mijë lekë. Autoveturë tjetër në emër të djalit.

Bashkëshortja dhe dy fëmijët kanë deklaruar se nuk disponojnë pasuri ndërkohë që ky fakt nuk është i vërtetë. Ata kane pasur detyrim që t’i plotësojnë dhe deklarojnë këto pasuri edhe pse jo në shumë të konsiderueshme. Në përfundim KPK vlerëson se deklarimi është i pasaktë për z.Ndreca dhe jo në përputhje me ligjin.

KPK vlerëson se subjekti ka mungesë të burimeve të ligjshme financiare për likuiditetin 1.8 mln lekë. Ka fshehje pasurie të luajtshme, një automjet. Ka pasaktësi dhe mospërputhje mes deklarimeve ndër vite me deklaratën për Vettingun.

Kunati i kapet me drogë: Lidhur me pastërtinë e figurës, DSIK ka konstatuar përshtatshmëri për Tom Ndrecën. Hetimi paraprak administrativ ka rezultuar se me dt 11.7.2012. është lidhur një kontratë shitje automjeti mes shtetasit N.Gj. dhe motrës së tij, blerëses, gruas së Ndrecës.

N.Gj. është kunati i Tom Ndrecës dhe është anëtar i familjes dhe për shitjen e mjetit hyn në rrethin e personave të lidhur. Për shtetasin N.Gj. ka pasur informacione se ka precedentë penale. Ai është arrestuar në 9.11.2011 është liruar 5.12.2011 i hetuar për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Prokuroria e Shkodrës ka marrë vendim për pushim të hetimeve dhe rezulton 0.4 gram kanabis në mjetin e tij ishte për konsum vetjak. Ndërsa 6 kg kanabis të gjetura në shtëpinë e tij nuk janë vërtetuar se janë futur aty nga personi nën hetim (ka argumentuar prokuroria e Shkodres).

KPK vlerëson se Tom Ndreca duhet ta kishte deklaruar kunatin N.Gj. në formularin e DSIK. Ai e ka fshehur këtë fakt. KPK vlerëson se Tom Ndreca ka kontakte të papërshtatshme dhe është i papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Tom Ndreca në hetimet administrative ka deklaruar se e ka ditur faktin që kunati është arrestuar pasi është kapur me kanabis por tha se “nuk kam pas dijeni se çfarë është bërë me hetimet e tij deri sa jam njohur me pushimin e tyre. Nuk kam pasur qëllim ta fsheh këtë fakt”.

Edukimi: Ndreca është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike në degën e Drejtësisë në vitin 1980. Për një periudhë 4-vjeçare, ai ka punuar si prokuror gjyqësor dhe prokuror rrethi në Mirditë.

Katërfishoi pasurinë:  Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Tom Ndreca nga viti 2006 deri në fund të vitit 2017.[Kliko për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se Ndreca zotëronte një pasuri familjare me vlerë 5.7 milionë lekë në vitin 2003.  Referuar deklarimit të tij të parë, ai zotëronte dy apartamente banimi në Tiranë si dhe një automjet.

Në fund të vitit 2017, pasuria e subjektit rezulton e rritur me 4 herë duke kapur vlerën e rreth 22.8 milionë lekëve.

Pasuritë e paluajtshme zënë pjesën kryesore të pasurisë familjare të gjyqtarit Ndreca me një vlerë totale prej 15.4 milionë lekësh. Nga dy apartamente që deklaronte në vitin 2003, në fund të vitit 2017 ai zotëron familjarisht 4 apartamente të blera kryesisht me kursime.

Ai zotëron gjithashtu 6.9 milionë lekë llogari bankare, 300 mijë lekë kursime në cash dhe një automjet me vlerë 200 mijë lekë. Të ardhurat familjare të zotit Ndreca për të gjithë periudhën deklaruese përbëhen nga paga e tij dhe ajo e familjarëve. Në fund të vitit 2017, të ardhurat kapin vlerën e 39.1 milionë lekëve në total.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit nga ana e subjektit, nga të cilat njëra rezulton me probleme me një shumë të pambuluar prej 250 mijë lekësh.

BIRN ka evidentuar gjithashtu si “flamur të kuq” huatë me vlerë 900 mijë lekë që subjekti deklaron se ka marrë nga vëllezërit dhe motrat emigrantë për plotësimin e parave në blerjen e një apartamenti që në vitin 2003. Përgjatë 15 viteve, gjyqtari ka shlyer vetëm 400 mijë lekë nga huatë e marra.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010  

Deklarata e pasurisë së vitit 2011  

Deklarata e pasurisë së vitit 2012  

Deklarata e pasurisë së vitit 2013  

Deklarata e pasurisë së vitit 2014  

Deklarata e pasurisë së vitit 2015  

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017  

 

Tags: BashenbashkieBiegjyqtarikryetarrrjetënvettingut

TË LIDHURA

Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit
Aktualitet

Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

21:21 | 11/11/2025
Detajet nga atentati! Një person doli nga makina dhe qëlloi, i plagosuri pa precedent
Aktualitet

Detajet nga atentati! Një person doli nga makina dhe qëlloi, i plagosuri pa precedent

19:35 | 11/11/2025
Kallashë dhe pistoletë në makinën e autorëve ; automjeti i Gilmando Danit merret në ekspertizë
Aktualitet

Kallashë dhe pistoletë në makinën e autorëve ; automjeti i Gilmando Danit merret në ekspertizë

19:21 | 11/11/2025
Next Post
Moti sot dhe nesër/Bëhuni gati, ja çfarë ju pret këtë fundjavë!

Moti sot dhe nesër/Bëhuni gati, ja çfarë ju pret këtë fundjavë!

Frikë nga Koreja e Veriut/Putin dhe Trump takohen në Vietnam

Trump dhe Putin shtrëngojnë duart, SHBA bën lëvizjen e bujshme ndaj Rusisë

“Befasi” në Tiranë/Kapet me armë i riu, tregon emrin e shokut që ia dha

Polici s’reziston dot, bie brenda për 2 mijë lekë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025
Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025




TË FUNDIT

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë
Sport

Anglia “dëmtohet” para Shqipërisë

by mirseda
22:26 | 11/11/2025
0

Anglia do të vuajë tre mungesa të rëndësishme në dy sfidat e muajit nëntor, ndaj Serbisë dhe...

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

Diddy nis rehabilitimin në burg, mund t’i sigurojë uljen e dënimit

21:43 | 11/11/2025
Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

Zjarr në një banesë në Memaliaj, shpërthen bombola e gazit

21:21 | 11/11/2025
Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

Mijëra njerëz në Beograd rrethojnë ndërtesën e ushtrisë – pengojnë ndërtimin e kompleksit të Trumpit

21:14 | 11/11/2025
Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

Më 13 nëntor, Itali–Shqipëri diskutojnë mbrojtje, industri dhe emigracion

20:40 | 11/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com