Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka thënë se homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky “nuk donte të dëgjonte” paralajmërimet amerikane, përpara pushtimit rus të vendit të tij.
“E di që shumë njerëz menduan se po e ekzagjeroja”, tha Biden në një mbledhje fondesh dje, duke iu referuar paralajmërimit të tij për mundësinë e një sulmi rus.
SHBA-ja filloi të ngrejë alarmin mbi përgatitjet e Rusisë për një pushtim të Ukrainës shumë përpara se Putini të shpallte “operacionin special” kundër vendit më 24 shkurt.
Paralajmërimet u pritën me mosbesim dhe madje u kritikuan të mbuluara nga disa aleatë evropianë, të cilët në atë kohë mendonin se SHBA-ja po tregohej tepër alarmante.
Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today