Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Beteja e talentit shqiptar të kuzhinës angleze për t’u mos u deportuar në Shqipëri

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Beteja e talentit shqiptar të kuzhinës angleze për t’u mos u deportuar në Shqipëri

Nga Betyna Crowson, ”Devon Live”

Një nga shefat më të mirë të kuzhinës në Devon të Britanisë së Madhe, është duke mbështetur përpjekjet e një anëtari të ri të stafit të tij, kundër kthimit në “jetën e trazuar dhe shqetësuese” në Shqipërinë e rrënuar nga varfëria.

Kuzhinieri i Simon Hulstone, i cili drejton restorantin “Elephant”, thotë se 18 vjeçari Ali – i cili u largua nga një familje abuzive në moshën 15-vjeçare dhe udhëtoi i vetëm përmes Evropës, u plaçkit, u rrah dhe u kërcënua të përdhunohej – meriton të qëndrojë në Angli.

 

Por tashmë, ai duhet t’i drejtohet betejës gjyqësore për të penguar ekstradimin. Pasi i mbijetoi “Xhunglës së Kalesë” në Francë, Aliu arriti të hyjë në Angli i fshehur në anën e pasme të një kamioni, dhe mbërriti në Bristol dy vjet më parë, në moshën 16-vjeçare.

Ai u detyrua të kalonte përmes Italisë dhe Francës për të ardhur në Angli, pasi dinte shumë pak anglisht.  Pasi fjeti disa net në një park publik në Bristol arriti të gjejë ndihmë përmes këshillit lokal. John Stokes, kujdestari i qendrës sociale në Bristol që e mori në shtëpinë e tij, po mbledh fonde për të zhvilluar betejën ligjore që ai të qëndrojë – dhe të përmbushë ëndrrën e tij për të qenë një nga kuzhinierët më të mirë të Britanisë.  

Zoti Stokes, i cili i merr fëmijët si një kujdestar i përkohshëm në shtëpinë e tij në Kingswood, tha se Aliu është një shembull i shkëlqyer se si, duke pasur një shans, dikush mund të lulëzojë dhe të kontribuojë për Mbretërinë e Bashkuar. Aliu, tani 18 vjeç, sapo ka përfunduar vitin e tij të dytë të kursit të teknologjisë ushqimore në College’s Skills Academy në Bristol, ku ka shkëlqyer.

 Ai është tashmë një kuzhinier me yll, duke përfunduar në krye të 3 garave kombëtare, dhe i është kërkuar nga kolegji të prodhojë ushqime për ngjarje të veçanta. Ai u takua me Simon Hulstone gjatë një aktiviteti të veçantë në Bristol, ku kuzhinieri e ftoi të punonte në kuzhinën e tij në Torquay, dhe iu bashkua më pas përpjekjeve për ta bindur “Home Office” që ta lejojë të riun të qëndrojë në Britaninë e Madhe.

Ali tha për “DevonLive” se ishte keqtrajtuar që fëmijë nga familja e tij, rrallë lejohej të shkonte në shkollë, dhe me ndihmën pak parave të dhëna nga një shok i tij arriti të largohet.

“Unë në thelb nuk pata fëmijëri.  Më rrihnin, nuk më lejonin të shkoja në shkollë, dhe më mbyllnin me forcë në shtëpi. Isha 15 vjeç kur u largova, bleva një biletë duke u përpjekur të ikja sa më larg që të mundja, të përpiqesha të gjeja një vend të sigurt, dhe të filloja një jetë të re”.

Ai qëndroi në Kale për 3 javë, duke ndjekur të tjerët në përpjekje për të kaluar në Angli.

“Pashë anën e tmerrshme të njerëzve, njerëzit përdhunoheshin dhe thereshin. Disa më vunë thikën në fyt, dhe gati më përdhunuan. Njerëzit që më shpëtuan, më vodhën më pas”.

Frika e tij tani është se do të kthehet në Shqipëri, ku thotë se nuk ka jetë për të për shkak të kulturës së bandave kriminale. Edhe tani ai është shumë i frikësuar nga hakmarrja e familjes së tij, dhe për këtë shkak heziton të tregojë mbiemrin.

 Zoti Stokes u shpreh për “Bristol Post”: “Aliu la pas një jetë të mjerë, ai kishte qenë larg fshatit vetëm njëherë apo dy herë gjithsej në jetën e tij. Ka shumë familje në gjakmarrje mes tyre, sidomos në Shqipërinë rurale, dhe jeta atje për të nuk ishte e sigurt”.

“Këtu në fillim ishte një tip i rezervuar, shumë i qetë natën me parë, por edhe javën e parë. Ai shprehu interes tek gatimi, dhe ne e regjistruam  në kolegj. “Aliu ka punuar jashtëzakonisht shumë. Ai duroi edhe sjelljen arrogante dhe shpërfilljen e studentëve të tjerë të kursin e tij.  Ai ishte si një lloj sfungjeri i madh, që thithi gjithçka”- shtoi ai.

Aliu u ftua nga Simon Hulstone në restorantin “Elephant”, fillimisht si një praktikant dhe më pas si i punësuar. Por çështja gjyqësore është shumë pranë. Ai aplikoi në fillim për azil si një i mitur i pashoqëruar, kërkesë që iu hodh poshtë pasi politika e BE-së për njerëzit që largohen nga Shqipëria, është se të gjithë duhet të kthehen pas.

Aliut iu dha një vizë e përkohshme, e cila skadoi kur ishte 17 vjeç e gjysmë, por kërkesa e re për leje qëndrimi në Britani, e bërë në nëntorin e vitit 2016, u refuzua.

Zoti Stokes dhe miqtë e tij, së bashku me Simon Hulstone, po planifikojnë të apelojnë kundër këtij refuzimi, dhe zoti Stokes ka hapur një uebsajt për mbledhje fondesh dhe fushatën #Fight4Ali. 

“Mundësia e tij e vetme, është të apelojë, por s’ka mundësinë për një ndihmë juridike”- tha Stokes. “Do të kushtonte 5 mijë paund për një avokat, dhe unë kam dhënë aq sa mundem, por për mua ky rast nuk ka të bëjë thjesht me paratë, por me lejimin për një person, i cili tashmë është një qytetar i shkëlqyer në këtë vend, të ketë mundësi për të pasur një jetë më të mirë këtu, dhe për të kontribuuar jashtëzakonisht për këtë vend”.

Simon shprehet për “DevonLive”: “Aliu është punëtor – 95 për qind e britanikëve që marr në intervista për punë heqin dorë ose nuk kanë përkushtimin e duhur. Restorantet do të mbyllen, në rast se nuk marrim në punë të rinj nga vendet e tjera. Nuk ka të bëjë fare me punën e lirë, ata paguhen njëlloj. Nuk më intereson kombësia e tij, por Aliu është i gatshëm të mësojë, të punojë fort dhe të integrohet. Ai nuk do të kthehet në Shqipëri, në asnjë mënyrë, ai ose do të largohet sërish ose do ta pësojë keq. Njerëzit duhet ta kuptojnë, se ai ishte 15 vjeç dhe i vetëm kur u largua nga ajo jetë e përvuajtur”

 Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: aliuanglikuzhinieririkthiminshqiperisimon hulstone

TË LIDHURA

“Shqipëria Bëhet” protestë para Kryeministrisë, ndërhyn policia për t’i larguar, u heq çadrat
Kryesore

“Shqipëria Bëhet” protestë para Kryeministrisë, ndërhyn policia për t’i larguar, u heq çadrat

18:50 | 12/12/2025
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para
Aktualitet

Aksident rrugor në Lezhë, automjeti përplaset me motoçikletën, plagosen 2 persona

18:06 | 12/12/2025
Gjirokastër — 4 të ndaluar për fshehje të ardhurash; u sekuestruan para në valuta të ndryshme.
Aktualitet

Gjirokastër — 4 të ndaluar për fshehje të ardhurash; u sekuestruan para në valuta të ndryshme.

16:34 | 12/12/2025
Next Post
Idetë e mëdha që lindën nga ëndrrat  

Idetë e mëdha që lindën nga ëndrrat  

Jan Brokken: Ja si u bë Dostojevski, shkrimtari që të gjithë e njohim

Jan Brokken: Ja si u bë Dostojevski, shkrimtari që të gjithë e njohim

Ja çfarë duhet të dini kur mbeteni shtatzënë  

Ja çfarë duhet të dini kur mbeteni shtatzënë  







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Kreu i PD flet, demokrati mban shënime, Berisha ‘përballet’ me Salianjin në mbledhjen e Kryesisë
Politikë

Kreu i PD flet, demokrati mban shënime, Berisha ‘përballet’ me Salianjin në mbledhjen e Kryesisë

by mirseda
13:52 | 13/12/2025
0

Ndonëse ka pasur ‘përplasje’ mes tyre në distancë, ku Berisha nuk është kursyer me deklaratat, Ervin Salianji...

Aksidenti në tunelin e Pogradecit, arrestohet shoferi i dehur! Pasagjeri te Trauma

Aksidenti në tunelin e Pogradecit, arrestohet shoferi i dehur! Pasagjeri te Trauma

12:10 | 13/12/2025
Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për lidhje, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes

Toney: Me Benitën jemi betuar në Zot për lidhje, por jemi të hapur për të tjerët që të futen në mes

22:56 | 12/12/2025
Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

Kushtetuesja riktheu Ballukun në detyrë, botohet me urgjencë vendimi në Fletoren Zyrtare

22:02 | 12/12/2025
Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

Trump njofton armëpushim mes Tajlandës dhe Kamboxhias: Të dy vendet janë gati për paqe!

20:35 | 12/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com