Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj vendosën të kalonin fundjavën duke bërë bamirësi. Dy artistët e mirënjohur iu bashkuan fondacionit “Fundjavës Ndryshe” dhe ndihmuan një familje të varfër në Kashar.Besi, Xhensila dhe “Fundjavë Ndryshe” ishin në familjen e Ferit Sorrës, i cili mes halleve të shumta nuk i siguron dot fëmijëve as ushqimin. Kryefamiljari është prej kohësh i sëmurë me kancer. Ai gjithmonë shqetësohet për të ardhmen e fëmijëve, megjithëse ka punuar gjithë jetën, s’ka mundur tu sigurojë as ushqimin.Por kjo fundjavë ishte ndryshe për tre fëmijët e familjes Sorra. Këta fëmijët takuan dy artistët e njohur të cilët u sollën atyre plot ndihma e dhurata.
Fëmijët janë të buzëqeshur dhe të lumtur se ndoshta për herë të parë kanë marrë kaq shumë dhurata. E sigurt që ata s’kanë për ta harruar asnjëherë takimin me personazhet e tyre të dashur që dalin në televizor. Një tjetër “Fundjavë Ndryshe”, më shumë buzëqeshje dhe dashuri për të pa mundurit.