Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Berlini do kërkojë nga të gjithë vendet e BE njohjen e Kosovës”

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
“Berlini do kërkojë nga të gjithë vendet e BE njohjen e Kosovës”

Deputetja gjermane liberale Renata Alt kërkon nga qeveria gjermane që të bëjë më shumë presion për njohjen e Kosovës. Ajo nuk e mbështet planin për ndryshimin e kufijve.

Raundi i fundit i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës në Bruksel u ndërpre, megjithëse më parë u duk sikur do të gjenin një zgjidhje të konfliktit. Si e komentoni ju këtë?

Ndërprerja e papritur e bisedimeve tregon se në ç’gjëndje të paqëndrueshme kishin filluar këto negociata. Nuk është e këshillueshme që në Ballkan të ketë ndryshime kufijsh mbi baza të pastra etnike. Është një lojë e rrezikshme që mund të ketë pasoja të paparashikueshme që nuk i merr dot me mend askush në këtë moment.

Çfarë keni parasysh?

Për shembull, Republika Srpska mund të kërkonte bashkim me Serbinë. Por unë mendoj se zhvendosja e kufijve nuk i zgjidh problemet nacionale. Në planin afatgjatë nuk do të duhej të kishte kufij dhe pakicat etnike duhet të gëzojnë kudo të njëjtat të drejta. Këtë e ka mbështetur gjithmonë edhe BE.

Ju jeni kundër ndryshimit të kufijve. Por kështu ndodhi edhe me Kosovën dhe me vende të tjera në rajon. Përse shkëputja e Republika Srpskës përbëka rrezik?

Sepse ndryshime të tilla mbështesin vetëm tendencat nacionaliste. Ky nuk mund të jetë objektivi ynë. Vendet e Ballkanit kanë një rëndësi të madhe gjeostrategjike ndërmjet Europës dhe Azisë, prandaj duhet të jetë në interesin tonë që këtu të kemi një rajon të sigurt dhe njëkohësisht kandidatët të mendojnë se nëse një ditë prej ditësh duan të hyjnë në BE, të plotësojnë kriteret e Kopenhagës. E kjo nuk po ndodh.

Si do ta vlerësonit rolin e qeverisë gjermane në rajon në dhjetëvjeçarin e fundit?

Gjermania i ka mbështetur gjithmonë zhvillimet mes dy vendeve. Edhe financiarisht, në kuadër të BE-së, në rajon kanë shkuar 9 milliardë euro në periudhën 2007-2017. Për vitin 2018 është parashikuar po aq. Prandaj ne duhet t’i mbështesim edhe më tej këto vende në transformimin e tyre në një sistem të mirëfilltë demokratik, në mbështetjen e shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut. Qeveria gjermane duhet të apelojë edhe në të ardhmen për këtë dhe të ushtrojë ndikim te të gjithë anëtarët e BE-së që Kosova të njihet. Kjo për momentin nuk është ashtu, prandaj do të ishte mire që Gjermania të ushtrojë presion dhe të ndërmjetësojë që Kosova të njihet.

Tags: beBerlinikërkojëKosovësnjohjente gjithevendet

TË LIDHURA

Çmontohet banda që shpërndante kokainë dhe kanabis në shkolla në Greqi, 12 të arrestuar
Rajoni

Çmontohet banda që shpërndante kokainë dhe kanabis në shkolla në Greqi, 12 të arrestuar

16:13 | 20/12/2025
Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi
Bota

Zelensky akuzon Rusinë: Përpiqet t’ia ndërpresë Ukrainës aksesin në Detin e Zi

14:46 | 20/12/2025
Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën
Bota

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

08:26 | 20/12/2025
Next Post
Ish-trajneri flet pa dorashka: Vllaznia e mbytur nga bastexhinjtë

Arrestohet trajneri i kombëtares shqiptare, Rudi Vata: Ja çfarë më bëri në 2012-ën

Ambasadori i BE në Tiranë përgëzon policinë për operacionin “Oaz”

Ambasadori i BE në Tiranë përgëzon policinë për operacionin “Oaz”

Vizionet e së kaluarës dhe e ardhmja e Evropës

Vizionet e së kaluarës dhe e ardhmja e Evropës







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com