Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Berishizmi në katedër

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Në kërkim (të dëshpëruar) të një fabule

Nga: Skënder Minxhozi

Kur një ish-komandant i Gardës së Republikës rishfaqet në media pas dhjetë vjetësh që trupat e tij të armatosura kanë vrarë katër civilë të paarmatosur në bulevardin kryesor të Tiranës, mund të mendosh pa shumë vështirësi se diçka e madhe e ka nxjerrë atë nga qetësia dhe anonimati i një dekade. Kur më tej, në të njëjtin dhjetëvjetor, ish-ministri i brendshëm i asaj dite fshihet dhe bën sikur nuk dëgjon, nuk shikon dhe nuk kupton, sërish mund të mendosh se diçka fatale që lidhet me këtë ditë, ja ka mbyllur gojën atij dhe të tjerëve.

Kur sheh gjithashtu sesi një pjesë historikisht servile e shtypit, gazetaria e rimelit të 21 janarit, vrapon edhe një herë që të riciklojë pallavrat e dhjetë vjetëve më parë (e çoi Rama në pritë, i vrau shefi i opozitës, qeveria s’kishte ç’të bënte se ishin të dhunshëm, kishte plane për të vrarë kryeministrin etjetj), atëhere kupton se krimi më i madh shtetëror i dekadës së fundit vazhdon të përcëllojë në errësirë ndërgjegjet e përgjegjësve politikë, por edhe t’ua lidhë gojën e t’u vështirësojë frymëmarrjen atyre qe dje në opozitë, premtonin gjëra krejt të ndryshme, nga tufa me lule në Bulevard çdo përvjetor.

21 janari ka të bëjë i gjithi me Sali Berishën. Me shtetin e tij, me stilin e tij drejtues, me arroganëcën ndaj nocionit të protestave të kundërshtarëve, me shkeljen masive, ende të pandëshkuar të ligjit, me refuzimin e hetimeve nga drejtësia, ndalimin e arrestimeve të autorëve të dyshuar apo zhdukjen e kamerave e regjistrimeve elektronike të asaj dite.

Një dekadë pasi kjo ngjarje tragjike është regjistruar në memorjen kolektive të shqiptarëve, PD e sotme, prej tetë vjetësh e drejtuar nga një kryetar që nuk quhet më Sali Berisha, provon se kur e prek në “nervin e zbuluar” që quhet 21 janar, reagon si në kohë të Berishës. Asnjë ndryshim, asnjë brerje sado e vogël ndërgjegjeje, asnjë retifikim i historisë. Përkundrazi, mercenarë të vjetër e të rinj rifshaqen nëpër televizione, për t’i rënë edhe një herë avazit laraghjoz të “grushtit të shtetit”. Të një puçi i cili u hetua edhe nga një komision parlamentar që nuk parit as guximin ligjor të përpilojë raportin final për hetimet.

Berishizmi ka qenë dilema e madhe e PD së pas 2013. Ka qenë hija makbethiane e Lulzim Bashës, që nuk e ka lënë asnjë çast të jetë vetvetja. Nga Gërdeci tek Rruga e Kombit, nga Marrëveshja Detare me Greqinë tek 21 janari, PD e bashkë me të e gjithë opozita e sotme, nuk pati kohë këto 8 vjet jashtë pushtetit, të bëjë as pastrimin e pjesshëm të gropave septike që la pas hapur Sali Berisha.

Tek sheh këtë sjellje tërësisht refraktare, të ngurosur e të pandjeshme, e kupton lehtë se përse vetë ish-kryeministri hyn në listat e kandidatëve duke përqeshur seriozitetin fals të Bujar Nishanit e të tjerëve në komisionin e verifikimit të kandidaturave.

PD e sotme vazhdon të jetë e Berishës. Nuk është shumë, por është e sigurt. Prandaj ata që vijojnë ta konsiderojnë këtë rrethanë si një faktor force në përballjet elektorale, zakonisht kanë dalë të mërzitur prej tyre. Një parti që refuzon të mësojë, është zakonisht një parti që do të pësojë. Berishizmi vazhdon të jetë në katedër. Basha vijon të jetë në auditor duke mbajtur shënime…

Tags: berishizmiopinionskender Minxhozi

TË LIDHURA

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Greqia nis një garë armatimesh për t’iu kundërvënë Turqisë

Greqia nis një garë armatimesh për t’iu kundërvënë Turqisë

Ndryshimi i emrit dhe logos, zyrtari i Interit komunikon qëndrimin e klubit

Interi ndryshon “fytyrë”, ja logoja e re që pritet të lançohet

A do t’i përmbushë Presidenti Biden zotimet përballë koronavirusit?

A do t'i përmbushë Presidenti Biden zotimet përballë koronavirusit?







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com