Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Berishës i fillojnë ethet, Izet Haxhia ekstradohet nesër nga Turqia

7 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Berishës i fillojnë ethet, Izet Haxhia ekstradohet nesër nga Turqia

Izet Haxhia, ish truproja i Sali Berishës ka shkaktuar shumë zhurmë me deklaratat e tij se do të vij në Shqipëri dhe do të flasë mbi ngjarjet që kanë tronditur opinion publik nga viti 1991 deri në vitin 1998. Pas deklaratave se është vetëdorëzuar në policinë turke dhe ka kërkuar ekstradimin drejt Shqipërisë, duket se kjo gjë do të ndodhë nesër.  Oficerët e policisë shqiptare ndodhen tashmë në Turqi për të marrë Haxhinë, i cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit.

Gjithmonë, Haxhia ka akuzuar Sali Berishën për vrasjen e Azem Hajdarit por dhe për shumë krime që sipas tij Berisha ka bërë në periudhën kur ka qenë President. Në të gjitha statuset e tij në rrjetin social “Facebook”, Haxhia ka deklaruar se po rikthehet në Shqipëri për të fundosur Sali Berishën dhe ta fus atë në burg.

Haxhia u arrestua në vitin 2006 në Turqi, por drejtësia turke nuk ishte shprehur ende për ekstradimin e tij, ndonëse pala shqiptare kishte bërë kërkesa të vazhdueshme në kohën kur në pushtet ishte Sali Berisha. Për 12 vjet me radhë gjykata turke kishte urdhëruar thjesht që ai të mos largohej jashtë vendit, ndërsa në shkurt të këtij viti befas u mor vendimi që ai të ekstradohet. Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë. Ekstradimi i tij në Shqipëri mund të çojë në hapjen e dosjes ‘Hajdari’.

Pak ditë pas vetëdorëzimit tek autoritetet turke, Haxhia ka zgjedhur në Shqipëri avokatin Fran Dashi, i cili do të mbrojë interesat e tij gjatë dhe pas ekstradimit. Sipas avokatit, Haxhia do të rigjykohet dhe dosja “Hajdari” do të rihapet. Ai gjithashtu shprehu bindjen se klienti i tij është i pafajshëm, dhe se pikërisht për këtë arsye kërkon një proces të rregullt ligjor, ndryshe nga ai i disa viteve më parë. 

Në një intervistë në shkurt të këtij viti, Haxhia deklaroi se nuk ka asnjë garanci për jetën dhe ka bindjen se ndaj tij do të përdoren të gjitha metodat për ta eliminuar fizikisht. Por sipas ish-truprojës së Berishës, me rikthimin e tij në Shqipëri, pas 19 vjetësh, do të kërkojë edhe rihapjen e çështjes “Hajdari”, për të qartësuar jo vetëm pozicionin e tij për ngjarjen për të cilën akuzohet, por edhe për të folur me emra për persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Lidhur me dosjen ‘Hajdari’ ai ka thënë se do të paraqesë provat që implikojnë disa persona shumë të rëndësishëm në këtë vrasje, por pa përmendur emra.

“Këta persona janë pjesë e një klani politik e mafioz shumë të fuqishëm, me qëllime të caktuara. Nuk është përmendur emri i tyre si projektues dhe urdhërdhënës të vrasjes së Hajdarit, por edhe të ministrit të Bukoshit, Ahmet Krasniqi. Unë e kam guximin t’i shoh në sy të gjithë ata që më kanë akuzuar me të padrejtë dhe në mënyrë tinëzare. Kur këto hiena t’i kem përballë në sallën e gjyqit, atëherë do të ballafaqohem me të vërtetat e mia që do të jenë makthi i tyre. Nuk kam besim te drejtësia, pasi ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një patericë e fuqishme e politikës”, deklaronte Haxhia.

Me ekstradimin e tij në Tiranë mbete të presim se si do të rrjedhin gjërat, shkruan lapsi. Haxhia gjatë kohës që ishte në Turqi, ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha si të implikuar në vrasjen e Hajdarit, por edhe në shumë ngjarje të tjera.

Tags: Berishësekstradohetetheti fillojnëIzet HaxhiaNeserTurqia

TË LIDHURA

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë
Politikë

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

11:11 | 13/06/2025
Bënë për spital për një shtetas gjatë ndalimit, AMP pezullon 3 policë të Shqiponjave
Aktualitet

Bënë për spital për një shtetas gjatë ndalimit, AMP pezullon 3 policë të Shqiponjave

10:27 | 13/06/2025
Halit Valteri paraqitet në SPAK
Aktualitet

Halit Valteri paraqitet në SPAK

10:05 | 13/06/2025
Next Post
Arbitri nuk i akordon penallti Marseilles, Rudi Garsia bën gjestin qesharak (Video)

Arbitri nuk i akordon penallti Marseilles, Rudi Garsia bën gjestin qesharak (Video)

Ndryshime tek kuqezinjtë, Panucci emëron ndihmës ish-mbrojtësin e Romës

Ndryshime tek kuqezinjtë, Panucci emëron ndihmës ish-mbrojtësin e Romës

Facebook forcon luftën ndaj dezinformimit online

Facebook i shpall luftë “fake news”, hap qendër monitorimi në Barcelonë

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Rrëzimi i avionit në Indi, mbi 260 viktima! Gjendet një prej “kutive të zeza”, nis hetimi ndërkombëtar
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi, mbi 260 viktima! Gjendet një prej “kutive të zeza”, nis hetimi ndërkombëtar

by mirseda
11:33 | 13/06/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Indinë dhe komunitetin ndërkombëtar: një avion pasagjerësh i tipit Boeing 787...

Boja e kuqe që ngjyros tekstilet hidhet në ëmbëlsira. Lënda e rrezikshme për shëndetin

Boja e kuqe që ngjyros tekstilet hidhet në ëmbëlsira. Lënda e rrezikshme për shëndetin

11:31 | 13/06/2025
Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

11:11 | 13/06/2025
Bënë për spital për një shtetas gjatë ndalimit, AMP pezullon 3 policë të Shqiponjave

Bënë për spital për një shtetas gjatë ndalimit, AMP pezullon 3 policë të Shqiponjave

10:27 | 13/06/2025
Analiza nga BBC: Arsyeja pse Izraeli s*lmoi Iranin dhe pse pikërisht tani?

Analiza nga BBC: Arsyeja pse Izraeli s*lmoi Iranin dhe pse pikërisht tani?

10:23 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com