Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron më “pak se gjysmë takim”, tryezën me kryeministrat e Ballkanit, organizuar nga BE në Durrës.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha sqaron se aty kishte vetëm dy kryeministra shqiptarë dhe ndaj mund të quhet takim i dështuar.
“Me pak se gjysem takimi! Miq, takimet multilaterale jane te dobishme, por kur nga 7 kryeministra te ftuar 4 nuk “gjejne” dot kohe per te ardhur, jane pa kuorum dhe me shume se deshtim.
Kjo veçanerisht kur nga 3 te pranishem 2 jane shqiptare. Le t’i themi faleminderit kryeministrit te Malit te Zi se perndryshe do kishim nje takim thjesht ndershqiptar.
Natyrisht ky bojkot ka vetem nje shkak: munguan se nuk deshen t’ u ngjiten pleshta ne narkoshtetin e Norieges, i vetem ne Europe dhe ne bote”, shkruan Berisha.