Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Berisha pse e paditi amerikanin Blinken në Paris dhe jo në gjykatën e Kurbinit?

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Stilolapsi i Sali Berishës që po ndan PD

Nga: Lorenc Vangjeli

Nëse Shqipëria do të ishte ende nën komunizëm, me të gjitha gjasat, Sali Berisha do të ishte anëtar i byrosë politike të PPSH-së prej 25 vjetësh, kurse Edi Rama do të ishte në vitin e 17-të të burgut.

Ilir Meta do të ishte drejtor i ndërmarrjes artistike Migjeni, kurse Lulzim Basha, ende pa i dorëzuar asnjë fije floku thinjave, do të ishte zëvendës i Pandi Majkos, sekretar i komitetit të rinisë, pavarësisht se ishte thinjur që në rini.

Një pjesë e madhe e anëtarëve të kabinetit qeveritar do të ishin mësues shkollash tetëvjeçare në pritje për t’u transferuar në fshatra afër rrugës, që të ktheheshin me kamionët e kromit në Tiranë, njëherë në muaj për t’u larë me ujë të ngrohtë, kurse një numër mbresëlënës deputetësh të djeshëm e të sotëm, do të ishin në burg për vjedhje të pronës socialiste dhe kontrabandë.

Secili nga ta, të lidhur në marrëdhënie interesi edhe pa u njohur fare me njëri-tjetrin janë, bashkë dhe veç e veç, fat për tjetrin, një fat që është tërësisht i ndryshëm nga sa parashkruante dikur për ta, teritali monoton i komunizmit. Sot Sali Berisha, non grata nga SHBA, pretendon se është antikomunist; Edi Rama merr dekoratë amerikane dhe drejton qeverinë me partinë e trashëguar nga ish-komunistët; Ilir Meta planifikon jetën përtej presidencës, pa dyshuar se hakmarrja nuk mund ta çojë më larg se dashuria; Lulzim Basha, pavarësisht armiqësisë me të gjithë, ende nuk ka vendosur të thinjet, kurse Pandi që u thinj në rini pa kaluar më parë në adoleshencë, tani në moshë të pjekur, po jeton adoleshencën e një jete që nuk e ka njohur kurrë më parë.

Gabriel Escobar, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, do të vijë në Tiranë pak orë përpara Foltores së Stadiumit Air Albania, për të diskutuar edhe “…mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA, me emrin e të cilit kanë nisur të bëjnë lojëra fjalësh në Tiranë, e di se shefin e tij në Uashington, e kanë paditur për shpifje në Gjykatën e Parisit sepse Berisha pretendon se nuk ka prova që ai është edhe i korruptuar, edhe minues i demokracisë. Por ndeshja juridike në Paris është vetëm çfarë duket. Pak më thellë ka edhe më shumë, ka edhe shumë më keq dhe ky është realisht një problem që trondit. Sovranistët e rilindur, konservatorët e rinj, neokomunistët me kravata mëndafshi dhe gjithëfarë të marrësh “gjeopolitikë” të tjerë që nuk kanë munguar kurrë në Tiranë, të bindur se janë qendra e botës dhe me mendësinë e “Zërit të Popullit” të viteve 70-të, kanë nisur të brohorasin për revolucion antibanane në Tiranë.

Lideri i tyre Berisha, që një pjesë e duan, një pjesë e urrejnë ende për inerci, premton edhe shumë më shumë beteja kundër amerikanëve, fiks duke tundur flamurin amerikan. Fati deri më tani e ka penguar të bëjë lëvizjet e tij të tjera, por është çështje kohe. Ai dhe Faltorja e tij, nëse Parisi vonon apo mohon shqyrtimin e padisë, nuk do ta quajë këtë gjë fundin, por vetëm një fillim të ri, sipas avazit të vjetër që e këndojnë sot sovranistët e rinj, “Sa kohë që kam Shijakun dhe Peqinin…!”: Berisha i ka të gjitha mundësitë që ta paditë në gjykatën e Kurbinit sekretarin Blinken.

Hezitimit të mundshëm të gjykatësit ish-laçian, ai mund t’i përgjigjet se shteti shqiptar, siç është i detyruar të mbrojë pavarësinë dhe tërësinë territoriale, duhet të mbrojë edhe “…dinjitetin e njeriut…”. Kështu urdhëron kushtetuta!

“Në pritje që të flasë drejtësia, unë, por gjithë të tjerët, duhet të heshtin”, do të thotë Sali Berisha nga salla e konferencave në PD-në e çliruar nga pengmarrja kryeministrore e Ramës duke mbetur edhe me larg se kurre kryeministrise.

Dhe jeta do të vazhdojë sërish njëlloj, pavarësisht se do të duket ndryshe. Rama, që nën komunizëm do të ishte në burg, mund të thirret dëshmitar në gjykatën e Kurbinit edhe nga akuza, edhe nga mbrojtja e të akuzuarit. Ata që nuk mund të ishin më shumë se mësuesë fshati, do të vazhdojnë të ministrojnë në kabinetin e tij qeveritar. Lulzim Basha, fëmija i përkëdhelur i politikës, do të vazhdojë të refuzojë të thinjet, kurse gjithë ata, që mund të ishin kontigjent burgu nën komunizëm, mund të vazhdojnë të votojnë ligje në parlament. Qoftë dhe kaq mjafton për të kuptuar epërsinë e sistemit që po tenton të ndërtohet për tre dekada në Shqipëri. Ndaj mbetet mister, pse Doktori zgjodhi Parisin, kur mund të kishte mbaruar punë në gjykatën e Kurbinit. Sa më qesharake, aq më e vërtetë, por rezultati do të ishte njëlloj në të dy rastet. Njëlloj do të ishte edhe fati i Bashës. Edhe i Ramës që, për fat, ka përballë Berishën dhe Bashën. Edhe bashkë, edhe veç e veç, asnjë ndryshim për të!

Tags: Berishablinkenlorenc vangjeli

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Haklaj: Berisha është kurbani politik i epokës së re

Haklaj: Demokracia do të triumfojë mbi autokratizmin!

Pandemia rrit dëmet në shëndet, siguruesit kanë paguar 3.6 milionë euro

Pandemia rrit dëmet në shëndet, siguruesit kanë paguar 3.6 milionë euro

Sot stuhia godet Tiranën

Sot stuhia godet Tiranën







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

by mirseda
22:58 | 09/03/2026
0

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende të varfra,...

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

22:46 | 09/03/2026
“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com