Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Berisha në kërkim të taborreve të humbura elektorale

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Berisha “non grata” rimerr drejtimin e Partisë Demokratike

Nga: Plator Nesturi

Oborri i PD mbetet i boshatisur ndonëse vapa e fillim korrikut kish vendosur që shtatori do të jetë nisja e një stine protestash për të rrëzuar maxhorancën e për ti dhënë mundësi pushteti atij qe se fiton dot. Në mes të kësaj zagushie vetëm ndonjë nga deputetët e rinj mund të zënë sytë më lokalet nën hije të pedonales, që të nxirë në plazhet e jugut, po bëhen gati për parlament.

Për më tej, zor të gjesh dikë që ka mendje ndryshe. Për protestë jo e jo, pasi për këdo është e qartë që nuk mund ti shkohet pas çdo dëshire për pushtet te kjo dëshirë, aq më tepër kur është e kryetarit të shpallur, mund të miklohet e të mbahet me gajret, por jo të të tolerohet deri në sakrifikim donkishotesk.

Kur krytarët nuk saktifikojnë as karriken e tyre për të mirën e partisë, pse do sakrifikohen filizat e rinj të partisë të qorrollepsen me fatin politik të kryetarit. Të ishte ndryshe, kjo do të shtonte trafikun njerëzor në korridoret e PD. Por jo. Oborri i saj mbetet bosh, me drejtues që nxitojnë të futen në zyra dhe deputetë që iu shmangen kontakteve me median. Shurdhëri zërash në ambientet e partisë më të madhe të opozitës, shurdhëri që duket më pa tingull.

E gjithë kjo situatë absurdi ku gjithkush nxiton të fshihet e të largojë mikrofonët mediatikë për tu prononcuar, bie ndesh me këmbënguljen plot nerv të Berishës që përpiqet të çojë përpara një kauzë që ka abortuar prej kohësh. Takime të përditshme e për çdo tematikë të sajuar të ditës, që më tepër sesa një klishe për të dëshmuar se Berisha mbetet energjik si dikur, ngjam më së shumti me një kërkim. Një kërkim për taborrët e humbur. Të asaj ushtrie që dikur përbënin armatën elektorale të PD-së. Berisha do tu dëshmojë edhe një herë se ai mbetet energjik e I palodhur për të kryesuar dhe një herë, porse kësaj rradhe vetë ushtria elektorale eshtë e lodhur me vetë Berishën.

Në PD kanë frikë dhe nga një tjetër virus dhe që duan ti rrinë larg e dhe kjo është çështja e damkosjes “non gratta” ku vula e inspektimit është prej Departamentit të Shtetit. Tashmë Berishës i rrinë larg edhe ata që dikur të merrnin gjak në vetull në emër të tij, por gjithësesi hija e tij mbetet e rëndë në PD. Por ajo mbetet vetëm hije se në jetën reale situatat rrjedhin dhe ato mund të ndërlikohen më rëndshem nëse prej tyre varet jo thjesht fati i një politikani, por I një partie dhe një trashëgimie politike.

Ndaj dilemma mbetet njësoj e rëndë nëse do të duhet të mbahet ende në kurriz Berisha apo fatet do të jenë të ndara. U bënë shumë kohë që nga kërkesa e drejtpërdrejtë e ambasadores së SHBA për të mbajtur një qëndrim të qartë lidhur me ish kryeministrin Berisha me këshillën se fati i një partie politike nuk mund të lidhet me fatin e ish liderit të saj që është shpallur përson non grata nga Departamenti i Shtetit. Qëndrimi amerikan duket se është përforcuar dhe nga non Gratta e Britanisë së Madhe, por dhe nga vërejtjet dhe këshillat që diplomatë e partnerë të huaj I sugjerojnë udhëheqësisë së PD-së. Vetë Partitë Popullore kanë kërcënuar se do të revizionojnë partneritetn dhe marrëdhëniet me PD nëse ajo do të vijojë të udhëhiqet nga personazhe non grata. Çka natyrshëm do të ketë pasoja për ardhmërinë dhe peshën e PD në betejat e mëtejshme elektorale apo si partner i besueshëm në tryezat me ndërkombëtarët. Në gjithë këtë rrëmujë edhe shumë përkrahës të Berishës mbeten tashmë të pavendosur si të veprojnë.

E gjithë kjo situatë pritet të ndikojë në zhvillime që do të devijonin rrjedhat normale politike. Së pari PD do të ketë një bjerrje të peshës së saj politike pavarësisht numrit të deputetëve që ka siguruar në zgjedhjet e 25 prillit. Energjitë e saj më së shumti do të drejtohen në problematikën e brendshme që hap mbajtja në kurriz e Berishës që gjithësesi do të helmojë komunikimin e brendshëm dhe interesat e ngushta të karrierës së deputetëve të rinj.

Shumë prej tyre nuk mund të pranojnë të marrin kosto për ecurinë e tyre politike për hir të kujtimit historik të Berishës në PD. Ca më tepër kur kjo kosto do të ndikojë dhe në marrëdhëniet e PD me ndërkombëtarët, marrëdhënie të cilat ishin ftohur që nga koha e lënies së mandateve dy vjet e gjysëm më parë.

PD do të shtyhej në një izolim më të thellë dhe lufta e asaj që dikur quhej opozitë, më së shumti do të drejtohej ndaj grupimeve që do të dalin dhe që do të synojnë sa më shumë peshë elektorale në kurriz të njëra tjetrës. Ndaj në këto kushte e përfituara e madhe do të ish maxhoranca socialiste që në kushtet e një opozite të copëzuar dhe që do ti duhet kohë për një process riformatimi, do ta kish shumë të lehtë fitoren për mandatin e ardhshëm. Nëse mbetemi tek ky skenar i kushtëzuar nga frika ndaj Berishës, atëherë dhe ato piketa paraprake që ka shtruar opozita për parlamentin e ardhshëm do të jenë çështje të harruara apo të bëra në nxitim e sipër.

Pra çështjet që janë përmendur në deklaratat mediatike se do të synohet për një sistem të ri zgjedhor, për ndryshim dhe një ndarje të re administrative, apo rregullime kushtetuese pas marrëveshjes së dikurshme të 2008, këto do të jenë sërish pa ndikim nëse opozita do të humbasë peshën e saj në parlament. Midis grupimeve të ndryshme të opozitës, maxhoranca ka hapësira manovrimi për të mbrojtur sërish interesat e saj në ndryshimet që mund të bëhen, çka mund të bëjë që këto inisiativa të mos prodhojnë asgjë reale. Opozita mund të humbi vetveten si dhe aleatët nëse me hyrjen në parlament ka humbur motivin për të bërë opozitë. Transferimi i problemeve të brendshme nga PD në Parlament thjesht do të përshpejtojë procesin e shthurjes, e cila është më keq se humbja e vazhdueshme e zgjedhjeve.

Tags: BerishaPlator Nesturi

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Dialogu Prishtinë-Beograd në Bruksel, përfundon takimi trepalësh

Dialogu Prishtinë-Beograd në Bruksel, përfundon takimi trepalësh

Prokuroria sekuestron pasurinë e “të fortit” në Lushnje

Përplasi në trotuar 3 këmbësorë, ja çfarë tha e përlotur në sallën e gjyqit drejtuesja e mjetit

Rriten me 6% pagat e mësuesve/Kushi: Përfitojnë edhe punonjësit e shërbimit psiko-socialë dhe oficerët e sigurisë

Shkurtohet praktika profesionale e kandidatëve për mësues nga 1 vit në 3 muaj

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

by mirseda
19:28 | 24/07/2025
0

Është gjendur pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s, trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u...

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

16-vjeçari u mbyt në Lagunën e Patokut, polumbarë të RENEA-s dhe familjarë në kërkim të trupit të adoleshentit

19:07 | 24/07/2025
Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

Detaje nga krimi makabër në Fier/ Nëna pastroi trupin e bashkëshortit pasi e mbyti vajza me tel, shoqërohet nga policia

18:13 | 24/07/2025
Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

Poliçan/ Zjarr në pyllin e fshatit Lybeshë, në ndihmë edhe zjarrfikësit e Beratit. Flakët vihen nën kontroll

18:00 | 24/07/2025
Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

Vrau babanë e saj duke e mbytur me tel dhe e kallëzoi në polici si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja

17:49 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com