Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Berisha-Kokalari, një “divorc” i paralajmëruar!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Berisha-Kokalari, një “divorc” i paralajmëruar!

Nga: Edvin Kulluri

Zgjedhjet për kreun e ri të FRPD që u mbajtën të shtunën nën moton tashmë rutinë “1 anëtar disa vota” , përvecse shpërthyen reagime të shumta mes rinisë demokrate, prodhuan një reagim të ashpër të aktivistes republikane amerikane Evi Kokalari.

Shprehja “turp për ju Sali Berisha”, ishte sa e rëndë aq edhe e papritur nga goja e njeriut që i doli në krah anglisht Berishës në ditën e tij më të keqe, pas shpalljes “persona non-grata” nga SHBA! Tashmë PD-së përvec pritjes raskapitëse të vendimit të Gjykatës së Apelit lidhur me njohjen ose të Kuvendit të 18 dhjetorit, iu shtua edhe një bela akoma më e madhe. Evi Kokalari! E vetmja shpresë për rehabilitim nga SHBA të zotit Berisha, goditi në stil futbolli amerikan kryetarin e sapo zgjedhur të PD.

Arsyeja e deklaratës tashmë dihet, për të disatën herë “foltorja” zhgenjeu me sukses të plotë shumë nga ata që e mbështetën me shpresën se shkaku i kalvarit të dëshpërimit 9-vjecar quhej Luli Basha dhe jo vetë PD në gjithë eksistencën e saj e Berisha posacërisht.

Si në dy ciklet e para që PD rinisi një rrugë të re të së djathtës, në vitet 1992-1997 dhe 2013-2021, edhe këtë herë u nis për të mundur kundërshtarët, e në fund, rrëzohet vetë. Dhe kjo sjellje PD-së i është kthyer në huq. Kokalari pak me vonesë e kuptoi se ata që mbështetën Bashën në cdo dështim, nuk mund të ishin shpresa për ringritje. E në fakt, ajo në vijimësi foli për ndikimin e votës në Kuvendin e prillit që prodhoi një Këshill Kombëtar që më shumë ngjan me një Këshill Popullor se sa me një organ përfaqësues të një partie të djathtë.

Më pas apo dhe më parë, Kokalari kishte kuptuar se PD-ja konservatore që ajo synonte të mbështeste në tokën amerikane, drejtohej kryesisht nga njerëz që ose s’kanë asnjë bindje politike por vecse nga një lugë në brez, ose liberalë që e kanë lexuar liberalizmin me kokë poshtë. Ose më keq akoma “konservatorë” që përberësit kryesorë të kësaj qasjeje politike dijnë një kanace me sardele, pak vaj luledielli dhe një spec të vogël të kuq, të mbyllura në një kanace më mbishkrimin Sardele Vlora ose ca pasthirma të stampuara në greqisht dhe spanjisht! Por Evi vazhdoi deri të “shtunën e zezë te forumit” të besonte se Berisha përmes virtytit dhe aftësive të sprovuara, do i kapërcente këto pengesa në rrugën drejt një PD-të Rithemeluar, ri-organizuar, rifreskuar dhe fituese. Por mesa duket kupa u mbush. Dhe e derdhi vetë me fjalën “turp”, kur pa se vota e lirë u pre prapë në besë dhe se kryetar i FRPD u zgjodh një djalë që nja pak vite më parë na paskësh qënë dhe ortak ne biznes me nje familjar të Lulzim Bashës.

Dhe sic thonë amerikanët rëndom “enough is enough”! Pra “boll eshtë boll”! U premtuan primare për kryetarët e degëve dhe u u la vetëm 3 ditë kohë. Ndërsa për kryetarin e PDSH mjaftuan vetëm 13 ditë fushatë, ndërkohë që për fatin e keq të konservave të Tiranës, konservatorët anglez u angazhuan në një fushatë gati 3 mujore për të zgjedhur kryetarin e ri pas dorëheqjes së Boris Johnson! Dhe të mendosh që anglezët e shkretë do ofronin dhe konsulencë për primaret në PD, ndërkohë që Belindi e Albana I zgjedhin kryetarët e partisë ende pa ulur avioni I British Airëays në Rinas. Ndërsa FRPD vërtetë u la kohë kandidatëve të garonin përmes debatit, por “harruan” të numëronin votat dhe emrat e listave të anetarësisë. Qyfyre të “rithemelimit’ dhe kaq!

Por nëse në kryesinë e PD që nga 2017 as nuk skuqet e nxihet fytyra e askujt për “akademinë e manipulimit të votave” që po lulëzon vrullshëm dhe me një pasion të jashtëzakonshëm, Kokalari është një shtetase amerikane në punë të vet që s’mban lugë në brez për tepsinë imagjinare të pushtetit. Jeton në SHBA me punën dhe aktivizmin e saj prej republikaneje që e bën të pavarur nga intrigat e rëndomta të ca burokratëve rreth Berishës që pas cdo pyetjeje që u bëjnë gazetarët, kanë vetëm një përgjigje: ‘e di doktori atë punë”, se vetë nuk bëjnë asnjë kokërr punë përvecse të shtyhen të paradhoma e Berishës apo Bashës për të marrë ndonjë porosi. Ky model karriere në PD mund të funksionojë vetëm nëse kryetari mendon për veten e jo për ndonjë mission politik te tipit “të tregojmë se jemi me të mirë se socialistët”.

E pra fajin nuk e ka Evi Kokalari pse i shtohet listës së atyre që mendojnë se në PD gjerat mund të marrin një ditë kthesën e duhur. Sepse të tillë anëtarë në PD, megjithëse pak, ka ende. Dhe natyrisht që postimi alucinant i një gruaje bjonde që “do pushtonte ambasadën e SHBA” nuk ka si e trëmb Kokalarin, pasi është e sigurt se përpara sulmit hipotetik në selinë diplomatike që gjëndet ne Rrugën e Elbasanit, do ketë një ambulancë të psikiatrisë së Elbasanit gati për të marrë pacienten nën kujdestari.

Për të gjitha arsyet e sipërpërmendura “divorci Kokalari-Berisha” ishte i pritshëm se një ditë do të ndodhte dhe këtu s’ka asnjë lajm të vërtetë. Cështja është se PD është divorcuar që në 2017 edhe nga historia e saj e hidhur, por dhe ajo e sukseshme. Një parti e madhe që ka qeverisur 13 vite mirë, keq dhe c’ka sic është e kuptueshme në një demokraci të re si e jona, nuk po gjen kurajon dhe pjekurine kolektive që të mësojë nga gabimet e mëdha dhe të evokojë momentet entuziazmuese të historisë së saj. E sic thonë anglezët meqë jemi tek konservatorizmi, “dikush që nuk mëson nga gabimet e të tjerëve nuk është i mëncur, ndërsa ai që nuk mëson nga gabimet e veta është budalla’!

E në pritje të një vendimi gjykate që me shumë mundësi do na kthejë në 17 nentor të vitit të kaluar, le të urojmë që të kthehet Basha në krye të PD që dhimbja të kthehet ne parodi! Se forca ka ikur si gushti me vapën!

Tags: Edvin KulluriEvi Kokalarisali berisha

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
Pique zbulon arsyen pse zgjodhi Clara Chia Marti-n para Shakirës

Pique zbulon arsyen pse zgjodhi Clara Chia Marti-n para Shakirës

Zbulohen dy bashkëprezantueset e Ardit Gjebreas në “Kënga Magjike”

Zbulohen dy bashkëprezantueset e Ardit Gjebreas në "Kënga Magjike"

Selanik/Tentativë për grabitje e pengmarrje në një dyqan celularësh (FOTO)

Selanik/Tentativë për grabitje e pengmarrje në një dyqan celularësh (FOTO)

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025




TË FUNDIT

Humbi jetën në një aksident tragjik, vëllai i Gjestit përcillet sot për në banesën e fundit
Showbizz

Humbi jetën në një aksident tragjik, vëllai i Gjestit përcillet sot për në banesën e fundit

by mirseda
10:39 | 27/09/2025
0

Me zemër të thyer, familjarë, miq dhe të afërm do t’i japin sot lamtumirën Elidion Kelmendit, vëllait...

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares me urdhër të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari i kërkuar nga GJKKO

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares me urdhër të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari i kërkuar nga GJKKO

10:27 | 27/09/2025
Të tjerë persona në vorbullën e dosjeve të Epstein, zbulohet emri i Elon Musk dhe Princit Andrew

Të tjerë persona në vorbullën e dosjeve të Epstein, zbulohet emri i Elon Musk dhe Princit Andrew

09:29 | 27/09/2025
Vrasja e 44-vjeçarit në fshatin Salari/ Trupi i italianit u gjet në anë të rrugës, viktima kishte shkuar në zonë për gjah

Vrasja e 44-vjeçarit në fshatin Salari/ Trupi i italianit u gjet në anë të rrugës, viktima kishte shkuar në zonë për gjah

09:26 | 27/09/2025
Luiz Ejlli reagon i prekur pasi vëllai i Gjestit ndërroi jetë, mesazhi i plotë

Luiz Ejlli reagon i prekur pasi vëllai i Gjestit ndërroi jetë, mesazhi i plotë

23:19 | 26/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com