Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Berisha dhe Kurti, armiqtë e duhur për Hashim Thaçin

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Mero Baze/ Sali Berisha dhe Albin Kurti janë takuar sot në Tiranë për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj bisedimeve shqiptaro-serbe për shkëmbimin e kufijëve, udhëhequr nga Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiç.  Kundërshtimi për ndryshimin e kufijëve tashmë po bëhet linjë zyrtare e disa prej vendeve më të fuqishme të Europës, si Gjermania, Anglia apo Italia, dhe nuk ka mbështetje në faktorin shqiptar.

Në këtë pike, Berisha e Kurti janë në anën e shumicës së shqiptarëve dhe shumicës së faktorit serioz perëndimor, përjashto lobistët e presidentit Trump, që nxjerrin dhe ndonjë para me këtë rast, me shqiptarët e serbët.

Por ndërsa të gjithë janë kundër ndryshimit të kufijëve dhe po përpiqen të bllokojnë Hashim Thaçin, Berisha e Kurti duket se kanë një shqetësim tjetër, që tejkalon banalitetin e luftës ndaj Hashim Thaçit. Nga teksti që ata formulojnë së bashku dhe nga mënyra se si duan ta paraqesin veten, si shqiptarët që duan bashkimin kombëtar, këta të dy nuk janë të trembur nga ndryshimi i kufijëve dhe nuk luftojnë për dështimin e tyre, këta janë të trembur çmendurisht nga suksesi i mundshëm i Thaçit dhe hapja e lojës për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Thellë thellë këta të dy e besojnë më shumë atë që do të bëjë Thaçi, se vet Hashim Thaçi, dhe në delirin e tyre, kanë frikë se mos ndodh që ai “ja del” dhe bëhet “Babai” i bashkimit kombëtar.

Kjo është jo vetëm ana groteske e takimit të tyre, por është dhe ajo që i bën armiqtë e duhur për Hashim Thaçin. Atij i duhen pikërisht kështu “armiqsh”, nga këta që nuk kanë gjë me mos ndryshimin e kufijve, por mos ta bëjë atë gjë dikush tjetër, por ta bëjnë ata.

E kanë çështje të protagonizmit historik, jo çështje parimore. Pasi Kurti është për ndryshim kufijsh, se kërkon bashkim kombëtar dhe Berisha është për çdo gjë që i fuqizon atij delirin si udhëheqës.

Kjo është ana banale e takimit mes Sali Berishës dhe Albin Kurtit. Të dy nuk e honepsin njëri- tjetrin. Berisha, një ish- enverist i konvertuar në antikomunist, dhe Kurti, një djalë i edukuar me aspirata të forta lirie, që e gjen modelin e frymëzimit tek nacional-komunizmi i Enverit, janë dy liderë që nuk kanë asgjë të përbashkët.

Kurti është modeli i liderit asket, të ndershëm, frymëzues dhe nacional-komunist, Berisha është modeli i hajdutit klanor e familjar, autoritarist deri në vrasës për pushtet dhe shtet-shkatërrues.

Tani të dy i ka bashkuar Hashim Thaçi dhe e duan doemos serb. Berisha ka marrë flamurin e shpalljes së Hashim Thaçit agjent të Serbisë, me shpresë se kështu do të përmisojë faktin që fëmijët e tij e kanë gjyshen serbe, kurse Kurti është përfshirë deri në polemika familjare për mblesëri mes familjeve Thaçi e Vuçiç, me ç’rast ka marrë dhe një përgjigje të hidhur nga të dy.

Hashim Thaçi praktikisht ja ka dalë të bashkojë dy njerëz që nuk e honepsin dot njëri- tjetrin, dhe kjo është po ashtu një arsye e fortë se ata ndjehen më në hall nga ajo që po bën Hashim Thaçi, se sa pjesa tjetër e politikës shqiptare.

Hashim Thaçi mund të bllokohet lehtë në Kuvendin e Kosovës dhe bisedimet të ndryshojnë kah nga ruajtja e shteteve multietnike në Ballkan. Këtë mund ta bëjë parlamenti i Kosovës dhe ka mbështetje nga gjithë palët.

Kjo është vërtet një vrasje politike për Hashim Thaçin. Kjo që po kërkojnë nëpër dhëmbë Berisha e Kurti, është përtej kësaj. Ata nuk kanë hall të bllokohet ndryshimi i kufijëve, por duan të nxjerrin Hashim Thaçin nga ky proces, pasi thellë- thellë besojnë se ai mund ta bëjë këtë dhe këta dalin tepër në histori. Delirantë tipik shqiptarë, që për inat të vjehrrës shkojnë me mullixhiun./Tema/

Tags: ArmiqtëBerishae duhurHashim Thaçinkurti

TË LIDHURA

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Ferit Keta i pamposhtur, shkatërron boksierin turk (Video)

Ferit Keta i pamposhtur, shkatërron boksierin turk (Video)

Bylykbashi: Rama i shiti territorin grekëve, si po bllokon Gjykatën Kushtetuese

Të largohen kriminelet por edhe bedelet e krimit nga pallati i pushtetit

Çështje pronash/Kërcënohet gjyqtari i Korçës dhe familja e tij

Çështje pronash/Kërcënohet gjyqtari i Korçës dhe familja e tij







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti
Bota

Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti

by mirseda
10:13 | 09/01/2026
0

Irani u përfshi të enjten në mbrëmje nga një ndërprerje pothuajse e plotë e internetit, ndërsa protestat...

Ndërpritet energjia elektrike në tunelin e Murrizit, rrezikohet siguria e qarkullimit

Ndërpritet energjia elektrike në tunelin e Murrizit, rrezikohet siguria e qarkullimit

10:02 | 09/01/2026
Lëvizja Bashkë proteston para bashkisë së Durrësit, kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Lëvizja Bashkë proteston para bashkisë së Durrësit, kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

09:58 | 09/01/2026
Rëndohet situata në aksin Përmet–Çarçovë, bllokohet rruga drejt juglindjes

Rëndohet situata në aksin Përmet–Çarçovë, bllokohet rruga drejt juglindjes

09:55 | 09/01/2026
Shqipëria ‘mbërthehet’ nga moti i keq/ Ministrja e Arsimit: Ja sa shkolla nuk bëjnë sot mësim

Shqipëria ‘mbërthehet’ nga moti i keq/ Ministrja e Arsimit: Ja sa shkolla nuk bëjnë sot mësim

09:21 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com