Ish-kryeministri Berisha ka folur edhe njëherë në lidhje me ngjarjet në Bularat të Gjirokastrës. I ftuar në ABC news, Berisha tha se personat që bënë thirrje antikushtetuese, nuk duhet të ishin lejuar të largoheshin nga Shqipëria.
Ngjarjet e ndodhura në Bularat të Gjirokastrës, ditën e varrimit të ish ushtarakut grek Konstandinos Kacifas, për ish-kryeministrin e vendit Sali Berisha, ishin manifestim i asaj që quajti skenar Vorio Epiriot të tokën e askujt.
Ai tha: Ai ishte skenari më flagrant dhe publik i Vorio- Epirit, i shpalosur në territorin shqiptar. Nuk besoj se duhej ndërhyrë me forcë në varrim, por absolutisht njeri prej tyre që mori pjesë në skenar, i gjallë në tokën greke nuk shkelte pa iu nënshtruar ligjeve shqiptare.”
Kujtojmë se policia e Gjirokastrës i liroi të 12-të ekstremistët e arrestuar, ndërsa për 11 prej tyre është bërë kallëzim penal në Prokurori dhe do të hetohen në gjendje të lirë.