Sindrit Guri një sezon më parë ishte emri më i përfolur në kampionatin shqiptar, pasi zhvilloi një vit fantastik me skuadrën e Kukësit. Gola, lojë e bukur dhe sakrifica për skuadrën bënë që ai të grumbullohej në kombëtare nga trajneri Panucci.
Ndërsa në fundin e sezonit, Guri u transferua në Belgjikë, tek Oostende ku po shkëlqen me paraqitjet në fushë. Ai ka fituar zemrat e tifozëve të cilët kanë filluar ta mbështesin masivisht.
Në ndeshjen e mbrëmshme ekipi i tij fitoi ndaj Zulte Ëaregem. Guri u zëvendësua në minutën e 60-të. Përveç fitores , Guri padyshim është gëzuar dhe nga thirrjet e shumta të tifozëve vendas në drejtim të tij: “Guri, Guri”.
Episodi më i bukur ishte në fundin e ndeshjes kur dy tifozë, një burrë dhe një fëmijë, kërkonin që sulmuesi të vinte aty, teksa mbanin edhe flamurin e Shqipërisë…