Belgjika nuk ndalet dhe vazhdon të shënojë në portën e Panamasë. Është sërish Lukaku i cili shënon golin e tretë të ndeshjes dhe të dytin personal. Belgët janë duke treguar një formë mjaft të lartë dhe jo më kot janë përfshirë në listën e pretendentëve. Një kundërsulm mjaft i shpejt i nisur nga këmbët e De Bruyne dhe më pas është Hazard që avancon dhe nxjerr të vetëm përballë portierit Lukakun i cili e mposht me shumë klas.