Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Beleri kërkesë për leje të posaçme, refuzohet për të disatën herë nga Drejtoria e Burgjeve

3 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Politikë

Edhe një herë tjetër Drejtoria e Burgjeve ka refuzuar që t’i japë leje të posaçme kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Bëhet me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk i ka dhënë leje Belerit duke argumentuar se lejet e posaçme jepen për semundje për ceremoni mortore ose provime për të ndjekur studimet.

Beleri ka bërë kërkese që të marrë leje, në mënyrë që edhe të betohet si kryetar i bashkisë së Himarës, kërkesë e cila është refuzuar.

Kujtojmë që kjo është e disata herë që Beleri tenton dhe bënë kërkesë për të marrë leje dhe për të lënë qelinë në mënyrë që të betohet si kryebashkiak i Himarës.

Edhe pak ditë më parë Beleri me anë të një postimi në rrjetet sociale bëri me dije se ka bërë 3 herë kërkesë për leje të posaçme dhe se dy herë i është refuzuar nga SPAK, ndërsa një herë nuk ka marrë përgjigje.

Kujtojmë që afati i fundit që Beleri të betohet është 15 shtatori, më pas kryeministri do të detyrohet, sipas ligjit, të shpallë zgjedhje të parakohshme në Himarë.

Postimi i Belerit pak ditë në parë:

BELERI: Ju z. Rama më pengoni të betohem dhe jo drejtësia

Kryeministri Edi Rama në postimet e tij pretendon në çdo rast se është “drejtësia e pavarur” ajo që më pengon të dal nga burgu me leje dhe të betohem si kryetar i Bashkisë Himarë.

Në fakt, nuk ka asnjë urdhër gjykate që më ndalon të betohem.

Përkundrazi, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vendimin 226, datë 26 qershor 2023, lidhur me shqyrtimin e kërkesës sime për akordimin e lejes për t’u betuar si kryetar bashkie, ka arsyetuar se:

“Sa më sipër, gjykata rezulton se në rrethanat konkrete nuk është ajo autoriteti kompetent qe disponon për dhënien e lejes se kërkuar nga personi nën hetim”.

Kush është autoriteti kompetent për akordimin e lejes? Drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) ku ndodhem dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Bëhet fjalë thjesht për institucione administrative dhe jo “autoritete të pavarura gjyqësore”. Unë kam paraqitur tre kërkesa në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Sipas ligjit, ata duhet të përgjigjen brenda 24 orëve. Dy herë e refuzuan (me vonesë) kërkesën time, ndërsa lidhur me kërkesën e tretë të depozituar në 24 gusht kanë harruar të përgjigjen…

Kushtetuta parashikon që shtetasit shqiptarë gëzojnë të drejtën të zgjedhin dhe të zgjidhen, me përjashtim të të dënuarve për krime të rënda.

Në këtë kuadër, në zgjedhjet bashkiake të 14 majit 2023, u akordua leje e posaçme për të votuar 26 të burgosur të ndodhur në burgun e Kukësit. Të shoqëruar nga punonjës policie, ata kanë shkuar nga burgu në qendrën e votimit nr. 0647/01 që ishte ngritur në Poliklinikën Kukës dhe kanë ushtruar të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur.

Gjithashtu, dy herë në të kaluarën është dhënë leje e posaçme deputetëve të zgjedhur që ndodheshin në paraburgim për të bërë betimin. Këto janë rastet e deputetëve Azgan Haklaj në vitin 2001 dhe Mark Frroku në vitin 2015. Në këtë mënyrë, u sigurua e drejta e tyre kushtetuese për t’u zgjedhur.

Prej 119 ditësh qëndroj i paraburgosur në burgjet shqiptare për një krim të dyshuar prej 340 euro. Sipas ligjeve shqiptare, unë prezumohem i pafajshëm deri në përfundimin e gjykimit dhe ruaj plotësisht të drejtën time për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Ky është edhe prezumimi i pafajësisë që përmendi Partia Popullore Evropiane në rezolutën e saj dhe që shqetësoi kaq shumë kryeministrin Rama.

Nga kryeministri pres tre gjëra:

Të mos vazhdojë të deklarojë se ekziston vendim gjyqësor, i cili ndalon betimin tim.
NUK EKZISTON!!

Të urdhërojë vartësit e tij, dmth Drejtorin e IEVP ku ndodhem, ose Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, që nën shoqërimin e forcave policore të shkoj në Himarë për t’u betuar, konkretisht siç ndodhi me të burgosurit e Burgut Kukës.
Deri në përfundimin e gjykimit tim të pushojë së bëri fjalime dhe deklarata publike ndaj meje, duke u përpjekur në këtë mënyrë të ndikojë autoritetet gjyqësore.
IEVP Durrës, 6 shtator 2023

TË LIDHURA

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

22:20 | 06/06/2026
Aktualitet

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026
Aktualitet

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026
Next Post

Plane për fundjavë! Mësoni si do të jetë moti

PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar, Kthupi: Basha kreu i Grupit, kemi ndjekur modelin e CDU. Bardhi zgjodhi jetën e vet politike

Balla takohet me zyrtarin britanik: Është ulur numri i shqiptarëve që shkojnë ilegalisht në Britani të Madhe







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com