Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Bëjnë punën më të rrezikshme në botë/ Sherpat, guidat e alpinistëve në Himalaja

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Bëjnë punën më të rrezikshme në botë/ Sherpat, guidat e alpinistëve në Himalaja

Bëjnë punën më të rrezikshme në botë, kush janë Sherpat, guidat e alpinistëve në Himalaja

Kur ekipi i parë i alpinistëve arriti të ngjitej në majën e Malit Everest, gjithë bota njohu emrin e Sër Edmund Hilarit. Por pak njerëz mbajnë mend shokun e tij, një Sherpa me emrin Tenzing Norgaj. Por kush janë këta shoqërues që bëjnë punën më të rrezikshme sot në botë.

Një fis me superfuqi, që do dëshironin t’i kishin të gjithë

“Sherpa” nuk do të thotë “guidë malore” sikurse tha dikur Hilari. Në realitet, ky term do të thotë “lindorë”. Kjo për shkak se shumica jetojnë në Nepalin Lindor, ku ndodhet edhe maja më e lartë në botë. Sherpat janë gjithashtu një grup etnik i lashtë, paraardhësit e të cilit kanë jetuar prej mijëra vjetësh në këtë rajon. Në vitin 2011,në Nepal numëroheshin gati 313.000 Sherpa.

Mbledhin plehrat dhe trupat e pajetë nga Everesti

Mali Everest është i mbushur me plehra, pajisje të prishura dhe jashtëqitje njerëzore. Gjatë viteve, 300 njerëz kanë vdekur në shpatet e tij. Në vitin 2019, qeveria nepaleze punësoi 20 sherpa për të mbledhur plehra. Ata ndeshën edhe në 4 trupa të pajetë. Por askush nuk e di se kush janë apo se kur kanë vdekur.

Një sherpa është ngjitur plot 24 herë në Everest, një rekord botëror

Në vitin 2019, një guidë i quajtur Kami Rita u ngjit në Everest për herë të 24-ët.  Edhe babai dhe vëllai i madh i Kamit ishin që të dy guidë dhe i mësuan atij këtë profesion. Karriera e tij filloi në vitin 1993, dhe në kohën kur vendosi rekordin ishte 49 vjeç. Por thotë se nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Rekorde mbajnë dhe gratë sherpa

Sherpa Lakpa mban rekordin për ngjitjet më të suksesshme për një alpiniste femër. Ajo ka arritur 9 herë në majë të Everestit, që të gjitha gjatë kohës që rriste 3 fëmijët, dhe kur kishte në shtëpi një bashkëshort abuziv. Ajo nisi të merrej me alpinizëm që në moshë të vogël.

Sherpat kanë një epërsi gjenetike

Kur eksploruesit përdorën për herë të parë sherpat, ata vunë re një dallim tek ata. Ajri i rrallë i lartësive të mëdha i lodhte ose i sëmurte vizitorët. Disa prej tyre vdiqën. Ndërkohë guidat e tyre nuk kishin asnjë problem. Në vitin 2017, studiuesit zbuluan gjithashtu se përzgjedhja natyrore i kishte bërë sherpat t’i përshtateshin ambienteve me shumë pak oksigjen. Për mijëra vjet, ky komunitet malor jetoi me pak oksigjen.

Ata duan që fëmijët e tyre të merren me punë të tjera

Shumica e guidave që punojnë në Everest, e mësuan këtë zanat nga familja. Ata shpesh nuk kanë arsimimin e duhur për të bërë ndonjë gjë tjetër. Edhe pse disa prej tyre preferojnë punë më të sigurta, të qenit udhërrëfyes është një nga pozicionet më të paguara në Nepal.

Kjo i nxjerr ata nga varfëria dhe u siguron mjetet për të edukuar fëmijët e tyre, në mënyrë që brezi tjetër të mund të thyejë ciklin. Një arsye tjetër pse sherpat dëshirojnë që fëmijët e tyre të zgjedhin një karrierë tjetër, është mënyra se si i trajtojnë të huajt.

Shumë nga vizitorët janë alpinistë të tmerrshëm, dhe udhëzuesit duhet jenë shumë vigjilentë për ta mbajtur të sigurt ekspeditën. Ndërkohë, disa klientë kanë sukses dhe e tregojnë historinë e tyre, por nuk e pranojnë punën e vështirë dhe rreziqet që përballuan sherpat.

Puna e tyre është më vdekjeprurëse se sa lufta

Sherpat mbajnë ngarkesa të rënda dhe hapin rrugën për klientët e tyre. Askush nuk qëllon mbi t`a me armë. Por natyra në një mal është një ‘krijesë’ e rrezikshme. Çdokush mund të zhduket në stuhi, ortekë apo gjatë rrëzimeve aksidentale. Deri në vitin 2018, kanë vdekur 94 sherpa. 13 prej tyre vdiqën vetëm pas një orteku në vitin 2014 buzë malit Everest.

Burimi i lajmit: https://listverse.com/2020/03/30/top-10-fascinating-facts-about-sherpas/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: alpinizemguidehimalajasherpat

TË LIDHURA

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

22:46 | 06/03/2026
SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan
Bota

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve
Aktualitet

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Next Post
SHBA: Hetime mbi përgatitjet e policisë për protestën e dhunshme në Kapitol

SHBA: Hetime mbi përgatitjet e policisë për protestën e dhunshme në Kapitol

”Shtoi vilat gjatë pandemisë”/ Kunati i Bashës padit për shpifje Veliajn

''Shtoi vilat gjatë pandemisë''/ Kunati i Bashës padit për shpifje Veliajn

Berisha: Rama e ka kthyer policinë në bandë, në 21 janar qëlloi garda

Ura e Zogut drejt rrënimit, Berisha: Rama urren çdo gjë të Veriut (Foto)







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com